Kur Perëndia nuk flet
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 25.04.2010
Parathënie
Ka patur raste, kur të gjithë të krishterët kanë përjetuar momente, kur e kanë ndjerë se Perëndia as nuk po iua dëgjon lutjet, as nuk po iu jep atyre ndonjë përgjigje. Kanë arritur deri aty, sa të kujtojnë se Perëndia i ka braktisur. Por Ai na ka premtuar se nuk do ta bëjë kurrë një gjë të tillë. “Nuk do të të lë, nuk do të të braktis” (Hebrenjve 13:5). Psalmi 22 u shkrua për t’iu treguar besimtarëve se si të reagojnë ndaj Zotit, kur ballafaqohen me probleme e vështirësi. Ky psalm na tregon gjithashtu se duhet të vazhdojmë t’i besojmë Atij, madje edhe atëherë kur na duket sikur Ai s’po na flet.

Pyete Perëndinë: “Përse?”
“Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime? O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje. Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit” (Psalmi 22:1-3).
Davidi e pyet Perëndinë se përse nuk po e ndihmon. Kjo nuk tregon se Davidi nuk beson. Përkundrazi, edhe vetë Zoti Jezus Krisht u lut në të njëjtën mënyrë tek Mateu 27:46, duke përdorur të njëjtat fjalë prej psalmit 22. Perëndia nuk inatoset, po ta pyesim se përse po ballafaqohemi me periudha të vështira në jetë dhe përse nuk po na ndihmon Ai. Ajo që ka rëndësi, është fakti se si Davidi, ashtu edhe Jezusi treguan respekt dhe përulje ndaj Perëndisë dhe nuk e kritikuan Atë. Vargu 3 na tregon se si, pavarësisht se po vuante, Davidi, prapëseprapë, e adhuroi Perëndinë dhe e deklaroi se Ai është i shenjtë. Këtë fakt nuk duhet ta harrojmë as ne, madje edhe atëherë kur ndihemi të dëshpëruar, apo të zhdekurajuar në jetë.
Ndoshta, në momente vuajtjesh, duhet ta pyesim Perëndinë, nëse, mos vallë, Ai kërkon të na tërheqë vëmendjen, për të na mësuar diçka, apo për të na treguar se duhet t’ia rrëfejmë mëkatet. Çdo dilemë me të cilën ballafaqohemi, na përgatit e na bën më të fortë, për të korrur fitore edhe më të mëdha në jetën tonë. Prandaj, pra, ndoshta Perëndia dëshiron të na flasë, nëpërmjet problemeve të ndryshme.

Merr në konsideratë faktin se si Perëndia e çliron popullin e Tij
“Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar. Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen. Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit. Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën, duke thënë: “Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do”. Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime. Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime” (Psalmi 22:4-10).
Perëndia gjithmonë është treguar besnik dhe i mëshirshëm ndaj popullit të Tij. Ka të ngjarë që Davidi ta ketë shkruar këtë psalm në të njëjtin vend, në të cilin Jakobi luftoi me engjëllin (Zanafilla 32:21-32). Prandaj ndoshta, ai e konsideroi konfliktin e tij shpirtëror si një luftim me Perëndinë.
Edhe ne, ashtu si Davidi, mund t’i rradhitim një nga një të gjitha padrejtësitë dhe të gjitha të ligat, që na janë bërë nga të tjerët. E megjithatë, duhet t’ia ngulitim sytë Perëndisë, që kurrë nuk na ka braktisur. Djalli gjithmonë i ka gati njerëzit e vet, për të na tallur, ngaqë vazhdojmë t’i besojmë Zotit, edhe atëherë kur vuajmë e torturohemi. Edhe Jobi kështu mendonte: “Atëherë gruaja e tij i tha: “Qëndron ende në ndershmërinë tënde? Mallko Perëndinë dhe vdis!”, por Jobi iu përgjigj: “Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?”. Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij” (Jobit 2:9-10). Le të mos e harrojmë kurrë besnikërinë e Perëndisë.
Duhet ta falenderojmë Perëndinë për besnikërinë e Tij, madje edhe në situatat më negative të jetës. Kështu do të mund të themi së bashku me apostullin Pal: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij” (Romakëve 8:28).

Thuaji Perëndisë atë, që ke në zemër
“Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë. Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark; ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit. Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia. Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes. Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët. Unë mund t’i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin. Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time” (Psalmi 22:11-18).
Nuk ia vlen, që të mendosh thjesht mendime pozitive, atëherë kur ballafaqohesh me sfida të ndryshme. Kjo është sidomos e vërtetë atëherë, kur i lutemi Perëndisë. Duhet të tregohemi të ndërgjegjshëm me Të, sepse Atij nuk i bëjnë përshtypje ata njerëz, të cilët mundohen ta bindin Zotin se gjithçka po shkon në rregull. Perëndia na i di mendimet, ndaj edhe nuk alarmohet prej ndjenjave tona të brendshme. Duhet t’ia themi hapur Atij të gjitha dyshimet, shqetësimet dhe frikën, që kemi. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje ta pranojmë ngushëllimin dhe inkurajimin, që Ai ka përgatitur për ne. Është budallallëk e jo besim, po ta mohojmë se nuk kemi probleme. Si Davidi, ashtu edhe ne, duhet t’i tregojmë Perëndisë rreth atyre, që duan të na shkatërrojnë, si edhe rreth frikës që mund të kemi, kur mendojmë se të tillë njerëz kanë për t’ia arritur qëllimit të tyre.

Lutju Perëndisë, që të ndërhyjë
“Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh. Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit. Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m’u përgjigje” (Psalmi 22:19-21).
Perëndia e di se me çfarë po ballafaqohemi. Prandaj edhe nuk ofendohet, po t’ia hapim zemrën. Tek Mateu 26:39, e shohim se si Jezusi ia hapi zemrën Atit të Vet, duke iu lutur që të ndërhynte: “Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. Vetëm ata, që i besojnë vërtet Atit të tyre Qiellor, kanë guximin për t’i kërkuar Atij, që ta shfaqë hapur fuqinë e Tij çliruese.

Lavdëro Zotin
“Unë do t’u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit. Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai. Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur. Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t’i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti. Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë. Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje. Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet. Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje. Pasardhësit do t’i shërbejnë; do t’i flitet për Zotin brezit të ardhshëm. Ata do të vijnë dhe do t’i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar” (Psalmi 22:22-31).
Nuk duhet ta lejojmë që sfidat tona shpirtërore të na e largojnë besimin prej Perëndisë, apo që të na shkaktojnë, që të mos i shërbejmë më Atij. Adhurimi na e transformon si zemrën, ashtu edhe këndvështrimin tonë ndaj jetës, madje edhe atëherë kur situatat nuk kanë ndryshuar aspak. Vini re ndryshimin që ndodhi tek Davidi, gjatë kohës që ai shkroi këtë psalm (krahaso vargun 1 me vargun 24). E kuptoi se Perëndia ishte akoma i ulur mbi fronin e Tij qiellor, madje edhe atëherë kur Davidit i dukej sikur lutjeve të tij nuk po i përgjigjej kush. Davidi e kuptoi rëndësinë e të adhuruarit të Perëndisë së Gjithëfuqishëm, madje edhe atëherë kur i dukej sikur Zoti nuk po i fliste.

Përfundim
Kur ndihemi sikur Zoti nuk po na dëgjon, atëherë është koha, që t’i lutemi Atij. Ka mundësi që e ashtu-quajtura heshtje e Zotit të jetë thjesht një sprovë e besimit dhe e besnikërisë sonë ndaj Tij. Duhet të tregohemi vigjilentë e të lutemi, pavarësisht nga vuajtjet, që mund të kalojmë. Perëndia ka për të na e zgjidhur problemin në kohën e duhur dhe sipas mënyrës së Tij. Ai ka për t’u marrë gjithashtu edhe me ata, që na kanë shkaktuar probleme. Le t’i mbajmë sytë të fiksuar tek Jezusi.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com