Konkursi i Poezisë së Krishterë
Organizuar nga: AlbKristian.Com
Ky konkurs është i hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë nismë mbarëshqiptare.
Të gjitha poezitë do të publikohen online në faqen tonë e në faqe të tjera, si dhe ekziston mundësia e publikimit në revista të krishtera e bërja publike nëpërmjet stacioneve radiofonike.
Konkursi do të kurorëzohet me shpalljen e fituesve për dy cmimet kryesore:
- Çmimi i Publikut
- Çmimi i Jurisë
Kriteret e pranimit:
Gjinia: poezi e krishtere (në shqip)
Afati: deri në datën 25 Maj 2008
Mosha: mbi 15 vjeç
Pjesëmarrës: shqiptarët kudo që ndodhen *
Kontakti: konkursi@albkristian.com
Cmimet: surprizë
Aplikimet filluan. Bëhuni edhe ju pjesë.
Paraprakisht do t’ju inkurajonim të lexonit Kredon Tonë për të kuptuar në cilën gjini është e pranueshme poezia.
Për çdo pyetje ju lutem na kontaktoni nëpërmjet adresës: konkursi@albkristian.com ose nё Kutinë Postare 1552.
P.S Ne e vlerësojmë talentin tuaj dhe duam t’ju inkurajojmë në publikimin e këtyre poezive duke filluar nga faqja jonë dhe pastaj në media të tjera të shkruara.
* përjashtohet pjesëmarrja e stafit tё albKristian apo e komisionit.
–
Elvis PLAKU



