Kush të kërkon pallton, jepja me gjithë këmishë



nga: anila.shyti, botuar me: 01.06.2007


Njehere ne nje vend te larget dikush kishte nje ferme, prej se ciles nxirte fitime te medha. Por ai kishte nje problem te madh dhe teper shqeteues, me komshiun e tij. Fermat e tyre ishin ne kufij me njera tjetren, dhe ndaheshin me nje gardh druri. Ata kishin vite qe ziheshin me njeritjetrin per ceshtjen e kufirt.
Njeri pretendonte se, Gardhi nuk ishte ne sinorin ( vija ndarse e te dy pronave) e duhur. Prandaj ai ngrihej qe me nate dhe e levizte gardhin , duke e shtyre dhejte metra brenda fermes se tjetrit. Po keshtu vepronte dhe komshiu tjeter. Mbas disa ditesh fillonte sherri , dhe ata arinin deri atje sa te ziheshin dhe te fyenin njeritjetrin.
Nuk kaluan shume kohe, dhe njeri prej ketyre dy fermereve , pasi u lodh nga ky sherr shume vjecar, ja shiti fermen e tij nje njeriu tjeter.
Nje mengjes na del pronari i ri , dhe fillon ti vije verdalle te gjithe fermes. Ne ate cast e shikon komshiu, i cili zihej me pronarin e mepershem , dhe i thote:
-Ju jeni pronari i ri i kesaj ferme?
Dhe tjetri ja kthen:- Po, une jam, dhe mendoj se kam blere nje ferme te mire. Atehere komshiu i thote:
- E dini ju se perse e shiti fermen pronari i meparshem? Tjetri ja ktheu:- Jo. Dhe nuk me intereson ta di.
Atehere komshiu i shpjegoi te gjithe arsyen duke i thene:
- Ai qe ju shiti fermen juve , kishte nje problem te madh me mua, ne lidhje me gardhin qe ndan pronat tona. Ne cdo mengjez grindeshim me njeri tjetrin , sepse ai, kishte hyre ne sinorin tim dhjete metra me teper. Keshtu ne pothujse cdo dite ngulnim dhe shkulnim Gardhin nga vendi. Tani ai kete BELA ja u ka lene juve. Pra ju do te ndesheni me mua per kte problem.
Tjetri pasi e digjoi me vemendje i tha:
- Te lutem me trego tani konkretisht nese eshte apo jo gardhi ne vendin e duhur?
Komshiu ju pergjigj dhe i tha: -Jo. Ai qe ta shiti ty feremen e ka futur perseri gardhin, 10m brenda kufirit tim, keshtu mua ma duhet qe ta shkul dhe ta vendos ate , brenda kufirit te fermes tende. Atehere pronari i ri , vajti tek gardhi dhe pasi e shkuli i tha:
-Sa metra duhet ta zhvendos ate brenda kufirt tim? Komshiu i tha:- 10m.
 Pronari i ri pasi e hoqi gardhin, nuk e vendosi ate 10m. brenda kufirt te tij, por e vendosi 20m. me thelle, dhe me pas i tha :
Je tani i kenaqur?
Ja pra tani nuk kemi se perse te grindemi me njeritjetrin.
Dhe keshtu u deshen vetem 5minuta qe te mbyllej kjo grindje shume vjecare.

per autorin: