Indinjimi…



nga: spiros.portinos, botuar me: 15.07.2010

Një mëkat drejton tek tjetri. Askush nuk vodhi një bankë nëse më parë nuk vodhi një laps nga shoku i tij i bankës në shkollën fillore…

Duhet vazhdimisht t’ju kujtohet në mëndje një krim i cili u bë historik. E bëri Davidi. Në të vërtetë ishtë kaq i vogël por në thelb kaq i pamend… Dhe nuk mund të thotë dikush shumë gjëra në lidhje me atë gjënë e vogël që bëri Davidi. Ushtritë e tij luftonin, e meqë ra fjala duhet të dihet se luftonin për Davidin. Kurse ai? Ai flinte gjumë. Kush e di c’farë mund të kishte ngrënë, c’farë mund të kishte pirë…ra për të fjetur…verë ishte…shumë vapë bënte… Por në një moment gjumi i doli, dhe ndërsa shkoi në dritare për të marrë pak ajër të pastër shikon një zonjë që po bënte banjë, e cila nuk ishte kujdesur të mbyllte dritaren e saj. Pas kësaj Davidi mëkatoi, vrau dhe burrin e gruas, ushtritë e Davidit u turpëruan nga armiqtë, emri i Perëndisë u blasfemua…nga një shikim…vetëm nga një shikim!

Jemi tek Marku 14:54…”Dhe Pjetri e ndoqi (Jezusin) nga larg deri brënda në pallatin e kryeprifti dhe u ul atje bashkë me shërbëtorët* që të ngrohej prannë zjarrit…”

E përmendim shpesh këtë. Njeriun mund ta vrasësh me një plumb që është kaq i vogël ose vetëm me një bombë bërthamore. Pjetri bëri një të rreshkitje të madhe. Zbriti poshtë, zbriti dhe zbriti deri sa ra. Në një moment të caktuar mohoi… dhe në një cast më vonë edhe shau! Dhe u betua…: nuk e njoh, - tha. Do tju kujtohet ndoshta kur e kemi përmendur edhe më parë se gabimi i tij i parë, mëkati i tij i parë, të parën goditje që mori si me sëpatë…ishte kur nëna e Zebedeut shkoi tek Jezusi dhe i kërkoi Atij që djemtë e saj të bëheshin pjestar të qeverisë së Tij duke i qënduar Jezusit njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë…dhe ndërsa të tjerët e dëgjuan, midis të tjerëve ishte dhe Pjetri e sigurisht si të gjithë të tjerët u zemërua, u indinjua. Do tju lutesha shumë që në cdo moment të vështirë që mund të ndodheni ndonjëherë të kujtoni qartë në zemrën tuaj goditjen e parë që mori Pjetri. Mos drejtoni dhe mos shtyni asnjë nga vëllezërit tuaj të indinjohet. N.q.se do të dua më shumë nje vëlla nga tjetri, është e sigurte se pastaj njëri prej tyre do të indinjohet. Mos bëni preferenca tek vëllezërit. Të doni më shumë vëllezërit që duket se janë të rënë, ata më të pafuqishmit… Është mirë që sa herë që të mbidhemi këtu të flasim disa herë me radhe për të gjitha këto goditjet me radhë.
Në qoftë se ju kujtohet radhën e parë folëm për një goditje të dytë… ishtë ajo shprehja prej së largu…! Kurse sot do të flasim për atë goditjen e tretë që morri ai “lisi i trashë’ që quhej Pjetër…shkoi me shërbëtorët…

Shikoj dikë të ri dhe pyes, kush është ai. Sic mund ta dini dhe ju shpesh herë ju qëllon që të keni me një tjetër shumë gjera të përbashkëta… por nuk jeni ju…ai. Ju nuk i takoni më kësaj bote…ju jeni të gjithë të vdekur (në Të). A mos keni parë ndonjeherë që të bëjë shoqëri një i vdekur me ndonjë të gjallë…C’farë kërkonte Pjetri me shërbëtorët? Si mendoni !? Të gjithë ju mund ta kujtoni historinë e mrekullueshme tek Luka 15 për djalin e humbur. Pas kthimit të djalit të vogël, babai shumë i gëzuar therri vicin më të majmë që kishte…atë që e ushqente me grure… por djali i madh… djali i madh… u kthye tek i jati dhe filloi të ankohej pse duhet të bënte gjithë atë festë të madhe për kthimin e djalit të vogël kur ky i fundit i kishte harxhuar të gjitha parate dhe fundi fundit kishte turpëruar edhe emrin e mire të familjes. Babai i tha se ky biri im ishte i vdekur dhe tani u ngjall… Ne nuk do ta pranonim kurrë këtë…ne do të thoshim se ky është vecse një djalë i keq pa pasur aspak mirësi brenda tij. Ishte një dembel klasik dhe i rëndomtë, - do të thoshim ne, - nuk ja vlen që të bëhet gjithë ky harxhim për të…. Jo, - thotë përsëri babai, - ishte i vdekur.

Njoh një njeri. Shumë i pasur është. Cdo mëngjes shkon në zyrën e tij dhe gjen aty pesëmbëdhjetë sekretare në zyrën përballë, dhe njëzetë apo tridhjetë nëpër zyrat e tjera. Në tavolinën e tij gjenden pesë telefona. Ka shumë kujdestërë të punërave. Ai është bossi i mijera punëtoreve…nuk më thoni tani: a mundet dikush prej jush ti thotë se je i vdekur??! E megjithatë ky për Perëndinë është një i vdekur. Dhe Perëndia di se c’farë thotë, dhe e di dhe e shikon më mirë se c’mund ta shohin sytë e mi dhe të tu…. Në qoftë se e doni vërtet një njeri më shumë dhe keni dëshrë të punoni me të mos harroni të luteni për të cdo orë, cdo minutë. Duhet të luteni për të gjithnjë. Do të përmendim pak sot edhe një tjetër goditje, atë të katërtën. Shërbëtorët kishin shtrirë duart drejt dhe po ngroheshin pranë zjarrit… Askush nuk ju do më shumë se Perëndia, nëna juaj dhe babai juaj. Por në Dhjatën e Vjetër thuhet dicka. Edhe nëse babai dhe nëna jotë do të të braktisin, unë nuk do të të braktis kurrë… Edhe nëse nëna do ta lërë foshnjen që është akoma duke marrë gji, Unë nuk kam për ta harruar kurrë. Të kam gdhendur në pëllëmbët e mia, - thotë Zoti, nuk do të braktis kurrë…

Të dashur vëllezërit e mi. Ruhuni. Ruhuni. Nga fjalët e botës. Nga buzëqeshja e botës. Ndoshta mund ta keni degjuar ose mund ta keni parë edhe film atë historinë e bukur për Odisenë…të cilit i duhej të kalonte në disa ngushtica, dhe mbi disa shkëmbinj rrinin ato sirenat, gjysëm peshk e gjysëm njeri, që këndonin mjaft bukur me ato harpat e tyre. Të gjithë ata që i dëgjonin të shtyrë nga dëshira për ti parë shkonin në drejtim të tyre me anije, por ngushtica atje ishte e mbushur plot me shkëmbinj dhe anijet përplaseshin dhe fundoseshin derisa të gjithë vdisnin. Dhe pas gjithë kësaj sirenat i hanin të gjithë njerëzit që ishin dikur mbi anije dhe të sigurtë…

Kini kujdes nga këngët e botës. Ngriheni zinxhirin e zemrës suaj deri në grykë. Mos dëgjoni fjalët e tyre lajkatare. Mos shkoni asnjëherë të ngroheni në zjarrin e shoqërive të tyre. Dhe në castin kur ai person i botës ju flet keq kundër Kishes së Perëndisë dhe kundër vet Perëndisë madje. Kur ju flet keq për vëllezërit tuaj dhe madje edhe për armiqtë tuaj, lutjuni Perëndisë dhe i thoni: Zot të lutem më ndihmo që asgjë prej këty të mos gjejë fole ne zemrën time. Fëmijet e Perëndise janë nëndetëse. I keni parasysh nëndetëset besoj që janë të përgatitura që të jetojnë brenda në ujë, por mjerë ata që janë brenda në qofë se uji do të futet brenda. Katastrofë do të jetë….

Jetojmë pranë shërbëtorëve të botës, por jo si ata. Udhëtojmë me ta në të njëjtin tren dhe në të njëjtin autobus, por ama nuk ngrohemi me zjarrin e tyre. Nuk i këndojmë këngët e tyre. Nuk i pranojmë shpjegimet dhe historitë e tyre. Nuk vemë në zemrën tonë asgjë prej atyre që e dimë se janë kurthe e prita për të tjerët. E dini cduan ata prej nesh? Vetëm të na largojnë nga fytyra e Krishtit. Goditja e parë: indinjimi…! Goditja e dytë: e tha Pjetri vetëm pak kohë më parë… atë… fjalën më të ndyrë…Unë..nëse të gjithë të braktisin unë…!! Bo bo !! Zjarri dhe uji, Perëndia dhe uni i njeriut nuk mund të ecin dot kurrë së bashku. Atje ku të dëgjoni fjalën unë, ta dini se dhe pak në atë vend në atë mjedis aty do të ketë nje varrim. Largohuni prej botës. Kthejini shpinën fjalëve të tyre. Sirenat nuk kendojnë për të të lavdëruar. Këndojnë për t’ju mbytur, për t’ju ngrënë, për t’ju zhdukur. Djalli ka vetëm dhe vëtëm një qëllim…të na zhvidhosi nga kryqi dhe forca shpëtuese e tij…. Lutuni për këtë vëllezërit e mi….Mos harroni: Zoti nuk ka për të na braktisur kurrë…

(c) Spiros I. Portinos


per autorin:



Lidhje te tjera..