Paragrafi i meposhtem eshte i Aristidhit, nje filozof i shekullit te dyte. Ky eshte nje koment mbi te Krishteret :
“Ata rrine larg nga papastertite, ne shpresen e rikompensimit qe gjithshka do te ndryshoje ne boten qe po vjen.
Per sherbetoret e tyre, ndihmesit e tyre, ose femijet e tyre ato perpiqen ti bejne te krishtere nepermjet dashurise qe ata tregojne ndaj tyre; dhe nese behen te tille i therrasin pa dallim, vellezer. Ata nuk adhurojne perendi te huaj; dhe ata ecin me perulesi dhe dashuri; dhe mashtrimi nuk gjendet midis tyre dhe ata e duan njeri-tjetrin.
Kur ata shohin te huaj, i marrin ata ne shtepite e tyre dhe gezohen per te si per nje vella te vertete; sepse ata nuk quajne vella ate qe eshte sipas mishit, por ata qe jane te tille ne Fryme dhe ne Perendi.
Dhe nese ka midis tyre nje njeri qe eshte i varfer dhe ne nevoje, edhe nese ata nuk kane mjaft, ata agjerojne 2 ose 3 dite ne menyre qe te sigurojne per ate qe ka nevoje ushqimin e duhur.
Ata mbajne me kujdes urdherimet e Mesise se tyre; ata jetojne me ndershmeri dhe drejtesi ashtu si Zoti, Perendia i tyre i urdheroi ata. Cdo mengjes dhe gjithe kohen e ndodhive te miresise se Perendise ndaj tyre, ata perlevdojne dhe ngrene lart Ate dhe per ushqimin e tyre ata i japin falenderime Atij.
Dhe nese nje njeri i ndershem i tyre iken nga kjo bote, ata gezohen dhe falenderojne Perendine dhe ndjekin trupin e tij sikur ai po kalon nga nje vend ne nje tjeter.
Dhe kur nje femije u lind atyre falenderojne Zotin, dhe nese perseri ai vdes ne femijerine e tij, ata perlevdojne Zotin e plotfuqishem, si per nje njeri qe ka kaluar neper bote pa mekatuar.
Keshtu eshte ligji i te Krishtereve dhe e tille eshte motoja e tyre.”
Apologjia e Aristidit “Encyclopedia Britanica, V. 1″
