Kush është Perëndia im?
Një gjë di Zot, veç për një gjë jam i sigurt në ndërgjegjien time, se të dua. Dëgjova brënda meje Fjalën Tënde dhe të desha. Megjithëse edhe toka edhe qielli kudo më thonë se të dua. E thonë këtë vazhdimisht tek të gjithë njerëzit që të mos gjejnë arsyetime1. Ti veçse në një nivel më të thellë “do të mëshiros ata që mëshiron dhe do të.. 2. Përndryshe qielli dhe toka do të të lavdëronin në veshë të shurdhër.
Veçse çfarë dua tek Ty duke të të dashur? Nuk është bukuria e ndonjë trupi kai i efimeri aigli tou, e as shkëlqimi i dritës që ledhaton sytë e mi të balttë. Nuk janë meloditë e ëmbla që më ofrojnë në vesh psalmet, e as i maulistiki eyodia e luleve, e erërave, e aromave as mana dhe mjalti. Jo nuk dua këto në Ty. E megjithatë duke dashur Zotin tim dua një dritë, një melodi, një aromë, një përqafim. Është drita, zëri, aroma dhe përqafimi i njeriut të brendshëm që fushon Brenda meje, atje ku shkëlqen dhe kataygazei shpirtin tim një dritë e pakufinjtë, atje ku ushqimi de ginetai bora tis laimargias kai o koresmos de xalaronei perqafimin. Ja cfarë dua, duke dashur Zotin tim.
Kush është Perëndia im? Pyeta tokën dhe mu përgjigj “Nuk jam unë”. Dhe çdo gjë që përfshin brenda saj me tha “Nuk jam unë”3. Pyeta detin dhe shkëmbinjtë dhe valët që zvarriten mbi tokë dhe më thanë: “Nuk jemi ne Perëndia yt, kërko më lart”. Pyeta frymëmarjet e erës dhe më thanë “O Anaksimenis plantai” Nuk jam unë Perëndia yt”. Pyta qiellin, diellin, hënën dhe yjet dhe ata më thanë: “Jo nuk jemi ne Perëndia yt”. Atëherë pieta të gjitha gjallesat që kroun portat e trupit , dhe ndjenjat” Më tregoni për Perëndinë tim. Përderisa nuk jeni juve, të paktën më flisni për Të.” Dhe u dëgjua një zë i madh “Ai na krijoi6”. I pyesja me vëmendjen time, dhe më përgjigjeshin me formën e tyre.
Atëherë iu drejtova vetes sime dhe e pyeta: “Po ti kush je?” Dhe u përgjigja “jam njeri.” Kam një njeri të jashtëm dhe një të brendshëm. Në cilin prej të dyve do të mund ta kërkoja Perëndinë tim? Dhe ishte pyetja që tashmë kisha bërë me sytë e trupit ndaj tokës dhe qiellit – sa më larg do të mundej të arrinte veshtrimi im, dhe sa më larg do të mundesha të dërgoja sytë e mi si “lajmëtarë”.
Veçse njeriu i brendshëm është më i miri, për shkak se atij i dhanë përgjigje ëngjejt e ndjenjave për tokën dhe qiellin duke më thënë> “Nuk jemi ne Perëndia yt. Perëndia yt është ai që na krijoi”. Njeriu i brendshëm i pa të gjitha këto në sajë të njeriut të jashtëm. Unë njeriu i brenshëm, i mësova të gjitha këto me ndjenjat e trupit. Pyeta gjithë gjënë e universit dhe mu përgjigjën “Nuk jam unë Perëndia. Jam vepër i Perëndisë”.
_______________________
1 Romaket 1:20; 2 Romaket 9:25; 3 Jobi 28:14; 4 Zanafilla 1:20; 5 Psalmi 99:3
AGUSTINI 354-430



