Mbreti Egjyptian, Shishak
Çfarë të dhënash janë gjetur prej mbretit Egjyptian, Shishak?
Emri i parë i një mbreti Egjyptian i përmendur në Bibël.
Emri i Davidit, mbreti i dytë i Izraelit, 1010-970 P.K, shfaqet në dy tekste e dyta të shekullit të nëntë para Krishtit, Shishaku ishte mbreti i parë Egjyptian i përmendur me emër në Bibël, dhe është i pari mbret i huaj në Bibël për të cilin kemi të dhëna ekstra nga Bibla.
Fillimisht në shekullin e dhjetë para Krishtit, ishte e zakonshme për mbretërit e Egjyptit të arbitronin si Faraon. Mbas shekullit të dhjetë, sidoqoftë një emër i përveçëm ishte përfshirë me titull ( Bibla dhe e Vërteta, Dimër, 1993, faqe 98). Kjo praktikë ishte gjithashtu e ndjekur dhe në Bibël. Faraoni i parë i dalluar me emrin e vet ishte Shishaku, i cili mbretëroi gjatë kohës së mbretit Solomon dhe të djalit të tij Roboam. E gjejmë Shishakun te libri i 1 Mbretërve 11:40. Për shkak të idhujtarisë së Solomonit, Perëndia dekretoi përmes profetit Ahija që do ti merte dhjetë fiset nga Solomoni për tia dhënë Jeroboamit, zyrtarit të oborit mbretëror të Solomonit (1 Mbret 11:26-39). Si përfundim, Solomoni kërkonte të vriste Jeroboamin. Jeroboami u largua për në Egjypt ku Shishaku i dha strehim (1 Mbret 11:40 ).
Mbas vdekjes së Solomonit, Jeroboami u kthye dhe u bë drejtuesi i Mbretërisë Veriore të ndarë, kështu Reboami mbretëroi në Mbretërinë Jugore në Judë (1Mbret 12:1-7). Mbas një kohe të shkurtër Shishaku erdhi me ushtrin e tij dhe pushton Judën dhe Izraelin.
…Në vitin e pestë të mbretit Roboam, mbreti i Egjiptit Shishak doli kundër Jeruzalemit, dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë, duke përfshirë shqytat e arta që Solomoni kishte bërë. 1 Mbret 14:25-26
Në librin e Kronikave përmblidhet:
… me 1.200 qerre dhe 60.000 kalorës ; dhe bashkë me të (Shishakun) erdhi nga Egjipti një popull i pallogaritshëm, Libianë, Sukej dhe Etiopias. Ai pushtoi qytetet e fortifikuar që ishin pronë e Judës dhe arriti deri në Jeruzalem. 2 Konikave 12.3-4
Jeruzalemi u kursye prej shkatërimit për shkak se drejtuesit e Judës e përulën veten përpara Zotit ( 2 Kronikave 12:5-8 ). Në regjistrimet Egjiptiane, emri i Shishakut është i gërmëzuar Sheshonk. Biblikisht Shishak/Sheshonk është i njohur si Sheshonk-I. Shishaku rrjedh nga rradha e fisit të Libisë Meshuesh i cili u ul në Egjipt në fund të Mbretërisë së Re. Ai u ngrit si kryekomandant në ushtrinë Egjiptiane nën Dinastin e 21-ë të Faraonin e fundit,Psusenes II. Shishaku përfitoj një lidhje për te froni duke martuar birin e tij me bijën e Psusenes. Kështu Psusenes vdiq pa asnjë bir (trashëgimtar) për të mar vendin e tij, Shishaku zuri fronin dhe sundoi. 945-924 P.K. kështu fillonin 230 vjetët prej sundimit të Libisë (Dinastia e 22-të).
Kjo ishte një rigjallërim i vogël i lavdisë së Egjiptit nën Shishakun. Ai inaguroi programe të mëdha ndërtuese në Delta, Memfis, Herakleopolis, dhe Tibe. Në mënyrë të dukshme Shishaku i kishte drejtuar sytë disa herë tek komshiu i tij verior. Duke shfyëzuar Jeroboamin ai kontribonte për ndarjen e Izraelit. Kur çarja ndodhi, për të kjo ishte një kohë e volitshme për të ndërmarrë një goditje të madhe ndaj dy mbretërive të shpërndara, kështu ai ndërmori një fushatë. Arsyeja duhet të ketë qënë të thyente monopolin tregëtar të Izraelit në Jugë,për të përfituar shumë plaçkë të grabitur. Fushata e Shishakut është dokumentuar në Egjipt gjithashtu dhe në Bibël. Mbi kthimin e tij, ai krijoi një festë të madhe përball Tempullit të madh, Amun në Tebë, në jugë të Egjiptit. Projekti ishte pa dyshim i mbështetur prej plaçkitjes së bërë nga Juda dhe Izraeli. Në një prej mureve të pallatit mbretëror, Shishaku autorizoi përmbledhjen e gjëndjes përfundimtare të fushatës në Palestinë. Fatkeqsisht, për atë ishte dhe një dëmtim i rëndë. Shumë rrënoja , sidoqoftë, për të treguar që ai nuk sulmoi vetëm Judën , si Bibla e regjistron, por gjithashtu dhe në mbretërinë jugore të Izraelit.Skena e përshkruan Shishakun nga ana e djathtë rreth një bashkimi të një grupi të të huajve, shumë e ngjajshme Izraelitët i japin kontekstin e gjëndjes. Figura e Shishakut është e plotë por dhe e shkatëruar. Nga ana e majtë është shefi Egjiptian, dhe perëndia Amun duke drejtuar robërit të lidhur me litarë.
Lista kryesisht përmban vende të emëruara në Izrael, seksioni i Judenjve pothuajse është i fshirë plotësisht. Jeruzalemi nuk shfaqet në listë. Një prej qyteteve të Izraelit është Megiddo. Në anën e Mogiddos një pjesë përkujtimore e Shishakut ishte e gjetur prej gërmimeve të Institutit të Lindjes në 1926. Emri i tij mund të lexohet qartë pa asnjë dyshim pllaka e mbishkrimit daton rreth fushatës në 925 P.K.
Një shënim i historisë për fushatën e Shishakut. Kur biri i Shishakut Osorkon-I mori fronin, ai i dha një sasi shumë të madhe ar dhe argjend (383 ton) për tempullin e Egjiptit. Për më tepër, ai varrosi birin e tij Sheshroq-II në një qivur e bërë me argjend të pastër. Nga doli gjithë kjo sesi kaq e madhe prej argjendi? E vetmja mundësi e shpjegimit është që e gjitha kjo sasi u mor nga pasuria e Tempullit dhe të pallatit mbretëror në Jeruzalem ( 1Mbret 14:26), dhe nga qytetet e tjera të Judës dhe Izraelit, në fushatën e bërë nga Shishaku në 925 P.K.



