Mbjellja
“A nuk lëron vallë tërë ditën bujku për të mbjellë? “ (Isaia 28:24)
Një ditë pranverore, po ecja pranë një limoni të bukur. Bari ishte i butë, i dendur, ashtu si një qylym jeshil i vendeve te lindjes. Në anë të arës qëndronte një pemë e vjetër e mrekullueshme, që ishte bërë strehim për zogjte e panumurt.
Flladi i ëmbël ishte i mbushur me këngët e tyre të gëzuara. Dy lopë u afruan në hije.
U ula në një gardh aty pranë, duke kullotur sytë e mi të uritur, dhe mendoja se Perëndia nuk kishte bërë vend më të bukur se ai.
Në ditën tjetër, përsëri nga i njëjti vend, por…!
Dora e “hajdutit” kishte vepruar. Dikush i cili lëronte qëndronte pa lëvizur me parmendën e tij në brazdë. Brenda një dite kishte shkretuar gjithçka.
Në vend të barit jeshil, shikoje plisat e përmbysur, në ngjyrë kafe të errët. Në vend të zogjve që cicëronin, shihje vetëm disa pula të cilat rrëmonin dheun për të gjetur ndonjë krimb. As lulet me bukurinë e tyre nuk ndodheshin më.
Në dëshpërimin tim thashë: “Si mundet dikush të shkatërronte një vend kaq të bukur? “
Atëherë një dorë e e padukshme hapi sytë e mi dhe pashë një vegim. Pashë arën të mbjellë me grurë gati për korrje. Pashë kallinjtë e lartë që shkëlqenin nën rrezet e diellit. Madje mundesha që të dëgjoja dhe melodinë e erës që kalonte mes ngjyrave të arta të kallinjve.
Dhe pa e kuptuar, ngjyra e zezë mori një magji si kurrë më parë.
As sikur të mundeshim të kishim vegimin e një vjeljeje të bollshme, kur të vijë bujku i madh, Zoti, ashtu siç e bën shpesh Ai vetë kur hap brazdat brenda shpirtrave tanë duke çrrënjosur dhe duke kthyer përmbys çdo gjë që ne na duket e bukur, duke lënë për pamje vetëm diçka të zhveshur dhe të pajetë.
Përse të habitem për plugun e Zotit tim, i cili do të bëjë thellë në shpirtin tim brazdat e tij? E di se Ai nuk bën asgjë pa një qëllim, por çdo gjë që bën, e bën për të plotësohen synimet e Tij.



