Krishti eshte pergjigja



nga: kamenica, botuar me: 30.01.2007

Duke lexuar keto vija, ndoshta ndien se mbahesh prej kapjes se dukshme te paqartesise se mekatit. Trishtimi i vetmise ka zbritur ne shpirtin tend, dhe ne kete moment ti po lufton me pyetjen, “Ia vlen te jetosh?”

Po te shenojme ato qe na shkruajne njerezit drejt zyres cdo dite, do te dukej se jeta nuk ia vlen te jetohet. Per ju, kam lajme te mira. Perendia nuk ju krijoi qe te jeni nje shpirt i mundur, i shkurajuar, i zemeruar, qe endet duke kerkuar kot per paqe. Ai ka plane me te rendesishme per ju. Ai ka nje bote me te gjere dhe nje jete me te mire per ju. Pergjigja drejt problemit tuaj, edhe pse e madhe, eshte aq afer sa Bibla juaj, aq e thjeshte sa matematika e klases se pare, dhe aq e vertete sa rrahjet e zemres suaj.
Bible thote, “Ne te gjitha keto ne triumfojme me ndihmen e Atij qe na ka dashur.” (Romakeve 8:37). Bibla gjithashtu na meson se “Te gjithe femijet e Perendise mund ta korrin fitoren mbi boten. Me ane te besimit tone tashme e mundem boten.” (1 Gjonit 5:4)

Me ane te pushtetit te Fjales se Perendise, une ju them se Krishti eshte pergjigja drejt cdo nderlikimi mashtrues qe lendon njerezit. Tek Ai gjejme kuren per mjekimin, nje zbutes per braktisjen, nje sherim per plaget tone, dhe pergjigje drejt nevojave tona.

Pergjigja ndaj vetmise.

Edhe pse mund te ndodhesh ne nje qytet te madh si New York ose Los Angeles, mund te ndihesh i vetmuar ne mes te nje grumbulli njerezish. Ndoshta po jeton nje jete vetmije qe nuk mund te durohet. Bota eshte e mbyllur drejt teje, dhe ti je lene jashte. Pengesa shoqerore te kane ndaluar te besh ate qe ti deshiron. Ose ndoshta bashkrorti qe kishe per kaq vjete ka lene jeten, dhe ti gjendesh vetem.
Shume njerez kthehen drejt alkolit per shkak te vetmise. Disa te tjere humbasin mendjen per shkak te vetmise. Disa kryejne vetvrasje per shkak te trishtimit te vetmise.

Megjithate mijra te tjere kane gjetur Krishtin si pergjigje per vetmine e tyre.
Krishti tha, ‘Une jam me ju gjithmone, deri ne mbarimin e kesaj epoke!’ (Mateu 28:20)
Mosheu nuk ishte vetem ne shkretetire kur Perendia shkoi qe ta ngushellonte dhe ta therriste per nje sherbese me te gjere. (Dalja 3-4)
Elija nuk ishte vetem ne shpelle kur Perendia i shkoi prane dhe i foli me nje ze te bute. (1 Mbreterve 19)
Pavli dhe Sila nuk ishin vetem kur ndodheshin ne burgun ne Filipe kur Perendia zbriti dhe u dha nje kenge ne mesnate. (Veprat 16)

Kushdo qe te jesh, Jezusi mund te te jape ngushellim dhe shoqeri. Prej cfaredo ngjyre, rrace apo feje te jesh, deshirat e zemres tende jane te njejta me te tjereve. Pjesa e vetmise qe te lendon mund te mbushet nga Jezusi ne qofte se ti e hape zemren tende dhe e lejon Ate te hyje.

Pergjigja ndaj Trishtimit

Kur Harry Lauder, humoristi i madh skocez, mori vesh se biri i tij ishte vrare ne France, tha, ‘Ne nje rast si ky, tre rruge jane te hapura drejt njeriut: Ai mund te zgjedhi rrugen e trishtimit dhe behet i hidheruer. Ai mund te perpiqet te mbyse trishtimin e tij ne pije ose ne nje jete te crregullt. Ose ai mund ti kthehet Perendise.’

Ne trishtimin tend, une te lutem - kthehu drejt Perendise. Apostulli Pavel, qe vuajti aq shume sa asnje njeri tjeter qe ka jetuer ndonjehere, ka shkruajtur, ‘Do te me shpetoje nga te gjitha sulmet e keqija; gjithashtu, do te me coje shendoshe e mire ne mbreterine e tij qiellore. Lavdi Atij pergjithmone!’ (2 Timoteut 4:18). I semure, i trishtuar, i frikesuar, i rrahur dhe i goditur prej internimit, Pavli nuk mabajti hidherim, por gjeti cfare i nevoitej ne Krishtin. Jezusi eshte pergjigja ndaj trishtimit.

Pergjigja ndaj rendesave

Kam degjuar historine e nje njeriu te lodhur qe po ecte drejt nje rruge, i rraskapitur dhe i shkurajuar. Me veshtiresi mund te vinte nje kembe perpara tjetres. Nje i aferm e mori ne makine dhe e ftoi qe te udhetonin bashke. Duke udhetuar bashke, i afermi i tij vuri re se njeriu i lodhur dhe i rraskapitur vazhdonte te ngrinte nje thes me grure ne kurriz. “Vure poshte,” i tha, “S’eshte nevoja qe ta ngresh ate.” Njeriu i lodhur u pergjigj: “Mjafton qe ti po me ngre mua, mos u shqeteso per kete thes me grure.”
Ti mund te jesh kthyer drejt Zotit, por vazhdon te ngresh gjerat qe te rendojne. Por Perendia te thote: “Shkarkojini te gjitha kujdeset ne Mua, sepse Une kujdesem per ju.” (1 Pjetrit 5:7)

Ne qofte se duhet te ecesh drejt lugines se hijes se vdekjes, ne qofte se duhet t’u thuash “mirupafshim” njerezve qe ke dashur, ne qofte se vuan per gjera qe te mungojne dhe nga mizerja, ne qofte se te presekutojne pa te drejte per shkak te drejtesise - forcoje zemren, gjej kurajo. Krishti yne eshte me shume se cna duhet per trishtimin!

Bisedoja nje here me nje njeri qe humbi gruan dhe tre femijet e tij ne nje zjarr. Asnje njeri nuk ka me shume te drejte se ai per te qene i hidheruar ose per te treguar trishtimin e tij. Ai e shterngoi doren time forte dhe tha me buzeqeshje, “Thuaji botes se paqja e Perendise eshte e mjaftueshme edhe per ate qe ka vuajtjet me te medha.”

Pergjigja ndaj vuajtjes

Semundja, trishtimi, dhe mekati jane te gjitha rezultati i renies se njeriut ne Eden. Semundja eshte nje produkt i thyerjes se Ligjit, por kjo nuk do te thote se nuk trishtohen kurre. Bibla thote: “Kur ata jane te deshperuar dhe nuk kane me zemer, u shkone prane dhe i ndihmon.” (Psalmet 34:19)

Jobi ishte i trishruar; Pavli kishe nje semundje; Llazari ishte i semure. Njerez te mire neper shekuj nuk kane pasur premtime per imunitet ndaj semundjeve. Shume njerez me shkruajne cdo muaj dhe me pyesin: “Perse vuajne te krishteret?” Mund te jesh i qete, ekziston nje arsye qe te krishteret trishtohen. Nje arsye pse njerezit e Perendise vuajne, sipas Bibles, eshte se vuajtja eshte nje proces disipline, pastrimi, dhe lemimi.

Bibla thote, Nga kjo ju duhet ta kuptoni se Zoti, Perendia juaj, deshiron t’ju coje ne rrugen e drejte, si ati qe edukon femijen e tij.” (Beselidhja e Riperterire 8:5).Gjithashtu Bibla thote:”Sepse ate qe e do Zoti, e edukon me disipline, tamam si ati edukon birin e tij.” (Fjalet e Urta 3:12.)

Prej ketyre Shkrimeve mesojme se largimi i trishtimit eshte nje hap ne procesin e zhvillimit tone te plote. Eshte nje goditje me dashuri prej Atit tone Qiellor qe te na tregoje se jemi larguar prej udhes se detyres tone.
Trishtimi mund te jete edhe nje menyre pastrimi. Shume njerez ne jeten e tyre kane dale prej furres se trishtimit me te mire dhe me te afte. Ndoshta nuk do ta degjonim kurre kengen e Fanny Crosby ne qofte se ajo nuk do te ishte goditur prej verbimit. George Matheson nuk do ti kishte dhene kurre botes kengen e pavdejshme, “O dashuri qe nuk do te me lesh te largohem,” ne qofte se ai nuk do te kishte kaluar prej furres se trishtimit. Kenga “Hallelujah Chorus” u shkrua prej Handel kur ai ishte goditur nga varferia dhe ishte i paralizuar ne anen e tij te djathte.

Jobi, te cilit iu kerkua te vuante si njerez te pakte vuajten, tha, “Por udhen time Ai e njeh qekur; ne qofte se me ve ne prove, jam i paster si ar.” (Jobi 23:10)
Dhoma e semundjes mund te behet palestra jote shpirterore shpirti jot stervitet dhe zhvillohet. Semundja eshte nje nga ato “te gjitha gjerat” qe bashkpunon per te miren e atyre qe duan Perendine (Romakeve 8:28). Mos u trego i paduruar. Mos u be i hidheruar prej saj. Ne qofte se shtrihesh ne nje krevat ne spital, kupto sot se eshte prekja e nje Ati Qillor te dashur qe te do kaq shume sa nuk do te te llastoje, por do te sjelle cdo gje per te miren tende.

Krishti mund te largoje prej jetes tende shkurajimin the mjerimin. Ai mund te vendos nje pranvere ne hapin tend dhe te te japi nje gezim ne zemren tende dhe nje qellim ne jeten tende. Optimismi dhe gezimi jane produkte te njohjes me Krishtin.
Ne Bibel thuhet, “Gezimi eshte i mire per shendetin, kurse humbja e shpreses ia merr njeriut edhe forcen e fundit.” (Fjalet e Urta 17:22)
N.q.s zemra i eshte kthyer Perendise nepermjet besimit ne Krishtin, atehere do te jete e mbushur me optimizem te gezuar dhe shendet te mire. Megjithate ti nuk do te jesh asnjehere i lire prej shkurajimit dhe mjerimit derisa t’a kesh kthyer zemren tende drejt Perendise. Krishti eshte burimi i lumturise. Ky eshte sekreti i gezimit te te Krishtereve: “Ate e doni, megjithese nuk e keni pare kurre. Ju i besoni Atij, megjithese tani nuk e shihni. Per kete ersye tashme jeni te mbushur me nje gezim te pa tregueshem qe vjen nga Perendia.” (1. Pjetrit 1:8)

Pergjigja ndaj mekatit

Ne Bibel thuhet, “Te gjithe u bene fajtore dhe humben perngjasimin e lavdishem me Perendine.” (Romakeve 3:23) Bibla tregon se te gjitha problemet ne bote mbijne nga fakti se burrat the grate kane thyer ligjet e Perendise. Ekziston nje denim per thyerjen e Ligjit te Zotit, dhe ky denim eshte vdekje e perjetshme dhe largim prej prezences se Tij.
Krishti eshe pergjigja drejt problemit te mekatit. Shkrimi thote nepermjet Krishtit, Perendia “na i fali te gjitha mekatet tona, sepse Mesia e derdhi gjakun e Tij si flijim pajtues per ne. Keshtu, Perendia na e tregoi tere madhesine e meshires se Tij.” (Efesianeve 1:7) Ne Bibel perseri thuhet, “Por ne qofte se i pranojme mekatet tona, Perendia eshte besnik dhe i drejte: do te na i fale ato dhe do te na pastroje nga cdo faj.” (1. Gjonit 1:9)
Rendohet sot ndergjegja jote per shkak te mekatit ne jeten tende? E ke ndier ate ndjenjen ngacmuese qe te thote se nuk je ne lidhje me Zotin? Te ka mbushur mendjen Shpirti i Shenjte per faktin se ti ke thyer Ligjet e Zotit dhe se ti ke nevoje per nje Shpetimtar? Perse nuk e hap deren e zemres tende dhe lejo Krishtin te hyje ne jeten tende? “Po, Perendia aq shume e deshi boten, saqe dha Birin e Tij te dashur, qe te mos humbase kushdo qe beson ne Te, por te kete jete te perjetshme.” (Gjoni 3:16) Edhe n.q.s. je i vetmuar, i trishtuar, me probleme apo duke vuajtur, Krishti eshte pergjigja. Ashtu sic e ka shpjeguar ati im, rrenja e te gjitha broblemeve tona eshte mekati - dhe prape, Krishti eshte pergjigja! N.q.s. i perkushton jeten tende Krishtit, Perendia te premton se do te ti fale mekatet e tua dhe do te te jape nje jete te re. Do t’i japesh jeten tende Krishtit? Ti mund ta besh tani, kudo qe te jesh. Ne fillim, prano se je mekatar - se ke mekatuar dhe je rrebeluar ndaj Perendise. Emeroi mekatet e tua, ki besim tek Krishti si Shpetimtarin tend dhe ndiqe Ate si Zotin tend. Shpirti i Shenjte do te vije te banoje ne zemren tende. Ai do te te jape nje sjellje te re, deshira te reja, dhe qellime te reja. Ti mund te behesh nje person i ri ne Krishtin.


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.