Kush e ka fajin



nga: anila.shyti, botuar me: 06.03.2007

Koha në të cilën mundeshim të numuronim problemet e ditëve tona, të botës sonë, ti regjistrojmë, ti vendosim sipas hierarkisë kaloi plotësisht. Na torturojnë kaq, sa nuk
Dallojmë të parën nga e dyta…
Plani kryesor i dashurisë së Perëndisë Krijuesit për njeriun ishte plan lavdie, madhështie dhe bukurie. Perëndia dëshironte ta ngrinte njeriun dhe botën e tij në lartësinë e lavdisë dhe fuqisë së Tij. Si është e mundur një Perëndi i tillë, një dashuri e tillë, të jetë fajtori?
Ka kaluar plotësisht akoma edhe koha kur njerëzit diçka prisnin nga disa shkencëtarë, nga disa ide, disa shenja.
Nuk besojnë njerëzit, nuk presin, nuk ëndërrojnë… Koha e paqartësisë koha jonë, koha e ngatërresës, e dëshpërimit.
Dhe të mendosh se gjendemi në brendësi të shekullit të 21-të me zhvillimet e mëdha teknologjike, mundësitë e pakuptueshme të shkencës së njerëzve dhe të gjitha këto, që të  vijnë ditë më të mira, kohë paqeje dhe ç’ lodhjeje rreth nesh dhe brenda nesh.
Brenda në klimën e përgjithshme të së panjohurës dhe të mos interesimit është e lehtë të tërhiqesh dhe të ripërsëritësh pa problem, … “ është fajtor për të gjitha Perëndia?”
Dhe për dështimet, rrugët pa krye dhe për gjyqet, për marihuanën, për helmet në ushqimet dhe në ujin që pimë …  Është e lehtë dhe e thjeshtë të kthehesh rreth e qark vetes tënde por edhe brenda teje dhe të japësh me duar plot dramat dhe hidhërimin e jetës mëkatare tek Perëndia i Qiellit. Dhe do të gjesh shumë që ta akuzosh…
E pranojmë se me të vërtetë figura e botës sonë, ngjan me figurën e braktisjes, të dështimit.
Por jo. Do të ta themi qartë. Nuk është Perëndia fajtor, nuk është Perëndia që ka braktisur njeriun. E vërteta është pikërisht e kundërta dhe na e zbulon vetë Perëndia me dashuri dhe dhimbje: ’Më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna të prishura që nuk e mbajnë ujin’. (Jeremia 2:13)
Plani kryesor i dashurisë së Perëndisë Krijuesit për njeriun ishte plan lavdie, madhështie dhe bukurie. Perëndia dëshironte ta ngrinte njeriun dhe botën e tij në lartësinë e lavdisë dhe fuqisë së Tij. Si është e mundur një Perëndi i tillë, një dashuri e tillë, të jetë fajtori?
‘Më braktisën’. Ja se kush është fajtor. Zgjedhja e egoizmit tonë, na pakësoi dhe  gëzimin dhe paqen dhe ekulibrin në mardhëniet tona dhe në shpirtin tonë. Sterna që s’mund të mbajnë ujë që të na shuajnë etjen janë të gjitha sa na rrethojnë dhe përpiqen të na mbushin boshllëkun e shpirtit. Dhe argëtimi… dhe përdorimi i pakufishëm… dhe perëndishmëria e gjërave… dhe shkenca e gjithëfuqishme… dhe largimi në drogat, rënia në adhurimin e mishit.
Jo, nuk është fajtor Perëndia. E braktisëm, e larguam. Këtu gjendet nevoja e madhe, e vetmja fuqi që çliron njeriun nga drama e tij.
Në qoftë se me të vërtetë dëshiron të mësosh se ku është faji, kush e ka fajin, shiko brenda teje. Pranoje se u sollëm të gjithë  në mënyrë egoiste përballë dashurisë së Perëndisë. Jetojmë prej Tij, por pa Atë. Nuk e duam. Shijojmë krijimin e Tij, por kemi tradhëtuar Krijuesin tonë, dashurinë e Tij.
Kthehu me përulje dhe me pranim në dashurinë e Tij. Kërkoji Atij të të zbulohet, të të hapë sytë e shpirtit, të  të ndriçojë. Kërkoje Atë të bëhet Zoti yt dhe Perëndia yt dhe përkulu me sinqeritet dhe besim brenda në Dhiatën e Re. Atje do të mësosh se sa shumë të deshi dhe të do Perëndia, i cili nuk kurseu as Birin e Tij të vetëm të vetëmlindurin Jezu Krishtin, por e dërgoi të vdesë të paguajë Ai borxhin e paudhësisë tonë, mëkatin tonë, që të mos vdesim ne përjetësisht, por të jetojmë në Mbretërinë e Tij të çliruar të pastruar, fëmijët e Tij të vërtetë (Gjoni 3:16).
Dëshiron që Krishti të vijë në jetën tënde?
Dëshiron që Qielli të hapet për ty dhe të të pranojë?
Dëshiron të bëhesh fëmijë i vërtetë i Perëndisë?
Kërkoje Jezu Krishtin të vijë në shpirtin tënd. Kërkoje me pendim të vërtetë dhe besim, kërkoje me këmbëngulje dhe i gatshëm të bësh vullnetin e Perëndisë me përulje dhe dashuri. Kjo është rruga e çlirimit dhe e jetës së përjetshme.

Përgatiti niko sejati


per autorin: