Kërkoni ndihmë!
Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd. (Eksodi 20:16)
- Ku i gjete, - pyeti Danieli. Në qoftë se do të më kapte babai im me këto do të më vriste
Gjergji nxori paketën me cigare nga xhepi i palltos së tij.
- Janë të motrës sime,- u përgjigj duke ngritur supet me mospërfillje.
- Ç’farë do t’i bësh?-pyeti Danieli.
Gjergji i hodhi një vështrim mospërfillës.
- Do t’i ndez, ja se ç’farë do t’i bëj.
- Nuk mund të ndezësh cigare këtu!- këmbëngulte Danieli.- Prindërit e mi do çmenden nëse do më kapin duke pirë cigare. Eja, fshihi të lutem.
-Mos u shqetëso,- tha Gjergji. Do t’i mbajmë për më vonë. Vetëm të të shoh se si dukesh me cigare. Vë bast se do dukesh si burrë i madh.
Gjergji nxori nga paketa e hapur një cigare dhe ia dha Danielit. Të dy djemtë filluan të imitojnë duhanxhinjtë e vërtetë.
-Shikomë mua,- tha Gjergji duke u përpjekur të bënte një rreth të madh tymi.
Në atë çast Danieli dëgjoi zërin e nënës së tij e cila po këndonte. Zëri po bëhej gjithnjë edhe më i fortë. Po afrohej shpejt. I hodhi një sy orës dhe e kuptoi se do të hapte derën e dhomës nga çasti në çast. Ishte ora në të cilën duhej të çonte Gjergjin në shtëpinë e tij. Rrëmbeu cigaren nga dora e Gjergjit dhe i hodhi që të dyja bashkë në sirtarin e sipërm të vëllait të tij.
-Fshihi, po vjen nëna ime, - pëshpëriti. Gjergji futi me të shpejtë cigaret e tjera në xhepin e palltos dhe e fshehu poshtë krevatit. Nëna e Danielit trokiti në derë dhe e hapi menjëherë.
- Jeni gati djema? - pyeti. Babai yt është jashtë, po pret në makinë. Tha që do t’ju marrë të dyve bashkë por duhet të ikë menjëherë. Mblidhini shpejt sendet tuaja.
Nëna ishte mbështetur tek dera dhe po priste.
- Nuk mund të rrimë një minutë akoma? - pyeti Danieli.
- Jo babai yt po pret. Hajde shpejt… luani vendit.
Gjergji vinte vërdallë nëpër dhomë duke mbledhur gjërat që kishte sjellë. Danieli nuk i shqiste sytë nga sirtari i vëllait të tij. Po nëse dikush i gjen cigaret, ç’farë do të bëj atëhere? mendoi. Por, ishte e pamundur të bënte diçka në atë moment. Sapo të kthehem, do ti hedh në banjë, do shkarkoj edhe ujin e kazanit të banjës dhe ja çdo gjë mbaroi, mendoi.
Nëna e tij i përcolli deri tek dera e jashtme. Koha e nxehtë e bëri Danielin të ndihej më mirë, ndërsa po drejtoheshin tek makina.
Sapo u kthye, Danieli shkoi me të shpejtë tek dhoma e tij që të hiqte qafe cigaret. Por, përpak sa nuk i ra të fikët kur pa kanistrën me rrobat e hekurosura mbi krevatin e vëllait të tij. Shpejt e shpejt filloi të kërkonte cigaret në vendin ku ishin çorapet, por nuk gjeti gjë. Bo, bo, pëshpëriti dhe mbylli sirtarin. Në atë çast vëllai i tij Sokoli hyri në dhomë.
- Kërkon gjë? Pyeti me një zë kërcënues. Mendova që do të ishin të tuat. Faleminderit… zotëri. I gjeti nëna dhe babai dhe më dënoi për dy javë.
Danieli u kthye dhe pyeti me një zë fajtori:
- Gjeti, ç’farë?
Shkoi tek kanistra dhe filloi të veçojë çorapet e tij nga të vëllait.
- Kujt kërkon t’ia hedhësh ti? Tha Sokoli dhe duke iu hedhur sipër Danielit, dhe e rrëzoi në dysheme. Ti i vendose cigaret në sirtarin tim dhe do ti thuash edhe mamasë edhe babait, përndryshe do të të…
- Mama, baba! Klithi Danielii. Në atë moment babai hyri në dhomë. Ndihmë baba, po më vret, iu lut Danieli.
- Sokol, tha babai. Mjaft për sot. Lëre vëllain rehat.
Sokoli e la të qetë të vëllain, por e pickoi fort në krah përpara se të ngrihej.
- Thuaji! I tha Sokoli, Danielit. Thuaji që cigaret ishin të tuat!
Danieli pa fytyrën e ashpër të babait të tij dhe u rrënqeth.
- Cilat cigare? Pyeti. Domethënë ke filluar të pish cigare? Jo biri im. Asnjë nuk pi cigare në këtë shtëpi. Pi cigare Sokoli? Pyeti babai.
- Jo, murmuriti Sokoli.
- Sokol, rregullo dhomën tënde, tha babai. Daniel, nuk shkon të luash jashtë? Gjella do jetë gati për pak.
Danieli hodhi topin në tabelën e basketbollit që ndodhej jashtë garazhit. Topi hyri drejt e në kosh, por ai as që e vuri re. Kishte thënë genjeshtra dhe futi në bela edhe vëllain e tij. E dinte se vëllai i tij nuk do mjaftohej me kaq dhe do vinte jashtë ta kapte.
- Perëndia im, mos e lejo Sokolin të nevrikoset shumë, u lut Danieli dhe hodhi përsëri topin.
Por, nuk qëlloi në shenjë dhe e njëjta gjë ndodhi me lutjen e tij. Sapo u lut e kuptoi se Perëndia, priste të dëgjonte tjetër lloj lutjeje. Mori topin dhe u ul në disa goma të vjetra që i kishte lënë babai i tij në garazh.
- Ç’farë rrëmujë, tha. Vëllai i tij ishte çmendur nga inati. Nuk mund të fliste as me prindërit e tij, sepse kishte frikë se mos merrnin vesh të vërtetën. Dhe tani dukej se edhe Perëndia nuk e dëgjonte.
- Perëndia im i dashur, u lut përsëri. Më vjen keq që thashë gënjeshtra, por…
Danieli e ndërpreu edhe këtë lutje. E dinte se nuk mund t’i thoshte gënjeshtra Perëndisë. “Perëndia njeh çdo mendim përpara se ne ta mendojmë“, kishte thënë mësuesja e shkollës së ditës së Diel.
Dhe kështu filloi përsëri.
- Zoti im i dashur, Ti e di që thashë gënjeshtra. Më fal. Nuk desha të ndëshkohesha dhe lejova që Sokoli të akuzohej. Të lutem, më fal. Danieli u ndje më mirë. Perëndia e fali ashtu siç kishte premtuar. Por, e dinte se nuk ishte e mjaftueshme të kërkonte vetëm falje nga Perëndia. Ndenji ulur për një kohë të gjatë, mbi gomat e vjetra duke u përpjekur të gjejë kurajo të tregojë të vërtetën. Më në fund nëna e tij e thirri nga dera e mbrapsme.
- Daniel! Dreka është gati.
Danieli mori frymë thellë.
- Në rregull, Perëndia im! Do t’u them të vërtetën, por të lutem më ndihmo.
Babai ishte ulur në tryezë. Sokoli ishte akoma lart në dhomën e tij. Danieli u ul i qetë në karrigen e tij dhe tha.
- Baba, kam për të të thënë diçka… ato cigaret… unë i vendosa në sirtarin e Sokolit. I solli Gjergji. Kishte një paketë të plotë.
Më në fund e thashë të vërtetën mendoi Danieli dhe plot habi kuptoi se menjëherë u ndje mirë. Nuk e interesonte se ç’farë dënimi do t’i jepte babai, sepse nuk do të kishte gjë më të keqe se vetmia dhe veçanërisht ndjenja se Perëndia nuk e dëgjonte më. Babai nuk dukej edhe shumë i kënaqur, por tha:
- Më bëhet qejfi biri im që më thua të vërtetën. Do flasim më vonë për dënimin tënd për shkak të gënjeshtrës që the. Në atë çast hyri Sokoli dhe një buzëqeshje i përshkruhej në fytyrë. Mbante diçka në dorë.
- Shikoni se çfarë gjeta kur po pastroja dhomën! Tha.
Nëna hyri duke mbajtur në dorë supjerën me supën e nxehtë dhe plot surprizë tha:
- Pa shiko, palltoja e Gjergjit. Me vapën që bënte sot, e harroi këtu.
Danieli vështroi babain e tij.
- Mendoj se edhe ne duhet të bëjmë disa sqarime. Nuk duhet të dilnim në përfundime të nxituara lidhur me këtë çështje, - i tha babai.
Nëna vendosi supën në mes të tavolinës. Një erë e këndshme mbushi dhomën.
- Le të hamë,- tha babai. Do flasim për këtë çështje mbas buke. Nuk e di se ç’farë bëni ju çuna, por unë kam uri të madhe. Daniel, rradha jote të bësh lutje. Danieli uli kokën dhe u lut.
- Të falenderojmë Perëndia ynë për këtë ushqim… Dhe përpara se të hapte sytë shtoi në heshtje: Dhe faleminderit që më ndihmove të them të vërtetën.



