Liria në Krisht



nga: elton.leka, botuar me: 22.01.2007

Liria në Krisht

Autori: Neil Carter

Cfarë është liria? Liria, ne themi, është Krishti. Ose, Krishti është Liria jonë. Krishti vetë është gjithçka që ne kemi nevojë. Por çfarë nënkuptojmë kur themi se Krishti është Liria jonë? Ne kemi tendencën për të shprehur kudo shprehje të tilla, por unë mendoj se është e rëndësishme që të ndaleshim për një moment dhe ta merrnim në konsideratë gjithçka që kjo nënkupton. Kjo nënkupton se në Të ne kemi liri të vërtetë nga mëkati, vdekja, mishi dhe çdo gjë tjetër dhe se jashtë Tij nuk ka liri. Jashtë Personit të Tij ka vetëm nje liri fallco, e cila në fakt nuk është veçse një formë tjetër e maskuar e skllavërisë. Kjo liri fallco ekziston vetëm për hir të vetvetes dhe është e ndarë prej Tij. Një liri e tillë është thjesht një imitim.

Ka nga ata që tërhiqen në mënyrë natyrale në drejtimin e lirisë nga ndalesat. Ata janë shpirtra të lirë, siç themi ne, që nuk e pëlqejnë që të lidhen nga ato që presin njerëzit prej tyre dhe nga rregullat.Ata demostrojnë një mospëlqim natyral për ambjentin familjar duke preferuar të ndjekin frymëzimet e tyre të brendshme ashtu siç shfaqen ato. Natyrisht, jo çdokush sillet në këtë mënyrë; në të kundërtën disa të tjerë ndjehen rehat në sigurinë dhe veshjen e traditave. Por këta nuk janë tipa që shfaqen shpesh në derën tonë. Unë e imagjinoj që kjo lloj jete kishe tërheq shumë pak nga ky tip njerëzish. Meqënëse ra fjala, unë e klasifikoj vehten time në grupin e njerëzve të lirë gjithashtu.

Ata që kanë guximin për ta parë drejt e në sy lirinë radikale që ne kemi në Krisht, parapëlqejnë shumë deklaratën e Palit tek Galatasit 5:1:

“Qëndroni të patundur në lirinë në të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.”

Kjo deklaratë e qartë pason tre kapituj argumentesh të cilat provojnë një fakt të qartë: Krishti na ka çliruar ne nga ligji! Në të vërtetë ka disa deklarata të tilla në Shkrim që janë po kaq të bukura sa kjo e mësipërmja. Duke na marrë ne me vehte në vdekjen e Tij në kryq, Krishti është bërë “përfundimi i Ligjit për të gjithë ne që besojmë” (Romakëve 10:4). Ne e kemi lënë prapa “ besimin në mishin” i cili i bën të ndjehen rehat të gjithë ata të cilët gjejnë një lloj përfitimi në ambjentet e kishave tradicionale të krishtera. Ne e kemi braktisur përgjithmonë atë lloj ndjekjeje “ të të bërit mirë” për t’i pëlqyer Zotit dhe për t’i shërbyer Atij me drejtësinë tonë. Ne e kemi lënë mënjanë Ligjin dhe kemi vënë në vend të tij udhëheqjen nga Fryma, duke njohur se “ shkronja vret, por Fryma jep jetë” dhe “aty ku është Fryma e Zotit aty është Liria” (2 Korintasve 3:16,17).

Por pas gjithë kësaj, ne akoma nuk e kemi përfunduar zbulimin e të gjithë asaj se çka do të thotë të jesh i lirë në Krishtin.
N.q.s ne do të ishim ndalur vetëm në liria nga Ligji, ne akoma do të ishim në robëri. Ne duhet të lirohemi nga diçka që është përtej Ligjit; ne kemi nevojë të lirohemi nga VEHTET TONA. Lexoni tek Galatasit 5 dhe do ta shihni këtë.

“ Sepse ju o vëllezër u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por me dashuri ti shërbeni njëri-tjetrit” (5:13)

Këtu ne zbulojmë përsëri që Krishti është liria jonë, por tani nuk është vetëm Krishti si Kokë por dhe Krishti si Trup që na siguron këtë liri madhështore nga të gjitha gjërat. Në Kishën e Tij, Krishti vjen tek ne përsëri si Kampion i lirisë. Vetëm se tani Ai nuk po na liron ne vetëm nga Ligji, por Ai po na shpëton dhe nga vehtet tona.

Dhe vëllezër dhe motra, ne kemi nevojë për këtë liri. Ekziston një lloj vetëkënaqësie që vjen nga trumbetimi i lirisë nga Ligji. Dhe kush do të na fajësojë ne? Ky zbulim është një thesar aq i madh sa ne duam që t’ia dëshmojmë të gjithë botës që Krishti na ka çliruar nga Ligji! Por, ne nuk jemi plotësisht të lirë nqs kjo është gjithçka që Ai e ka bërë. Përfundimisht, Ligji nuk është armiku ynë. Ai është burgu i vehteve tona të rëna të cilat kanë nevojë gjithashtu për punën e Krishtit, dhe këtu fillon puna e Trupit të Krishtit. Vetëm mendoni për këtë, një njeri nuk do të jetë kurrë i lirë nga Ligji jashtë një komuniteti motrash dhe vëllezërish të lirë të cilët ia kujtojnë atij përditë se i është dhënë drejtësia e Jezus Krishtit. Jashtë kësaj familjeje, unë dyshoj nëse dikush do të bënte dicka të mirë duke qenë i lirë nga Ligji. Por unë jam akoma dhe më shumë i sigurt se ai nuk do të ngrihej kurrë mbi prirjet e tij natyrore dhe kufizimet e mishit të tij pa ndihmën e miqëve të tij shenjtorë.

Kështu Pali, emancipuesi i ne paganëve, na kërkon ne që të qëndrojmë të lirë nga të gjitha gjërat. Ai na kërkon ne që të mos lejojmë asgjë që ta shtypë lirinë tonë në Krishtin madje as prirjet tona natyrale. Kjo në të vërtetë bëhet një sfidë akoma më e madhe për të gjithë ne që e kemi shijuar Krishtin: të shohim se si frekuentimi dhe shijimi i prirjeve tona natyrore mund të na bëjnë robër të zakoneve dhe mënyrave tona të të menduarit. Për këtë, Zoti na vendos ne në mes të një komuniteti njerëzish të cilët po ashtu kanë nevojë për ndihmën tonë për t’i nxjerrë nga vehtet e tyre natyrore. Kur ne t’i zhytim vehtet tona në mbajtjen e ngarkesave të njëri – tjetrit, ne do të shikojmë që ngarkesa jonë do bëhet gjithnjë e më e lehtë. Në vehtet tona ne asnjëherë nuk do jemi të lirë. Vetëm në Krisht, i Cili është Koka dhe Trupi, ne do të gjejmë lirinë e vërtetë. Kur është Biri Ai që ju bën të lirë, atëherë ju jeni me të vërtetë të lirë!


per autorin: