Intervistë me Zotin



nga: anila.shyti, botuar me: 15.03.2007

“Degjova, se me kerkove te me marresh ne interviste”.
“Po, Zot, nese ke pak kohe ne dispozicion…” iu pergjigja.
Perendia buzeqeshi me miresi dhe me tha:
“Koha ime eshte e perjetshme dhe e mjaftueshme, qe te bej cdo gje!”. Dhe vazhdoi: “Te degjoj pra, cfare do qe te me pyesesh?”
“Zot, dua te pyes, cfare eshte ajo gje qe te cudit me shume me njerezit?”
Perendia m’u pergjigj: “Ajo qe me cudit me shume me njerezit eshte se humbasin shendetin e tyre qe te fitojne parate, dhe me pas humbasin parate qe te fitojne shendetin e tyre. Jane ne ankth dhe shqetesohen per te ardhmen e tyre dhe harrojne te tashmen me perfundim qe te mos jetojne dhe te mos gezojne as te tashmen dhe as te ardhmen.
Jetojne sikur nuk do te vdesin kurre, dhe vdesin sikur nuk jetuan kurre”.

Qendruam per pak minuta ne heshtje dhe me pas i bera pyetjen tjeter.
“Zot, si Ate, cili eshte mesimi qe do te doje te mesonin femijet e Tu?” Perendia buzeqeshi dhe me tha:
“Dua qe te mesojne se nuk mund t’i detyrojne te tjeret qe t’i duan. Ajo qe mund te bejne eshte te lejojne veten e tyre qe te duan.
Te mesojne se ajo qe vlen me shume, nuk eshte ajo qe kane ne jeten e tyre, por ke kane te rendesishme ne jeten e tyre.
Te mesojne se nuk duhet te krahasojne veten e tyre me te tjeret. Shembulli qe duhet te ndjekin duhet te jete Jezus Krishti!

Te mesojne se i pasur nuk eshte njeriu qe ka me shume, por njeriu qe mjaftohet me pak. [b]Te mesojne se mjaftojne pak sekonda qe te hapin plage tek njerezit qe duan, por marrin vite qe t’i sherojne keto plage. Dua qe, te mesojne te falin ne te vertete. Te mesojne se parate mund te blejne te gjithe dhe te gjitha, pervec shpetimit te shpirtit te tyre. Te mesojne se dy persona mund te shikojne te njejten gje, duke e pare nga nje kendveshtrim i ndryshem. Per kete duhet te respektojne mendimin e njeri - tjetrit. Te mesojne se nuk eshte e mjaftueshme se cfare u kane falur te tjeret, por duhet edhe ata te falin te tjeret”.

Qendrova per pak duke shijuar keto momente. Me pas, falenderova Zotin per kohen qe me kushtoi dhe Ai plot miresi me tha: “Ne cdo moment, jam ketu, biri Im, 24 ore. Te vetmen qe mund te besh, eshte te me kerkosh dhe Une do te pergjigjem!”


per autorin: