Kujdes kur ecën!
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 14.10.2011
“Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit. Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë.” (Efesianëve 5:15-18).
Parathënie
Sa herë e keni dëgjuar dikë t’ju thotë në një ditë me ngricë: “Kujdes ku e hedh hapin, se mos rrëzohesh!”? Vërtet, pra, që duhet të tregohemi të kujdesshëm, sidomos kur rrugët janë të ngrira nga akulli. E njëjta këshillë vlen edhe për jetën tonë shpirtërore. Fatkeqësisht, shumica e besimtarëve nuk tregojnë kujdes dhe bien në kurthin e djallit.

‘Të tregohesh i kujdesshëm’ do të thotë ‘t’i bindesh Zotit’
Duhet ta kuptojmë se, si pasues të Jezus Krishtit që jemi, nuk mund të tregohemi të pakujdesshëm gjatë gjithë jetës dhe, në të njëjtën kohë, të presim që Perëndia të na bekojë. Jemi dishepujt e Tij, ndaj edhe i shkojmë pas Atij, e jo pasjoneve tona mishore. Bota ka për të na ofruar alternativa nga më të ndryshmet, me qëllim që të kemi paqe e lumturi. Por të gjitha këto na çojnë më në fund drejt shkatërrimit të shpirtit. Vetë e kemi në dorë ose të ecim në rrugën e të marrit, ose të marrim udhën e të mençurit, d.m.th. t’i bindemi vullnetit të Zotit. Nëse themi se i besojmë Krishtit, atëherë jemi të detyruar t’i bindemi Atij. Këtu përfshihet edhe fakti se jeta e krishterë nuk është e lehtë, sepse shpesh ballafaqohemi me vendime të ndryshme, por jemi të sigurtë se Zoti na ndodhet pranë gjatë gjithë kohës. “Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë” (Isaia 43:2).
Nëse marrim vendim që të ecim me kujdes, duke iu bindur vullnetit të Perëndisë, atëherë duhet të tregohemi të kujdesshëm me mënyrën se si e shfrytëzojmë kohën. Koha është një dhuratë e çmuar, të cilën shpesh e harxhojmë pa u menduar fare, duke kryer punë të parëndësishme. Shumë shpejt kemi për ta kuptuar se na ka ikur tërë jeta kot! Pali na thotë që të veprojmë me mençuri në këtë drejtim, sepse ka shumë rëndësi mënyra se si e investojmë kohën tonë për Zotin. A nuk është e vërtetë që i kemi shkuar dëm kot shumë raste të mira për t’i shërbyer Krishtit? Jemi pasues të Tij, ndaj edhe duhet të tregohemi gjithmonë vigjilent, për ta shfrytëzuar rastin e për ta shfaqur gjithmonë besnikërinë tonë ndaj Zotit. Secilit prej nesh i janë dhënë me mijëra raste, për t’iu folur të tjerëve rreth Shpëtimtarit dhe s’ka shfrytëzim më të mirë të kohës sesa të kryerit e një veprimtarie të tillë!
Është e qartë se një përqindje e madhe e orëve të çdo dite harxhohet, duke mos bërë gjë fare. “Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë” (Romakëve 12:11). Kur i hedhim një sy orëve të çdo dite, sa prej tyre ia kemi përkushtuar punës së Zotit tonë? Le të mos e harxhojmë, pra, kot kohën, por përkundrazi, le ta përdorim atë për Mbretërinë. “Që të mos bëheni përtacë, por t’u përngjani atyre që nëpërmjet besim dhe durim trashëgojnë premtimet” (Hebrenjve 6:12).

‘Të tregohesh i kujdesshëm’ do të thotë ‘ta dish vullnetin e Perëndisë’
Bindja është thelbi i të qënit dishepull. Bindja e ka bazën tek vullneti i shfaqur i Perëndisë. Kjo nuk do të thotë thjesht vënia në zbatim e rregullave të caktuara. Një lloj bindjeje e tillë është detyrë fetare. Bindja nuk do të thotë gjithashtu as thjesht të besuarit e gjërave të drejta. Perëndia nuk na kërkon vetëm kaq. Një pastërti e tillë mendore, edhe pse mund të tingëllojë si diçka e mirë, do të na bëjë vetëm mendjemëdhenj. Ka shumë fe, të cilat kanë gjetur një mënyrë të caktuar se si t’i shërbejnë siç duhet Perëndisë. Por, edhe pse ky fakt është për t’u lavdëruar, prapëseprapë fe të tilla nuk bazohen në asnjë të vërtetë biblike. Tek Romakëve 12:1-2, Pali na thotë: “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë”. Kështu pra, bindja duhet të përputhet me vullnetin e Perëndisë, sepse të shumtë kanë qenë ata që ia kanë falur jetën Zotit, por jo sipas vullnetit të Tij. Duhet ta dimë se ç’thotë fjala e Tij, me qëllim që ta dimë se cili është vullneti i Tij. Bibla ka shumë vargje që flasin rreth kësaj teme, por këtu po japim vetëm dy, Psalmi 1:2 dhe Psalmi 37:23. “Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij… Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij”.

‘Të tregohesh i kujdesshëm’ do të thotë ‘ta lejosh Frymën e Shenjtë që të të udhëheqë’
Të jesh i mbushur me Frymën e Shenjtë është një e vërtetë biblike, jo thjesht një mësim pentakostal. Pa ndërhyrjen e Frymës në jetën tonë, jemi thjesht farisenj dhe budallenj. Si gjatë gjithë Dhiatës së Re, ashtu edhe gjatë Dhiatës së Vjetër, vëmendje i kushtohet nevojës për t’u drejtuar prej Frymës së Perëndisë. “Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë” (Romakëve 8:14). Kjo është gjëja më e mençur, që mund të bëjë besimtari, sepse kjo na tregon se nuk jemi më ne ata, që e kontrollojmë jetën, por është Zoti Ai, të Cilin e kemi lejuar që të na mësojë rrugën. Kjo do të thotë që Perëndinë e kemi vënë në plan të parë, madje edhe atëherë kur mishi na lufton kundër Frymës, duke mos dashur që t’i bindet vullnetit të Tij.
Fatmirësisht, nuk jemi të vetëm në këtë luftë, sepse Perëndia na ka dhënë fuqinë e Frymës së Tij, për të qëndruar të patundur e për ta ndjekur vullnetin e Tij. “Sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij” (Filipianëve 2:13). Edhe pse jemi në betejë, nuk kemi pse të shqetësohemi, por me besim le t’i kthejmë sytë nga Zoti. “Prandaj edhe ata që vuajnë sipas vullnetit të Perëndisë, le t’i besojnë shpirtrat e vet atij, si te Krijuesi besnik, duke bërë të mirën” (1 Pjetrit 4:19).
Përfundim
Duhet të ecim ashtu siç na thotë Perëndia, në mënyrë që të mos rrëzohemi. Kjo do të thotë që duhet të jemi të bindur, të perëndishëm, të shenjtë dhe të pasur në njohuri biblike. Por është e rëndësishme gjithashtu që edhe Fryma e Shenjtë të na mësojë se si t’i hedhim hapat. Do t’i hedhim me kujdes hapat, vetëm atëherë kur i shkojmë pas Zotit. “Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë” (Psalmi 119:133).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com