Iniciativa



nga: anila.shyti, botuar me: 07.03.2007

Lajmi i mirë per iniciatorët eshtë se ata i bëjnë gjërat të ndodhin.  Por lajmi i keq është se ato bëjnë shumë gabime. 
Themeluesi i IBM-ës, Thomas Watson, vuri re dhe tha se “rruga për te suksesi është të dyfishosh raportin e deshtimive”.  Megjithese iniciatoret perjetojnë shume deshtim perseri kjo nuk i shqetëson.  Sa më e madhe mundesia per te fituar aq më e madhe eshtë mundësia për të deshtuar.
Senatori amerikan, Robert Kenedy, e permblodhi keshtu, “Vetem ata që kanë guximin që të dështojnë fort kanë shancin të arrijnë gjëra madhështore.”  Në qofte se doni të arrini shumë ju duhet të inicioni dhe ta nxirrini veten zbuluar perballë deshtimit të mundshem. 
Mendoni një njeri ne mes të detit në një natë të errët dhe nuk noton dot ne as nje drejtim sepse ka frikë se po shkon në drejtim te gabuar dhe thjeshtë rri dhe pret. Të prësesh në mës të detit pa marrë një drejtim është thjeshtë të pranosh vdekjen. Eshte e vertetë se të marrësh iniciative dhe të notosh në një drejtim mund të të coj në drëjtim të gabuar.  Por, mund të jetë edhte drejtimi i duhur, dhe ju kurre nuk do ta dini deri sa te keni filluar të notoni.  John F.Kenedy theksoj “Ka rrisk dhe kosto ne cdo program veprimi, por në afatin e gjatë është shumë më e vogel se sa risku de kostoja e mosveprimit.”  
Iniciativa ka shume rendesi për studentët që në të ardhmën do të kenë njerez që do të presin drejtim prej tyre.  Nuk ka gjë më të pashprese për një shoqeri se sa kur grupi i njerëzve që dikur do të marrin celsat e shoqerisë nuk kanë iniciativë. Vetë fjala do të thotë të ecesh neper vende që nuk ke qenë më parë.  Shpeshherë kur i pyet studentët se perse kanë ardhur në universitet, shumë do të përgjigjen “për te gjetur nje punë të mirë.”  Dhe kuptimi i vërtët shpeshherë është “të mund të kem mundesi për të ndenjur mënjane, i sigurtë nga rreziku i të papriturave.” 
Një nga iniciatoret më të medhenj të shekullit 20-të, Presidenti i ShBA-së, Theodore Roosevelt, tha per veten e tij: “Nuk kam asgjë të shkëlyeshme apo të vecantë në biografinë time pervecse ndoshta një gjë - kur më mbushet mendja per të bërë dicka,veproj.” 
Mos harroni që edhe në iniciativen tende të kerkosh keshille nga njerez te tjera.  Sic thuhet ne Bibel: 

“Planet dështojnë ku nuk ka arsye,por realizohen atje ku ka një mori kështilltarësh” (Fjalet te Urta 15:22).
Merrni keshille dhe merrni iniciative!Përgatiti niko sejati


per autorin:



Lidhje te tjera..

 

  • #
  • #
  • #
  • No related posts