Jam lapsi në duart e Perëndisë



nga: anila.shyti, botuar me: 16.02.2007

«Nuk mund ta harxhoj kohen time me kete cift klientesh», tha njeri nga shitesit e nje dyqani te madh shume te njohur, dhe vazhdoi:
Burri eshte i verber dhe gruaja e tij shurdhe dhe ka edhe probleme me syte!
Pergjegjesi qendroi per pak pa levizur dhe nuk dinte cte bente. Ishte shitesi me i mire i dyqanit ne shitjen e mobiljeve. Gjithashtu edhe motoja e dyqanit ishte: «Qellimi yne kenaqesia e klientit ».

Perpara se te arrinte te reagonte, nje shites tjeter iu afrua ciftit dhe me shume miresjellje dhe durim filloi tju sherbente. Per shume ore paraqiste mobiljet e ndryshme, per te cilat interesohej cifti. Me durim, me embelsi dhe sidomos me miresjellje u pergjigjej pyetjeve te tyre. Disa here iu desh te shkruante disa prej pergjigjeve te tij ne leter qe ti shikonte gruaja qe ishte e shurdhe. Si perfundim cifti u largua nga dyqani pasi beri nje porosi shume te madhe.

Pas disa ditesh drejtori i pergjithshem i dyqanit, mori nje telefonate me urime dhe falenderime nga drejtori i nje organizate te madhe shteterore qe kishte per qellim te ndihmonte me cdo lloj menyre njerez me probleme fizike.
Dhe me e rendesishmja ishte se pak me vone mjaft prej fisit te ciftit erdhen dhe bene blerje shume te rendesishme. Te gjithe kerkonin me padurim shitesin e sjellshem e te duruar qe permbi perqindjet qe merrte nga shitjet e bera qe ishte paga e tij, vuri tu sherbente bashkohesve te panjohur te tij qe kishin nevoje te vecante.

Ne fund te vitit, dyqani e emeroi si shitesin me te mire te vitit dhe i dha si shperblim nje shume te madhe parash.
Nene Tereza, kishte thene : Jam lapsi ne duart e Perendise qe dergon nje leter dashurie ne bote!

Ne jemi nje laps i tille ne duart e Tij?


per autorin: