Lutja e vërtetë
- Ati im i dashur që je në qiell.
* Po.
- Të lutem mos më ndërprit. Po mundohem që të lutem.
* Por ti sapo më thirre Mua.
- Të thirra Ty? Unë nuk të thirra Ty. Unë po lutem… Ati im i dashur që je në qiell…
* Ja, ku po e bën përsëri.
- Çfarë po bëj?
* Po më thërret Mua. Ti the, ” Ati im i dashur që je në qiell.” Ja ku më ke. Tani, çfarë ke ndërmend të bësh.?
- Unë nuk kisha ndonjë gjë ndërmend. Unë thjesht, e ke parasysh, po lutem si në çdo mbrëmje. Unë gjithmonë i them lutjet. Më bën që të ndihem mirë, më duket sikur e kryej detyrën time.
* Oh. E po mirë atëherë. Vazhdo.
- Jam mirënjohës për ato shumë bekime…
* Prit, prit. Sa mirënjohës?
- Çfarë?
* Sa mirënjohës je ti për “Ato shumë bekime”?
- Jam… tani…. ku di gjë unë. Si mund ta di unë? Është thjesht pjesë e lutjes. Të gjithë thonë se unë duhet të të shpreh falenderime.
* E po mirë. S’ka përse. Vazhdo shprehu.
- Të vazhdoj të shprehem?
* Me lutjen.
- Ah, po. Prit pak…ah, beko të varfrin dhe të sëmurin dhe nevojtarin dhe të vuajturin…
* A e thua me gjithë zemër?
- Po, sigurisht.
* Dhe çfarë po bën ti për ta?
- Çfarë po bëj? Kush, unë? Asgjë. Kështu më duket. Thjesht mendoj se do të ishte mirë që Ti të kujdeseshe për gjërat këtu poshtë ashtu siç bën atje lart, kështu që njerëzit të mos vuajnë kaq shumë.
* A po kujdesem për ty?
- Po, mirëpo unë shkoj në kishë, paguaj të dhjetat, unë nuk…
* Nuk të pyeta për këtë, por përsa i përket natyrës tënde. Dhe është duke u bërë problem për ty, dhe shokët e tu dhe familja jote vuajnë nga kjo. Dhe është gjithashtu mënyra se si i harxhon paratë… të gjitha për vete. Dhe mos harro ato lloj librash që ti lexon.
- Mjaft më vure në faj. Unë jam aq i mirë sa edhe ata që i shikoj në kishë çdo javë.
* Më fal pak. Unë mendova se ti po më luteshe Mua që të bekoj ata që kanë nevojë. Që të ndodhë ajo, më duhet ndihmë nga ata që luten për ta…si ti.
- Mirë atëherë. Më duket se kam disa probleme të miat, tani që Ti e përmende. Unë mund të të përmend disa të tjera.
* Edhe unë gjithashtu.
- Shiko, At. Mua më duhet të mbaroj këtu. Kjo po zgjatet më shumë se zakonisht. Beko misionarët që të drejtohen për tek zemrat e njerëzve të ndershëm .
* Ti mendon për tek njerëz si Dritani?
- Dritani?
* Po, ai çuni që jeton tek pallati përballë tëndit.
- Ai Dritan…por ai pi duhan dhe alkohol dhe asnjëherë nuk shkon në kishë.
* Por a e ke parë zemrën e tij?
- Sigurisht që jo. Si mund…
* Unë po, e kam parë. Dhe është një nga ato zemrat e ndershme për të cilat ti po luteshe.
- Mirë atëherë merri misionarët aty. A mendon se dua të kem një jo të krishterë si komshi?
* A nuk ishe ti ai që do të bëhej misionar? Më duket se ta bëra shumë të qartë.
- Pa prit pak. Çfarë do të thotë kjo? Ti po më kritikon mua sot? Ja ku jam duke bërë detyrën time, duke mbajtur urdhërimet e tua për t’u lutur. Dhe papritur Ti vjen e më ndërpret dhe fillon e më kujton të gjitha problemet që kam.
* Mirë, mirë por ti më thirre. Dhe ja ku erdha. Vazhdo e lutu. Jam i interesuar se si do të vazhdosh. Ti nuk e ke ndryshuar radhën, apo jo? …Vazhdo, vazhdo…
- Nuk dua.
* Pse jo?
- E di se çfarë do të thuash.
* Më provo e shiko.
- Të lutem më fal të gjitha mëkatet…dhe më ndihmo të fal të tjerët.
* Po Iliri?
- E shikon, e dija. E dija që do të ma kujtoje. Dëgjo o Zot, ai tha gënjeshtra për mua dhe prandaj më pushuan nga puna. Të gjithe ata me të cilët punoja mendojnë se jam hajdut i klasit të I-rë, dhe në fakt unë nuk kisha bërë asgjë. Unë do të shkoj të laj hesapet me të!
* Po lutjet? Po lutjet e tua?
- Nuk e pata seriozisht kur u luta.
* E po, të paktën je i ndershëm. Me sa shoh të pëlqen ta mbash atë ngarkesë zemërimi me vete, apo jo?
- Jo nuk më pëlqen. Por do të ndihem më mirë pasi t’i kem larë hesapet me të.
* A do të të tregoj një sekret?
- Çfarë sekreti?
* Ti nuk do të ndihesh më mirë. Ti do të ndihesh shumë keq. Më dëgjo më më mirë mua. Ti fal Ilirin dhe unë të fal ty.
- Por Zot nuk e fal dot.
* Mirë atëherë as unë nuk mund të të fal ty.
- Sido që të vejë puna ti nuk më fal.
* Sido që të vejë puna. Por ti akoma nuk ke mbaruar me lutjen. Pra…vazhdo, vazhdo.
- Oh, mirë atëherë…të lutem më ndihmo të kontrolloj ndjenjat e mia dhe të mos bie në tundim.
* Shumë mirë. Shumë mirë. Do të bëj tamam ashtu siç më the. Por ti mjaft e çon veten nëpër ato vende ku mund të tundohesh.
- Çfarë do të thuash me këtë?
* Mjaft harxhove kohën kot duke lexuar revista dhe parë televizor. Disa nga ato gjëra do të të dëmtojnë herët a vonë.
Do ta gjesh veten të angazhuar me disa gjëra të tmerrshme para se të….dhe pastaj mos u mundo të më përdorësh mua si rrugdalje.
- Si rrugdalje? Nuk po të kuptoj.
* Sigurisht që më kupton. E ke bërë kushedi sa her.E fut veten në situata të vështira, dhe pastaj vrapon për tek Unë duke thënë: “Zot më ndihmo të dal nga ky hall dhe të premtoj se nuk do ta bëj përsëri” Është e çuditshme se si rritet kualiteti dhe numri i lutjeve të tua kur je në hall. A të kujtohet ndonjë nga ato pazarllzëqet që ke dashur të bësh me mua?
- Më duket se nuk…Ah…po…si ai rasti kur mësuesi im para se të takohej me mamanë time më pa duke dalë nga kinemaja ku isha duke parë atë filmin me…po Zot…
* A të kujtohet se si u lute. Mua më kujtohet. “Oh Perëndi. Mos e lër atë që t’i thotë mamit se ku kam qenë. Të premtoj se nuk do të shikoj veçse filma që mund të shikohen nga e gjithë familja, që sot e tutje”. Ai nuk i tha mamasë tënde, por ti nuk e mbajte premtimin, apo jo?
- Jo Zot nuk e mbajta. Më vjen keq.
* Edhe mua. Vazhdo e mbylle lutjen.
- Prit pak, dua të të bëj një pyetje. A i dëgjon gjithmonë lutjet e mia.
* ÇDO FJALË. ÇDO HERË.
- Po atëherë pse nuk më ke folur kështu përpara?
* Sa raste më ke dhënë ti Mua? Nuk ka kohë të mjaftueshme për Mua as që të marr frymë midis “Amen-ve” të tu dhe kur ti e mbulon fytyrën me jastëk dhe të zë gjumi. Si mund të të jap unë një përgjigje?
- Ti kishe mundësi po të doje?
* Jo. Unë do të kisha mundësi po të doje ti. Bir, UNË GJITHMONË DUA.
-At, më vjen keq. A do të më falësh?
* Po, do të të fal. Faleminderit që më le të të ndërpres. Më merr malli që të flas nganjëherë me ty. Natën e mirë.
TË DUA.
- Natën e mirë, edhe unë të dua



