Kujdes se si lutemi
Kujdes se si lutemi!
Nje i krishtere, duke udhetuar per te shkuar ne nje fshat, por tmerresisht i lodhur, i keputur dhe mezi terhiqte kembet e tij.
Duke ecur i lutet Perendise: “Zot, te lutem, sikur te kisha nje mez te vogel (mezat qe lindin kuajt), ja nje mez te vogel fare, kaq” tregonte me dore, disa centimetra nga toka.
Papritur, degjon te bien bori nga prapa tij, dhe pastaj nje ze qe bertiste: “Kali i mbretit lindi nje mez!”
Dhe ia ngarkuan te krishterit ne kurriz, per ta cuar deri tek pallati i mbretit.
I mjeri i krishtere, mezi terhiqte kembet e tij dhe djerset i rridhnin curg.
“Zot, thote gjithe ankese, une nje mez te vogel te kerkova, por jo per ta mbajtur une ne kurriz, por te hipja ne te qe te me conte deri ne fshat, sepse jam kaq shume i lodhur…”
Edhe ne shpeshhere kerkojme gjera nga Perendia, por pa i treguar arsyen se perse i duam, dhe shpeshhere lutjet tona nuk jane te qarta, prandaj Perendia detyrohet te nderhyje per te na dhene mesime, ndoshta mesime qe mund te dhembin, te lodhin, por qe jane per te miren tone!



