Koha e Fundit



nga: admin, botuar me: 09.12.2006

Një ndër cështjet më të mëdha me të cilën po ballafaqohet bota sot e në mënyrë të vecantë ambjenti i krishterë është nëse ditët që po kalojmë janë apo jo pjesë e periudhës së fundit? Mendimet janë të ndryshme e megjithatë ne nuk do të japim një përfundim konkret. Zhvillimi mbetet tek ju. Thjesht do të kujtojmë në fraza të ndryshme vetë fjalët e Perëndisë, që përshkruhen në Bibël, për të kuptuar se si historia apo ngjarjet e përditshme përputhen, dhe formojnë një ndërthurje të caktuar, qëllimi i së cilët është që të kuptojmë se Ardhja e Dytë e Krishtit është tashmë shumë afër. Sigurisht nuk kemi qëllim që të trëmbim njerëzit, por për të qënë të parapërgatitur dhe të mirëinformuar. Sepse një ditë kur do të gjendemi në praninë e Perëndisë, nuk do të kemi mundësi t’i themi se s’dinim gjë, se nuk na kishte paralajmëruar.. se ishim shumë të zënë me punë.. Kujdes! Nga përgjigjja jonë, do të varet edhe fati ynë.

E fillojmë me atë që vetë Krishti, Biri i Perëndisë tha për kohët e fundit:

“..vini re fikun dhe të gjitha pemët. Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë ju vetë e kuptoni se vera është afër; kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto (ngjarje) ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër. Në të vërtetë, ne të vërtetë po ju them se ky (ai) brez nuk do të kalojë, derisa të gjitha këto të kenë ndodhur. Qielli dhe toka do të kalojnë por fjalët e mia nuk do të kalojnë.. (Luka 21:29-33)”.

Atëherë cilat janë këto ngjarje që po ndodhin?

Rënia e Jerusalemit.

“..Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t’i cojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve…(Luka 21:24)”

Kjo është profecia e thënë nga Krishti disa dekada me parë se Jeruzalemi të shkatërrohej dhe pushtohej nga perandori Tito në vitin 70 Ps.K.

“.. .. (Zaharia 14:10)”

Kjo do të thotë atë që në të vërtetë ndodhi më 14 Maj 1948, ku kryeministri i parë i Izraelit David Ben Gujon, duke lexuar nga Ezekieli 37 dhe 38 shpall për herë të parë Izraelin shtet të pavarur.

“.. .. (Isaia 62:12)”

Në 5-10 Qershor 1967 zhvillohet e famshmja “Lufta 6-ditëshe” me anë të së cilës Jeruzalemi shpallet kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit.

Këtu fillon edhe historia jonë…

“.. dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, ..njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se cfarë do të pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lënkunden.. (Luka 21:25)”

Në 1967-68 ne botë ndodh një ndryshim rrënjësor. Mëkati filloi të marrë pamje tjetër, për herë të parë kemi kishat satanike, terrorizmin e organizuar, lirinë e shfrenuar, drogën.. d.m.th. “kohën e Noes - Mateu 24:37-39”, dhe.. njeriu shkon për herë ne Hënë. Por sot në vitin 2001 zhvillimi i teknologjisë ka marrë përmasa të tjera. Kështu kohët e fundit në gazetën TA NEA u shkruajt një artikull për mënyrën se si njeriu i sotëm ka ndërmend të zgjidhe problemin e madh të thatësirës. Dhe a e dini c’farë përgatitet? “..do të realizohet me anë të një shpërthimi bërthamor diku në hapësirë spostimi i tokës disa metra më tej diellit..” E shikoni vecse edhe paralajmërimin e Krishtit 2000 vjet më parë? (për ata që kanë parë filmin ARMAGEDDON me Bruce Willis do ta kenë më të qartë parasysh cdo të thotë kjo).

“.. ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes, kundërshtari, ai që lartëson veten mbi cdo gjë.. duke e paraqitur vetveten si perëndi.. (2 Selanikasve 2:3-4)”.

Kështu për herë të parë ne 1992 kemi njeriun e vetëm superfuqi “Planetarin”, presidentin e sapozgjedhur të asaj kohe Clinton. Po gjithashtu formimi i Europës (superfuqia më e madhe e botës) dhe së shpejti vendosja e një njeriu të vetëm mbi të nuk do jetë cudi që pas pak vitesh të na paraqitet për herë të parë edhe Antikrishti.

“.. .. (Zaharia 14:12)”. Bomba atomike

“.. .. (Mateu 24:37)”. Termetet, luftrat

Por Fjala e Perëndisë nuk na lë pa zgjidhje duke na thënë:

..por të gjithë atyre që e pranuan ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë.. (Gjoni 1:12)

Tanimë rradha të takon ty të vendosësh. C’farë do bësh?

“.. sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por sipas ëndjeve të vetë do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët dhe do të kargojnë veshët nga e vërteta e do i sjellin drejt përrallave.. (2 Timoteut 4:3-4)”.


per autorin:


my name is jez, i created this site!