Krahët e besimit
“…para Perëndisë… i cili…dhe thërret gjërat që nuk janë, sikur të ishin” (Rom. 4:17)
Cdo të thotë kjo? Abrahami e bëri, guxoi të besonte tek Perëndia. Dukej e pamundur që në moshën që ishte Abrahami të bëhej me fëmijë.
Dukej e pabesueshme, por Perëndia e quajti “Atin e shumë kombeve”, para se të egzistonte ndonjë shenjë për fëmijë.
Abrahami e quajti veten e tij Atë, sepse Perëndia e quajti kështu. Ky do të thotë besim.
“Besimi shtrin hapin e tij në një vend në dukje bosh, por në fakt gjen dhe shkel në shkëmb”.
Supozo se tashmë e ke marrë atë që Perëndia thotë se ke, dhe do shohësh se sa mirë do të dalë nga ky besim i yti. Por duhet që të jetë një besim i vërtetë, të gjitha sa ke duhet të disiplinohen nën këtë besim që ke tek Perëndia.
Ji i gatshëm të jetosh duke besuar dhe mos mendo dhe as dëshiro të jetosh ndryshe.
Ji i gatshëm të besosh edhe kur të shohësh çdo dritë të jashtme të shuhet, kur çdo yll në qiellin blu të humbasë, duke sjellë kështu veç terr dhe rrezik. Mjafton që Perëndia të lërë në shpirtin tënd ndriçimin e brendshëm, fanarin e shenjtë që besimi ka ndezur.
Erdhi koha të pushosh të luhatesh në mosbesim, të dalësh nga foleja që në dukje të duket e sigurt, të marrësh krahët e besimit, pikërisht ashtu si vjen çasti për zogun i cili fillon të provojë ajrin.
Ndoshta të duket sikur do të biesh në tokë. Kështu i duket dhe zogut, por nuk bie. Krahët e tij e mbështesin, dhe nëse nuk mundet ta bëjnë, prindi e kap nga poshtë dhe e merr mbi krahët e tij. Kështu do të bëjë dhe Perëndia me ty. Vetëm besoju ATIJ.
Por ti thua : “shumë drejt, por si ta lë veten time në hapësirë?”
Këtë duket se bën edhe zogu. Por e dimë shumë mirë se ajri egziston, dhe ajri nuk është boshllëk. Edhe ti, e di se egzistojnë premtimet e Perëndisë, dhe ato kanë bazë.
Po ti vazhdon kështu dhe ndoshta të duket gjë e pamundur, që një shpirt i varfër të kufizohet nga një forcë e tillë.
A tha Perëndia se do të bëhet? Sado që të tundohem, a do të dal fitimtar në këtë ndeshje? A tha Perëndia se zemra ime e tronditur dhe frikacake do të gjejë paqe?
Nëse e tha, sigurisht që nuk duhet ta nxjerrësh Atë genjështar!
Ai tha, por a është e mundur të mos bëhet?
Nëse egziston ndonjë premtim i sigurt për ty, pranoje atë thjesht, besoje plotësisht.
Dhe ne kemi premtime të tilla. Dhe jo vetëm i kemi, por akoma më tepër, kemi Atë vetë i cili jep premtimin.
Besoju pra Atij!



