“Indinjimi…”



nga: eno.dokollari, botuar me: 27.10.2009

Një mëkat të çon tek tjetri. Askush nuk vodhi një bankë nëse më parë nuk vodhi një laps nga shoku i tij i bankës në shkollën fillore. Duhet vazhdimisht t’ju kujtohet në mendje një krim, i cili u bë historik.
E bëri Davidi. Në të vërtetë ishte kaq i vogël por në thelb kaq i pamend… Dhe nuk mund të thotë dikush shumë gjëra në lidhje me atë gjënë e vogël që bëri Davidi. Ushtritë e tij luftonin, e meqë ra fjala duhet të dihet se luftonin për Davidin. Kurse ai? Ai flinte gjumë. Kush e di se çfarë mund të kishte ngrënë ose pirë… ra për të fjetur… verë ishte… shumë vapë bënte… Por në një moment, gjumi i doli dhe ndërsa shkoi në dritare për të marrë pak ajër të pastër, shikon një zonjë që po bënte banjë, e cila nuk ishte kujdesur të mbyllte dritaren e saj. Pas kësaj Davidi mëkatoi, vrau edhe burrin e gruas, ndërkohë ushtritë e Davidit u turpëruan nga armiqtë, emri i Perëndisë u blasfemua… nga një shikim… vetëm nga një shikim!
Jemi tek Marku 14:54… «Dhe Pjetri e ndoqi (Jezusin) nga larg deri brenda në oborrin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojtarët dhe ngrohej afër zjarrit…»
E përmendim shpesh këtë. Njeriun mund ta vrasësh me një plumb që është aq i vogël ose vetëm me një bombë bërthamore. Pjetri bëri një rrëshqitje të madhe. Zbriti poshtë. Zbriti dhe zbriti deri sa ra. Në një moment të cakuar, mohoi… dhe në një çast më vonë edhe shau! Dhe u betua… Nuk e njoh - tha. Do t’ju kujtohet ndoshta kur e kemi përmendur edhe më parë, se gabimi i tij i parë, mëkati i tij i parë, të parën goditje që mori si me sëpatë, ishte kur nëna e bijve të Zebedeut shkoi tek Jezusi dhe i kërkoi Atij që djemtë e saj të bëheshin pjesëtarë të qeverisë së Tij duke i qëndruar Jezusit njëri në të djathtë e tjetri në të majtë… dhe ndërsa të tjerët e dëgjuan, midis këtyre të tjerëve ishte edhe Pjetri, e sigurisht si të gjithë të tjerët u zemërua, u indinjua. Do t’ju lutesha shumë që në çdo moment të vështirë që mund të ndodheni ndonjëherë, të kujtoni qartë në zemrën tuaj goditjen e parë që mori Pjetri. Mos drejtoni dhe mos shtyni asnjë nga vëllezërit tuaj të indinjohet. N.q.s do të dua më shumë një vëlla nga tjetri, është e sigurt se pastaj njëri prej tyre do të indinjohet. Mos bëni preferenca tek vëllezërit. Të doni më shumë vëllezërit që duken se janë të rënë, ata më të pafuqishmit… Është mirë që sa herë që të mblidhemi këtu, të flasim disa herë për të gjitha këto goditje me radhë.
N.q.s ju kujtohet, radhën e parë folëm për një goditje të dytë… ishte ajo shprehja “prej së largu!”
Kurse sot do të flasim për atë goditjen e tretë që mori ai “lisi i trashë” që quhej Pjetër… shkoi me shërbëtorët… Shikoj dikë të ri dhe pyes se kush është ai. Siç mund ta dini edhe ju, shpeshherë ju qëllon që të keni me një tjetër shumë gjëra të përbashkëta… por nuk jeni ju ai… Ju nuk i takoni më kësaj bote… ju jeni të gjithë të vdekur (në Të). A mos keni parë ndonjëherë që të bëjë shoqëri një i vdekur me ndonjë të gjallë..? Çfarë kërkonte Pjetri me shërbëtorët? Si mendoni? Të gjithë ju mund ta kujtoni historinë e mrekullueshme tek Luka 15 e cila flet për djalin plangprishës. Pas kthimit të djalit të vogël, babai shumë i gëzuar theri viçin më të majmur që kishte… atë që e ushqente me grurë… por djali i madh… djali i madh… u kthye tek i ati dhe filloi të ankohej pse duhet të bënte gjithë atë festë të madhe për kthimin e djalit të vogël kur ky i fundit i kishte harxhuar të gjitha paratë dhe në fund të fundit e kishte turpëruar edhe emrin e mirë të familjes. Babai i tha se ky biri im ishte duke vdekur dhe tani u ringrit… Ne nuk do ta pranonim kurrë këtë… ne do të thoshim se ky është veçse një djalë i keq pa pasur aspak mirësi brenda tij. Ishte një dembel klasik dhe i rëndomtë , - do të thoshim ne, - nuk ia vlen që të bëhet gjithë ky harxhim për të… Jo, - thotë përsëri babai, - ishte i vdekur.

Njoh një njeri. Shumë i pasur është. Çdo mëngjes shkon në zyrën e tij dhe gjen pesëmbëdhjetë sekretare në zyrën përballë dhe njëzetë apo tridhjetë nëpër zyrat e tjera. Në tavolinën e tij gjenden pesë telefona. Ka shumë kujdestarë të punërave të ndryshme. Ai është bosi i mijëra punëtorëve… nuk më thoni tani: a mundet dikush prej jush t’i thotë se je i vdekur?? E megjithatë ky për Perëndinë është një i vdekur. Dhe Perëndia di se çfarë thotë, dhe e di dhe e shikon më mirë se ç’mund të shohin sytë e mi dhe të tu… Nëse doni vërtet një njeri dhe keni dëshirë të punoni me të, mos harroni të luteni për të çdo orë, çdo minutë. Duhet të luteni për të gjithnjë. Do të përmendim pak sot edhe një tjetër goditje, atë të katërtën. Shërbëtorët kishin shtrirë duart drejt dhe po ngroheshin pranë zjarrit… Askush nuk ju do më shumë sesa Perëndia i cili është nëna dhe babai juaj. Por në Dhjatën e Vjetër thuhet diçka: “Edhe nëse babai dhe nëna jote do të të braktisin, Unë nuk do të të braktis kurrë… Edhe nëse nëna do ta lërë foshnjën që është akoma duke marrë gji, Unë nuk kam për ta harruar kurrë. Të kam gdhendur në pëllëmbët e mia, - thotë Zoti, nuk do të braktis kurrë…”
Vëllezërit e mi të dashur! Ruhuni. Ruhuni. Prej fjalëve të botës. Nga buzëqeshja e botës. Ndoshta mund ta keni dëgjuar ose mund ta keni parë edhe në film atë historinë e bukur të Odisesë… i cili i duhej të kalonte në disa ngushtica dhe mbi disa shkëmbinj qëndronin ato sirenat të cilat ishtin gjysmë peshk e gjysmë njeri dhe të cilat këndonin mjaft bukur me ato harpat e tyre. Të gjithë ata që i dëgjonin, të shtyrë nga dëshira për t’i parë, shkonin në drejtim të tyre me anije por ngushtica atje ishte e mbushur plot shkëmbinj dhe anijet përplaseshin dhe fundoseshin derisa të gjithë vdisnin. Dhe pas gjithë kësaj sirenat i hanin të gjithë njerëzit që dikur ishin mbi anije të sigurt…
Kini kujdes nga këngët e botës. Ngrijeni zinxhirin e zemrës suaj deri në grykë. Mos dëgjoni fjalët e tyre lajkatare. Mos shkoni asnjëherë të ngroheni në zjarrin e shoqërive të tyre. Dhe në çastin kur ai person i botës ju flet keq kundër Kishës së Perëndisë dhe kundër vetë Perëndisë madje, kur ju flet keq për vëllezërit tuaj dhe madje edhe për armiqtë tuaj, lutjuni Perëndisë dhe i thoni: Zot të lutem më ndihmo që asnjë prej këtyre gjërave të mos gjejë fole në zemrën time. Fëmijët e Perëndisë janë nëndetëse. I keni parasysh nëndetëset besoj të cilat janë të përgatitura që të përdoren brenda nën ujë por mjerë ata që janë brenda në qoftë se uji do të futet brenda. Katastrofë do të jetë…
Jetojmë pranë shërbëtorëve të botës por jo si ata. Udhëtojmë me ta në të njëjtin tren dhe në të njëjtin autobus por ama nuk ngrohemi me zjarrin e tyre. Nuk i këndojmë këngët tyre. Nuk i pranojmë shpjegimet dhe historitë e tyre. Nuk vëmë në zemrën tonë asgjë prej atyre që e dimë se janë kurthe e prita për të tjerët.
E dini ç’duan ata prej nesh? Vetëm të na largojnë nga fytyra e Krishtit. Dhe kjo është goditja e parë. Indinjimi…! Dhe goditja e dytë: e tha Pjetri vetëm pak kohë më parë… atë… fjalën më të ndyrë… Unë.. nëse të gjithë të braktisin unë…!! Bo bo!! Zjarri dhe uji, Perëndia dhe uni i njeriut nuk mund të ecin dot kurrë së bashku. Atje ku do të dëgjoni fjalën unë, ta dini se edhe pak në atë vend në atë mjedis aty, do të ketë një varrim. Largohuni prej botës. Kthejini shpinën fjalëve të tyre. Sirenat nuk këndojnë për të të lavdëruar. Këndojnë për t’ju mbytur, për t’ju ngrënë, për t’ju zhdukur. Djalli ka vetëm dhe vetëm një qëllim… të na zhvidhosë nga Kryqi dhe forca shpëtuese e tij… Lutuni për këtë vëllezërit e mi… Mos harroni Zoti nuk ka për të na braktisur kurrë…

I moshuari
“Spiros.I.Portinos”


per autorin:



Lidhje te tjera..