Kompromisi
A e mban mend ditën kur të thanë se egziston një Zot që të do ty? Atëherë kur për herë të parë në duar tu dha Ungjilli dhe ti vendose besimin tënd në Jezus Krishtin? A e mban mend ditën kur ti vendose ti dorëzosh zemrën tënde Perëndisë?
Djalli nuk është i kënaqur që ti u bëre i Krishterë.. sepse ai të humbi ty.Satani mund tju thotë, në rregull, ti mund të besosh në Jezus Krishtin, mund të shkosh në Kishë e mund të lexosh Biblën, por të lutem lejomë mua të kem një vend të vogël, fare të vogël në zemrën tënde.. Ti duhet ti thuash, jo, nuk ke asnjë vend më në zemrën time
Qëllimi i Djallit është që të na largojë neve nga rritja frymore.
Pra lufta jonë frymore filloi. Bibla na mëson se betejat tona nuk janë thjesht kundër gjakut e mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të përbotshëm të errësirës të kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore. Satani e di se ai nuk mund të rrëmbeje dot dikë prej Zotit. Prandaj përpiqet përderisa dikush nuk është dorëzuar tërësisht, ta manipulojë nëpërmjet kompromisit duke kërkuar një pjesë fare të vogël të kohës, të dëshirave dhe të mendimeve të tij.
Në skenë
Më qartë kjo është ilustruar në historinë e Moisiut gjatë përpjekjes të bindte Faraonin që ti lejonte izraelitët të shkonin në Tokën e Premtuar. Zoti premtoi se do të bënte mrekulli të ndryshme në mënyrë që Faraoni të besonte se kjo ishte Dora e Zotit të Gjallë dhe ti lejonte izraelitët të largoheshin. Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni por ai iu përgjigj: Kush është Zoti që unë duhet ti bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë.Moisiu dhe Aaroni kishin shkuar më parë tek pleqtë e Izraelit për tju treguar atë që Zoti ju kishte thënë. Pleqtë kur panë shenjat dhe mrekullitë besuan se Perëndia i kishte vizituar, u përulën dhe e adhuruan. Por kur Faraoni rrefuzoi, ata u kthyen kundër Moisiut. Tanimë ngjarjet morën tjetër rrjedhë. Moisiu iu drejtua Zotit, dhe pas kësaj dhjetë plagë të njëpasnjëshme ndoqën egjiptasit. Zemra e Faraonit sa vinte e ngurtësohej deri sa në plagën e dhjetë i lejuan izraelitët të shkojnë duke u dhënë cdo gjë që kërkonin.
Prapa skenës
Faraoni u përpoq shpesh herë ta kompromentojë Moisiun që të mos largohej nga Egjipti. Duke parë plagët e njëpasnjëshme ai ndryshoi strategji. Iu drejtua Moisiut duke i thënë: Shkoni bëni fli për Perëndinë tuaj në vend . Dhe më pas tha: Unë do tju lë të shkoni që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtire, vetëm mos shkoni shumë larg, e lutuni për mua.
Djalli shpesh herë i kompromenton të krishterët të mos shkojnë në Kishë (trupi i besimtarëve), duke ju thënë se edhe në vendin ku janë (në mes të mëkatit) dhe në mënyrën si duan (por jo si Zoti thotë), mund ta adhurojnë Zotin. Moisiu e kishte kuptuar qartë se Perëndia nuk do të kishte vend në mes të popullit të tij nëse nuk do të largoheshin nga ai vend.Vini re mënyrën e kompromisit këtu. Djalli na jep një rrugëzgjidhje. Le të kënaqen të dyja palët. Ai e di mirë se nëse do ti thoshte dikujt: hej ti largohu nga Zoti dhe eja më adhuro mua, as jobesimtari më i madh nuk do ti bindej. Por ai vjen ëmbël dhe shpesh na ofron zgjidhje duke na pëshpëritur: E cili është problemi nëse do ta bësh këtë? Ska problem, qëllimi e justifikon mënyrën. Fundi i fundit askush nuk do ta mësojë.. Dhe me të vërtetë, përpara ofertave të djallit me mijëra mendime lindin në kokën tonë. Sa për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme. Nëse nuk vendos menjëherë rruga bëhet akoma më e lagësht dhe e tatëpjetë.
Shpesh kemi parë të krishterë të cilët duke mos u kënaqur me ambjentin e kishës janë larguar duke thene: Do të shoqërohem me këtë apo atë, që ti fitoj ata për Krishtin.. (vini re këtë të fundit). Nëse dikur do të përballeni me raste të tilla kuptoni, atje sapo është bërë një kompromis… me djallin.Konkluzioni
Çështja është kjo: Mos bashkëpuno me djallin. Shpesh herë nuk je i sigurtë nga cila anë je. Por ki kujdes, djalli ofron zgjidhje shpesh herë të thjeshta, të bukura, të dëshirueshme, por fundi i tyre është gjithmonë shkatërrim.
Mos e harro këtë, shkatërrim. Qetësohu. Ndoshta në këto momente dicka në jetën tënde nuk është edhe aq e qartë, e pastër. Mos e lejo cështjen të të rrëshkasë. Mos u bëj viktimë e kompromisit. Ke nevojë të ndryshosh. Të pendohesh. Nënvizo: Asnjë kompromis me djallin, por ashtu sic Moisiu tha, thuaj dhe ti: asgjë nga ne nuk do të mbetet më këtu me ty.
Fjala e Perëndisë na ndihmon duke na këshilluar: Largohuni nga djalli dhe ai do tju largohet juve.
Përgatiti niko sejati



