Korrigjohu ose harroje



nga: anila.shyti, botuar me: 21.07.2007

 

Nje pastor, ne fillim te sherbeses se tij, u be objekt kritike.
Por, sic eshte e natyrshme, kjo ngjarje jo vetem qe e dekurajonte, por edhe e trishtonte dhe e bente te dobet.
Midis pjestareve te kishes, ishte edhe nje pastor pensionist, qe kuptoi se c’po ndodhte, dhe kerkoi qe ta takonte.Kur u takuan, pastori i ri me trishtim dhe i lenduar foli mbi kritikat qe ishin bere mbi personin e tij.

Pastori i moshuar, pasi e degjoi me vemendje u kthye dhe i tha: “Degjo, biri im, ne qofte se kritikat qe u degjuan jane te verteta, atehere korrigjo veten tende. Ne qofte se nuk jane te verteta, atehere harroji dhe ec perpara ne sherbesen tende!”

Qe te rrime e te bluajme te njejtat e te njejtat dhe te kerkojme kush e tha, apo cfare gjeje negative ka ai, qe ta sulmojme edhe ne, kjo nuk do te na coje gjekundi!
Kur degjojme kritike, le ta pranojme se eshte e vertete dhe te mundohemi te korrigjohemi dhe keshtu te behemi me te mire dhe me te forte!

 


per autorin: