Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!

Categories: Psikologji

Ankthi, është një gjendje që krijohet nga tensioni i brendshëm. Ekziston edhe në gjendje të qetë dhe shoqëron shumë veprime të personit dhe përkon me fazën e përshpejtimit, në të cilën rritet gadishmëria e personit për veprim dhe kundërveprim.

Kur ky (ankthi) është në gjendje të qetë, ndihmon personin të kuptojë më lehtë vështirësitë ose rreziqet dhe të kundërveprojë më shpejt dhe më saktë. Që nga momenti kur tensioni i ankthit rritet në një pikë të tillë që mund të sjellë rezultate negative, që ngulmon edhe pse shkaku kryesor ka pushuar së ekzistuari ose që krijohet pa arsye të fortë, atëhere bëhet një problem serioz për njeriun.

Shfaqje të ankthit.

Ankthi shfaqet në mënyra dhe forma të ndryshme. I njëjti person mund ankohet për shqetësime, trazira të brendshme, paaftësi për tu qetësuar, turbullira, dhimbje koke, shtrëngim në qafë, shqetësime zemre, trazira në aparatin tretës më shpesh në formën e ngërçeve, vështirësi në mbajtjen e vëmendjes të përqendruar për një kohë të gjatë në një temë të caktuar dhe shumë shqetësime të pazakonta.

Përveç ankthit, ndjenjat e njeriut karakterizohen ndonjëherë nga faza inati dhe ndonjëherë nga mërzitja që shoqërohet me ndjenja faji dhe brejtje të ndërgjegjies. Kur ankthi është disi më i theksuar, largon paqen dhe gëzimin nga personi dhe për më tepër mbizotërohet nga një frikë e pa përcaktuar për shëndetin e tij, për ecurinë e gjendjes së tij ose për zhvillime të papëlqyera në jetën e tij dhe në jetën e njerëzve të tij.

Sa më i theksuar të jetë ankthi, aq më i paaftë bëhet njeriu të përballet me detyrimet e tij, t’i japë zgjidhje problemeve të tij apo të marrë një vendim kur ndodhet në dilemë. Fund, në disa raste, kur ankthi është tepër i fortë, mund të shfaqet në formën e krizave të tmerrit dhe panikut.

Si formohet ankthi.

Faktorët kryesorë që kanë përgjegjësinë për krijimin e ankthit janë:

Temperamenti. Është vërtetuar se nuk lindim të gjithë njësoj përsa i përket temperamentit. Disa janë janë pak a shumë të lindur me ankth.

Fëmijëria. Fëmijëria dhe përvojat fëminore, shpesh herë na ushqejnë me ankth. Nëse për shembull kishim prindër të cilët në jetën tonë fëminore kërkonin nga ne më tepër nga sa mundeshim të jepnim ose nëse jetuam pranë njerëzve të lindur me ankth të cilët na trasmentonin shpesh ankthin e tyre, është normale që të kemi edhe ne ankth.

Dështime. Nëse në të kaluarën kishim dështime të shumta dhe të papritura, nëse kishim fatin e keq të ndeshnim më tepër vështirësi dhe pengesa se sa të tjerët rreth nesh, atëhere mund të jetë rritur brenda nesh ankthi.

Vështirësi dhe rreziqe. Në jetën tonë të përditëshme ekzistojnë shumë rreziqe, ndonjëherë të vërtetë, ndonjëherë fantastikë. Gjithashtu ekzistojnë shumë detyrime dhe probleme që na ushtrojnë presion çdo ditë dhe që kërkojnë zgjidhjen e tyre.

Gjendje të tilla mund të jenë: kërcënim i shëndetit tonë, të vlerave tona, të gjërave që na takojnë, të gjendjes tonë familjare dhe profesionale, frikë për zhvillime të papëlqyeshme që mund të na shkaktojnë shqetësime të mëdha në jetën tonë ose të na shkaktojnë mungesën e njerëzve tanë të afërm dhe dashurinë e tyre. Çdo gjendje e vërtetë apo fantastike që na kërcënon të na shkaktojë mungesën ose të na ndalojë kënaqësinë e gjërave bazë të jetesës, mund të na ushqejnë me ankth.

Dyshim për aftësitë tona. Ankthi krijohet lehtë brenda nesh, kur ne dyshojmë për vlerat dhe aftësitë tona. Këtu duhet nënvizuar se akoma edhe në dukje të vogla ose detyrime të parëndësishme të cilat e kemi të pamundur t’i kryejmë, mund të krijojnë ankth brenda nesh kur këto detyrime kërcënojnë vetëvlerësimin.

Dilemat. Ankth mund të krijohet brenda nesh kur ndeshemi me dilema ose ështe e nevojshme te marrim ndonjë vendim të rëndësishëm. Përpara një gjendjeje të tillë mund të gjendemi përpara dy rrugëve: t’i japim zgjidhje apo ta anullojmë? Të themi Po apo Jo? Të bëjmë diçka të rrezikshme?

Përplasje të brendshme. Ankth krijohet shpesh brenda nesh nga pëplasjet e brendshme që ndodhin brenda nesh midis dëshirave apo shpresës nga njëra anë dhe nga ana tjetër kufizimet që vendos ndërgjegjia ose mjedisi.

Njenja faji. Gabime, dështime apo dhe mëkate të së kaluarës që nuk u kujdesëm të çlirohemi prej tyre me rëfim përpara Perëndisë, krijojnë brenda nesh shumë shqetësime, ankth dhe frikë.

Të qenit tepër i zënë. Në fund, sa më shumë marrim në supet tona pesha dhe probleme tonat dhe të të afërmëve tanë dhe kështu detyrohemi të vrapojmë nga mëngjesi deri në darkë ose të torturojmë vazhdimisht mendjen tonë, aq më tepër rritet ankthi brenda nesh.

Përballimi i ankthit.

Përballimi i ankthit varet nga intesiteti i tij. Gjendje të shpeshta ankthi apo kriza paniku, është e nevojshme të trajtohen me medikamente mjekësore, ndërsa gjendje më të qeta mund të kalojnë me trajtim të përshtatshëm pa qenë e nevojshme të merren medikamente kundër ankthit. Medikamentet kundër ankthit u cilësuan si një armë e mirë për përballimin e gjendjeve të forta të ankthit apo të panikut.

Sot është e mundur që intesiteti i ankthit të ulet në mënyrë të ndjeshme në një kohë të shkurtër dhe i sëmuri të qetësohet. Kjo sigurisht nuk do të thotë që njeriu u çlirua nga ankthi i tij. Për këtë duhet që në vazhdim të caktohet një përballim i plotë i ankthit, që duhet të përbëhet nga dy gjymtyrë: medikamentet kundër ankthit dhe mbështetja me psikoterapi. Medikamentet kundër ankthit përdoren për disa javë dhe shumë rrallë për pak muaj.

Në vazhim doza ulet gradualisht. Për disa nga këto ekziston rreziku i mësimit me këtë medikamet apo i vartësisë prej tij, ndaj nuk duhet të përdoret nga të sëmurët pa këshillë mjekësore. Mbështetja me psikoterapi ka si qëllim të ndihmojë të sëmurin, të rregullojë kushtet presionuese të jetës së tij, ose nëse kjo nuk është e mundur, të forcohet aftësia e tij për të përballuar situata të vështira.

Parandalimi i ankthit.

Zgjidhja më e mirë do të ishte që të çlirohej njeriu nga rrethanat të cilat shkaktojnë apo do të mund t’i shkaktojnë ankth. Por, duke qenë shpeshherë praktikisht e pamundur ekzistenca e një situate të tillë, ngelet të rritet qëndrueshmëria e organizmit, në mënyrë që pranojë kushte stresi pa u krijuar brenda tij ankth ose më mirë të ndyshojë bota e tij e brendshme në një pikë të tillë që të mos ngacmohet nga rrethanat të cilat do ti shkaktonin ankth. Por si mund të ndodhë kjo?

Do të përmendim këtu disa udhëzime të thjeshta, por, të cilat nëse do të vihen në praktikë mund të mbrojnë personin nga rreziku të krijohet apo të rritet brenda tij ankthi.

1. Të mos përpiqemi të bëjmë gjërat e papajtueshme të pajtueshme. Si për shembull, nuk mund të jetë dikush bashkëshort i një gruaje dhe njëkohësisht i dashuri i një gruaje tjetër.

2. Të mos ngarkojmë vehten tonë me ngarkesa të dyfishta.

3. Të mos ngelemi shumë kohë në dyshime ose në dyshime. Kohëzgjatja e një pasigurie mund të na rraskapitë shpirtërisht.

4. Të pranojmë ashtu siç janë disa rrethana të dorës së dytë, përderisa nuk mund t’i ndryshojmë lehtë këto rrethana.

5. Të vlerësojmë ashtu siç duhet pëparësitë në jetën tonë. Gjërat kryesore duhet të vendosën në vendin e parë dhe të jenë qëllimi kryesor në jetën tonë. Gjërat e dyta mund të ngelen mënjanë për një kohë tjetër.

6. Të jetojmë në të tashmën dhe jo në të djeshmen apo në të nesërmen. Krishti tha: “Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet”.(Mateu 6:34)

7. Të mos përpiqemi të zgjidhim probleme që nuk janë të mundura apo të pamundura të zgjidhen prej nesh. “Dhe cili nga ju, me gjithë kujdesin e vet mund t’i shtojë shtatit të tij qoftë edhe një kubit të vetëm?”(Mateu:6:27) Duhet të jemi të gatshëm të pranojmë jo vetëm aftësitë tona por edhe përkufizimet – kufirin e mundësive tona.

8. Në vend që të luftojmë për çdo problem të pazgjidhur, le t’ia besojmë Perëndisë. Ai di shumë më mirë nga ne se për çfarë kemi nevojë dhe ka fuqinë që t’i japë zgjidhje problemit më të vështirë.

Apostulli Pjetër nxit: “…dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi Të, sepse ai merakoset për ju.” (1 Pjetrit 5:7) Dhe apostulli Pal shkruan: “6 Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falenderim.7 Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus”.(Filipianëve 4:6-7)

anila.shyti
Author: anila.shyti

3 Responses to "Largojeni ankthin nga jeta juaj!!!"

  1. ola Posted on 04/11/2013 at 12:16

    nje i aferm i imi ka kaluar ankthin e pergjithesuar me trajtim 3 vjet. A mund te rikthehet? Faleminderit.

    • udhetimi.com Posted on 04/11/2013 at 15:57

      Kjo eshte nje pyetje qe i duhet bere mjekut perkates. Asnjehere mos i neglizhoni vizitat tek specialistet. Por nga opinioni i pergjithshem mund te themi se nese rrethanat te cilat krijuan kete ankth tek i afermi juaj do te jene serish te njejta, shkalla e rezikut eshte me e madhe qe ky ankth te kthehet serish.

      Gjithesesi ne ndajme bindjen dhe besimin se nese nje njeri ja dorezon frymerisht jeten e tij Perendise, do te perjetoje nje paqe dhe siguri te plote, madje edhe ne mes te problemeve me te medha…

  2. Timi Posted on 07/20/2013 at 05:28

    Njeher mendova se ishte vetem nje depresion por pastaj zbulova qe vuaj nga aegrofopia Gjithmon jam ne panik por kriza me e madhe me kap ather kur largohem nga shtepia edhe me e madhe behet aty ku ka shum njerez.
    Kshtu ndjehem : Maramendje gati sa nuk alivanosem, Veshtirsi ne Frymarje , Veshtirsi ne te ecur, dridhje te tmershme,dhimbje koke , ndryshym te shpesht te temperatures se trupit, temperatur te madhe ne kafke, veshtirsi ne te folur,dhe ne te menduar,Shikim tmersisht te turmbull ( Gati sa nuk shohh fare) ..

    A ka rugdalje
    A ka sherim apo dot ngelet per gjith jeten
    Faleminderit .

Leave a Reply