Letër nga qielli
Beti u hodh nga vendi ku ishte ulur sapo pa kirurgun te dale nga salla e operacionit. “Si eshte djali im?
Do te behet mire? Kur mund ta shikoj”?
Kirurgu i tha: Me vjen keq por beme cmundem.
Atehere Beti therriti e mbushur me hidherim „perse femijet e vegjel pesojne kancer? Nuk interesohet Perendia? Ku ishe o Zot kur femija im te kishte nevoje?
Kirurgu i tha: Njera nga infermieret do te jet prane jush pas pak, qe tju lere te qendroni pak me djalin tuaj perpara se ta cojne ne universitet.
Beti iu lut infermieres te qendronte pak me te, perpara se te ndahej me te birin. Ndersa perkedhelte kacurrelat e tij te kuq, infermierja e pyeti : Mos donit valle te prisnit nje tufe nga floket e tij? Dhe Beti tundi koken ne menyre pohuese.
Atehere i tha infermjeres. « Ishte idea e Danieli te jape trupin e tij ne universitet per hetim. Mendoi se mund te ndihmonte dike tjeter ». Ne fillim ia mohova, por Danieli kembengulte: Mama, nuk do te jem i vlefshem per asgje kur te vdes, por mund te ndihmoj ndonje femije tjeter, ne menyre qe ai te jetoje nje dite me teper me nenen e tij.
Danieli kishte zemer floriri dhe gjithmone mendonte per te afermin e tij, gjithmone donte te ndihmonte te tjeret me aq sa mundej.
Beti iku nga spitali pas kaq kohe qe kishte kaluar aty brenda 6 muajt e fundit. Udhetimi per ne shtepine e saj ishte i veshtire dhe akoma me i veshtire ishte te hynte ne shtepine bosh.
Coi canten ne dhomen e Danielit dhe filloi ti conte makinat e tij dhe gjerat e tjera ne vendin e tyre, atje ku i vinte dhe ai. Pastaj u ul ne krevatin e tij, duke qare me denese siper jastekut te Danielit.
Rreth mesnates u zgjua dhe prane saj, siper krevatit, ishte nje leter e palosur. E hapi letren dhe filloi te lexoje:
E dashur mama, e di qe do te mungoj, por mos kujto se do te harroj ndonjehere, apo do te pushoj se dashuri per faktin se nuk do te jem prane teje qe te them „Te dua“. Do te mendoj gjithmone mama dhe do te te dua cdo dite e me shume. Dhe nje dite do te takohemi perseri. Nese deshiron te adoptosh nje djal te vogel, qe te mos ndihesh vetem, mund te mari dhomen time dhe te kete lodrat e mia per te luajtur. Nese deshiron vajze, ndoshta mund te mos doje gjerat e mia, atehere duhet ti blesh kukulla dhe lodra per vajza.
Mos u ndiej e trishtuar kur te me mendosh sepse ketu ku ndodhem eshte shume bukur. Jam takuar tashme me gjyshin dhe gjyshen dhe me treguan vendin e bukur, megjithese do me marre shume kohe qe ti shoh te gjitha. Engjejt jane kaq miqesore dhe me pelqen ti shikoj kur fluturojne.
Jezusi nuk ngjan fare me fotografite qe kane njerezit, por e dija qe ishte Ai sapo e pashe. Jezusi me mori te shikoj Perendine.
Dhe a e di mama? Qendrova ne gjunjet e Perendise dhe i fola sikur te isha dikush shume i rendesishem. I thashe Perendise se doja te shkruaja nje leter dhe te te pershendesja, por e dija se dicka e tille nuk lejohej. Por, Perendia me dha leter dhe penen e Tij personale qe te shkruaj kete leter.
Mendoj se engjelli qe do te jape kete leter quhet Gabriel. Perendia me tha qe do te jape pergjigjen per nje nga pyetjet qe i bere : « Ku ndodhej Ai kur une e kisha nevoje ? » Dhe Perendia tha :«Ne te njejtin vend ku gjendej, kur Jezusi ishte i varur ne kryq. »
Me duhet ta mbyll letren time dhe ti kthej penen Perendise penen e Tij, sepse ka akoma edhe disa emra qe te shtoje ne Librin e Jetes. Ah dhe di dicka mama, askush tjeter nuk mund te lexoje ato qe jane te shkruara ne leter. Per te gjithe te tjeret do te jete nje leter e thjeshte, e bardhe. Sonte do rrij do ha darke ne te njejten tryeze bashke me Jezusin. Jam i sigurt se ushqimi do te jete i mrekullueshem.
Dua akoma te te them se tani nuk kam me dhimbje. I gjithe kanceri qe kisha eshte zhdukur. Jam i gezuar sepse nuk mund te duroja me dhimbjen dhe Perendia nuk mund te me shikonte te vuaja, keshtu qe, dergoi Engjellin e Meshires qe te me marre me vete.
Me shume dashuri nga Perendia, Jezusi dhe nga une, biri yt.



