Ja, pra, pse këndojmë!
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 28.03.2010
“Duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj” (Efesianëve 5:19)… “Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!” (Kolosianëve 3:16).
Parathënie
Pse këndojmë psalme, himne dhe këngë shpirtërore në shërbesat tona kishtare? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë si tek vargjet e mësipërme, ashtu edhe në pasazhe të tjera biblike. Këngët tona janë një akt adhurimi për Perëndinë dhe një mjet, për t’iu treguar të tjerëve rreth madhështisë së Tij. Kur këndojmë, e derdhim dashurinë tonë për Atë, të Cilin e duam dhe të Cilit i shërbejmë.

Këndojmë, ngaqë Perëndia është i denjë për t’u adhuruar
Tek Zbulesa 5:9, lexojmë rreth 24 pleqve, që e adhurojnë Zotin me këngë: “Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: “Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb, dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe”. Edhe ne kemi një këngë të re: “Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t’i besojnë Zotit” (Psalmi 40:3). Këndojmë për Atë, që na shpëtoi shpirtin me gjakun e Tij të çmuar në kryq. E adhurojmë Atë, si shprehje falenderimi dhe si dëshmi përpara atyre, që nuk e njohin Shpëtimtarin.
Ky lloj adhurimi nuk duhet të kryhet në mënyrë të çrregullt, apo në kundërshtim me atë, që thotë Bibla. Përkundrazi, duhet ta adhurojmë Zotin, njëlloj sikur të ishim, duke qëndruar me pleqtë rreth fronit qiellor. “Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t’i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falenderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij” (Kolosianëve 3:17). Kur i afrohemi Perëndisë për ta falenderuar, duhet ta falenderojmë me gjithë zemër. Të krishterët nuk e adhurojnë Perëndinë me gojë mbyllur. “Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde. Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës.Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit” (Psalmi 98:4-6).

I këndojmë Perëndisë sonë të lavdishëm
“Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës! I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi. Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij. Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij. Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat” (Psalmi 100).
Zoti Jezus Krisht doli fitimtar mbi Satanain, mbi vdekjen dhe mbi varrin. “Dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të” (Kolosianëve 2:15). Këndojmë, pra, shpesh për këtë fitore, por le të mos e harrojmë gjithashtu faktin se Ai i bëri fitimtarë edhe ata, që e ndjekin. “O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?” (1 Korintasve 15:55)… “Por, falemnderit Perëndisë, që na bën të ngadhnjejmë gjithnjë në Krishtin” (2 Korintasve 2:14).

I këndojmë Perëndisë, fuqisë sonë
“Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua. Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen. Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet” (Gjoni 15:4-7). Ishim të dobët e pa shpresë, para se ta pranonim Krishtin si Shpëtimtarin tonë. “Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët” (Romakëve 5:6). Por tani “mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin” (Romakëve 5:11).
Perëndia është forca jonë gjatë gjithë jetës. “Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e lartë” (Psalmi 18:2). Sa herë që të kemi frikë, le t’i drejtohemi Perëndisë në adhurim. “Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?” (Psalmi 27:1)… “O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua” (Psalmi 59:17). Ai na jep forcën, për të jetuar për Të. “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” (Filipianëve 4:13).

Këndojmë, sepse Ai është Perëndia i shpëtimit tonë
“Mos kini frikë, qëndroni dhe çlirimi do të vijë nga Zoti” (Eksodi 14:13). Ai, që na shpëtoi, është i denjë për t’u adhuruar dhe për t’u lartësuar me këngë, sidomos ngaqë i vetmi shpëtimtar na tregoi dashurinë dhe mëshirën e Tij. “Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim!” (Psalmi 18:46). A nuk mund ta falenderojmë dot Atë, që na i fali të gjitha mëkatet (Veprat e Apostujve 4:10-12) dhe që po na përgatit një banesë në Qiell (Gjoni 14:1-6)? Na e ka fshirë njollën, që na e kishte lënë mëkati. Na e ka larguar zemërimin, që na varej mbi krye. Na e ka hequr frikën e Ferrit.

Përfundim
Ja, pra, pse këndojmë! “Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla, unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim. Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t’i bëjë këmbët e mia si ato të durëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia” (Habakukut 3:17-19). I këndojmë Perëndisë, ngaqë Ai e meriton lavdërimin tonë!

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com