Kush do të guxonte të vdiste për një gënjeshtër?



nga: udhetimi.com, botuar me: 29.06.2007

Në sulmin kundër krishtërimit shpesh kapërcehet një fakt i rëndësishëm dhe
ky është shndërrimi i apostujve të Krishtit. Jeta e tyre e ndryshuar sjell
një dëshmi të qëndrueshme për vlerën e pohimeve të Tij. Meqë besimi i
krishterë është historik, për ta shqyrtuar atë duhet të mbështetemi
krejtësisht në dëshminë e shkruar dhe gojore. Ekzistojnë shumë përkufizime
për fjalën “histori” por ai që parapëlqej unë është: “dituria për të
kaluarën mbështetet në një dëshmi”. Nëse dikush thotë: “Nuk është përkufizim
i mirë”, unë e pyes: A e besoni se ka jetuar Napoleoni? Pothuajse menjëherë
do të më përgjigjet. Po! A e keni parë ndonjëherë Napoleonin? E pyes dhe ai
pranon se nuk e ka parë. Si e dini pra që ai ka jetuar? Atëherë këta njerëz
mbështeten ne disa dëshmi. Ky përkufizim i historisë përmban një problem
thelbësor. Dëshmia duhet të jetë e besueshme, përndryshe dëgjuesi informohet
gabimisht. Krishtërimi përmban diturinë për të kaluarën të bazuar në dëshmi.
Prandaj duhet të pyesim: A janë të besueshme dëshmitë burimore gojore për
Jezusin? A mund të besohet se është transmetuar saktësisht ajo që ka thënë
dhe që ka bërë Jezusi? Besoj se po.
Unë u besoj dëshmive të apostujve sepse prej atyre dymbëdhjetë njerëzve,
njëmbëdhjet vdiqën si martirë për shkak të dy gjërave: Ringjalljes së
Krishtit dhe bindjes së tyre se Ai ishte Biri i Perëndisë. Janë torturuar,
fshikulluar dhe më në fund vdiqën në mënyrat më mizore që njiheshin në atë
kohë:
1. Pjetri - i kryqëzuar.
2. Andrea - i kryqëzuar.
3. Mateu - i vrarë me shpatë.
4. Gjoni - me vdekje natyrore.
5. Jakobi (biri i Alfeut) - i kryqëzuar.
6. Filipi - i kryqëzuar.
7. Simoni - i kryqëzuar.
8. Tadeu - i vrarë me shigjetë.
9. Jakobi (vëllai i Jezusit) - i vrarë me gurë.
10. Thomai - i përshkuar me heshtë.
11. Bartolomeu - i kryqëzuar.
12. Jakobi (biri i Zebedeut) - i vrarë me shpatë.
Zakonisht si përgjigje për këtë shtrohet pyetja: Pse pra, vdiqën gjithë këta
njerëz për një gënjeshtër? Çdëshmon kjo?
Vërtet që shumë njerëz kanë dhënë jetën për një gënjeshtër, por kanë menduar
se ajo ka qenë e vërtetë. Në qoftë se kryqëzimi nuk ka ndodhur (d.m.th. ka
qenë gënjeshtër), nxënësit do ta kishin ditur. Nuk mund të gjej asnjë mënyrë
për të vërtetuar se janë mashtruar.
Prandaj këta njëmbëdhjetë burra, jo vetëm që do të kishin vdekur për një
gënjeshtër, këtu është gracka, por edhe do ta kishin ditur se është një
gënjeshtër.
Do të ishte tepër e vështirë për të gjetur në histori njëmbëdhjetë njerëz që
kanë vdekur për një gënjeshtër, duke ditur se është gënjeshtër.
Që të vlerësojmë si duhet atë që kanë bërë apostujt duhet të njohim disa
faktorë.
Së pari kur apostujt kanë folur ose shkruar kanë qenë dëshmitarë okular të
ngjarjeve që kanë përshkruar.
Pjetri ka thënë “Sepse nuk ju shpallëm fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë, Jezu
Krishtit, të bazuar në përralla të trilluara me mjeshtri, por sepse kemi
parë me sytë tanë madhështinë e Tij” (2 Pjetri 1:16). Apostujt, vërtet kanë
ditur të dallojnë mitin nga realiteti.
Gjoni thekson se si dëshmitar e kupton diturinë e çifutëve: “Atë që ishte
qysh në fillim, që dëgjuam, që pamë me sytë tanë dhe që prekëm me duart
tona, për Fjalën e jetës, -po, jeta u shfaq, ne e pamë, dëshmojmë dhe ju
kumtojmë jetën e pasosur, që ishte tek ati dhe na u shfaq neve. Atë që pamë
e dëgjuam po jua tregojmë edhe juve, që edhe ju të jeni të bashkuar me ne e
bashkimi ynë është me Atin dhe me Birin e Tij Jezu Krishtin” (1 Gjoni
1:1-3).
Së dyti, vetë apostujt duhet të bindeshin që Jezusi u ngjall prej së
vdekurish. Në fillim ata nuk e kanë besuar. Kanë shkuar dhe janë fshehur
(Marku 14:50). Nuk kanë nguruar të shprehin dyshimet e tyre. Vetëm pas
dëshmive të shumta dhe bindëse ata besuan. Aty ishte dhe Thomai, i cili pati
thënë se nuk mund të besonte që Krishti është ngjallur prej së vdekurish pa
vënë gishtin në plagët që lanë gozhdët. Thomai më vonë vdiq si martir për
Krishtin. Mos vallë ai është gënjyer? Ai betohet me jetën e tij se nuk është
mashtruar.
Aty ishte edhe Pjetri. Ai ka mohuar Krishtin disa herë gjatë gjykimit. Më në
fund, dhe e braktisi Jezusin. Por diçka ndodhi me këtë frikacak. Vetëm pak
kohë pas kryqëzimit dhe varrosjes së Krishtit, Pjetri u shfaq në Jeruzalem
duke predikuar me shumë guxim, megjithëse nën kërcënimin e vdekjes, që
Jezusi ishte Mesia dhe se Ai u ringjall. Në fund Pjetri u kryqëzua me kokë
poshtë. Mos vallë është mashtruar edhe ai? Çfarë i ndodhi atij? Çgjë e
shndërroi atë në mënyrë aq dramatike në një luan të guximshëm për Jezusin?
Pse ishte i gatshëm për të vdekur pë Të? I vetmi shpjegim që më kënaq është
tek 1 Korinthasve 15:5 “dhe pastaj ju duk Kefës (Pjetrit)” (Gjoni 1:42).
Shembulli klasik i një njeriu të bindur kundër dëshirës së vet ishte Jakobi,
vëllai i Jezusit (Mateu 13:55, Marku 6:3). Ndonëse Jakobi nuk ishte njëri
prej të dymbëdhjetëve (Mateu 10:2-4), ai më vonë u pranua si apostull
(Glalatasve 1:19), siç ishin Pali dhe Barnaba (V.Ap. 14:14). Kur Jezusi
ishte gjallë, Jakobi nuk besonte se vëllai i tij ishte Biri i Perëndisë
(Gjoni 7:5), bile ai e ka përqeshur sikurse vëllezrit dhe motrat e tij.
“Dëshiron që njerëzit të besojnë në Ty? Pse nuk shkon në Jeruzalem dhe atje
do ta kryesh detyrën tënde?” Për Jakobin ishte poshtërim që Jezusi shkonte
poshtë e lartë dhe e turpëronte familjen me thëniet e tij të marra (”Unë jam
rruga, e vërteta dhe jeta, askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet
meje”Gjoni 14:6 “Une jam hardhia,ju jeni shermendet” Gjoni 15:5, Une jam
Bariu i mire….delet e mia me njohin mua” gjoni 10:14) Cdo te mendonit ju
po te thoshte vellai juaj gjera te tilla?
Por dicka ndodhi me Jakobin. Pasi Jezusi u kryqezua dhe u varros, Jakobi
predikoi ne Jeruzalem. Mesazhi i tij ishte qe Jezusi vdiq per mekatet, por u
ringjall dhe tani jeton. Me ne fund, Jakobi u be njeri nder udheheqesi e
bashkesise se Jeruzalemit dhe ka shkruar librin “Letra e Jakobit.” E filloi
ate keshtu: ” Jakobi, sherbetor i Perendise dhe i Jezu Krishtit Zot, i
vellait te Tij. Ne fund Jakobi vdiq me vdekje martiri, ate e mbyten me gure
ne duart e Ananias, kryepriftit(sipas Zef Flaviut). A mendon se Jakobi u
mashtrua? Jo! Pergjigjen e vetme te asyeshme e gjejme tek 1Korinthasve15:7
“pastaj iu deftua Jakobit”.
Po te kishte qene ringjallja nje genjeshter, apostujt do ta kishin ditur. A
thua te kene propaganduar nje genjeshter kaq te madhe ? Kjo mundesi bie ne
kundershtim me ate qe dime per moralin e jetes se tyre. Ata vete e kane
denuar genjeshtren dhe i kane dhene rendesi ndershmerise. I kane nxitur te
tjeret te njohin te verteten.
E treta, sjellja e guximshme e apostujve, menjehere pasi u binden per
ringjalljen e Jezusit, e ben te pa mundur mendimin se e tere kjo ishte
genjeshter. Ata u trimeruan menjehere. Pjetri, qe e kishte mohuar Jezusin, u
ngrit, madje edhe nen kercenimin me vdekje, dhe shpalli se Jezusi eshte i
gjalle pas kryqezimit. Pushteti i arrestoi nxenesit e Krishtit dhe i rrahu,
por, megjithate, ata shume shpejt dolen ne rruge duke folur per Jezusin (
V.Ap. 5:40-42 )Ata nuk predikuan ne ndonje qytet te panjohur por ne
Jeruzalem.
Dishepujt e Jezusit sdo te mund tu kishin bere balle torturave dhe vdekjes
po te mos ishin te bindur per ringjalljen e Tij. Mundesia qe nje grup aq i
madh njerezish te jene ne nje mendje me njeri-tjetrin eshte e vogel, ata te
gjithe u pajtuan me te verteten e ringjalljes. Po te ishin mashtrues, do te
ishte veshtire te sqarohej pse ndonjeri prej tyre nuk u thye nga presioni.
Paskali, nje filozof Francez, shkruan: “Akuzat se apostujt kane qene
mashtrues jane pklotesish absurde. Le ta shoqerojme kete akuze deri ne
perfundimin e saj llogjik: ti perfytyrojme keta te dymbedhjete se u takuan
pas vdekjes se Jezu Krishtit dhe, fshehurazi, bene marveshje per ti
mashtruar njerezit, duke u thene se ai u ringjall. Kjo do te ishte nje sulm
mbi pushtetin civil dhe fetar te asaj kohe. Zemra e njeriut ne menyre te
cuditshme i dorezohet ndryshimit dhe paqendrueshmerise, luhatet nga
premtimet, ia ka enda gjerat materiale. Po te ishte se ndonjeri prej ketyre
te dymbedhjeteve do te dorezohej ne sprova, ose do ti nenshtrohej
argumenteve shtrenguese te burgut, tortures,atehere te gjithe do te ishin te
humbur.
Si eshte e mundur qe menjehere ata te shendrohen ne nje grup entuziastesh i
pamposhtur, te cilet trimerisht perballuan kundershtimin, cinizmin,
perqeshjen, vuajtjen, burgun dhe vdekjen ne te tri kontinentet ku kane
predikuar per Jezusin dhe ringjalljen e Tij? Pyet Majkell Grin.
Tre dite nuk do te mjaftonin per te zhvilluar nje legjende. Per te krijuar
nje legjende do te duhej nje kohe e gjate. Ky eshte fakt psikologjik qe
kerkon sqarim te plote.Mendoni per karakterin e ketyre deshmitareve burra e
gra, te cilet i dhane botes mesimin me te madh etik ne histori.
Qendrueshmeria e apostujve, madje deri ne vdekje, nuk mund te mohohet. Sipas
Encyclopedia Britannica, Origeni shkruan se Pjetri eshte kryqezuar me koke
posht. Herbert Uerkmen e pershkruan keshtu vdekjen e Pjetrit:
“Pjetrin,sikurse e parashikoi Zoti yne, e zune te tjeret dhe e derguan
per ta ekzekutuar ne rrugen e Aurelit, qe ishte nje vend afer kopshteve te
Neronit, ne kodren e vatikanit, ku me pare shume nga vellezerit e tij ne
besim kishin gjetur nje vdekje mizore. Bile me kerkesen e tij, ai u kryqezua
me koke poshte, duke mos qene i denje te vdese si Mesuesi i tij.
Harold Metingli, ne teksin e tij te historise, shkruan: “Apostujt, Pjetri
dhe Pali, i vulosen deshmite e veta me gjakun e tyre.
Tertuliani ka shkruar se “asnje njeri sdo te ishte i gatshem te vdiste,
vetem nese e di se vdes per te verteten.
Simon Grinlif, profesor i drejtesise ne Universitetin e Harvardit njeri qe
me vite te tera ka dhene ligjerata se si te thyhet deshmitari dhe si te
percaktohet nese genjen deshmitari apo thote te verteten, arrin ne
perfundimin se: “Analet e fushatave ushtarake nuk japin kurrfare shembujsh
te qendrimit heroik, te durimit dhe te guximit te pathyer. Ata kishin arsye
te forte qe ti rishikonin me kujdes themelet e besimit te tyre dhe deshmite
e fakteve dhe te vertetave te medha qe ata pohonin.
Apostujt kaluan neper sproven e vdekjes per te verifikuar vertetesine e saj
qe shpallnin. Mendoj se mund ti besoj deshmise se tyre me shume se deshmive
te shume njerezve qe i takoj sot, te cilet nuk jane te gatshem as te kalojne
rrugen per ate qe besojne e jo me te vdesin per te.


per autorin: