Identiteti i telefonuesit ..



nga: kamenica, botuar me: 26.12.2006

Një pastor shërben në një kishë që qyhet “Tabernakulli i Perëndisë së Plotfuqishëm (Almighty God Tabernacle)”.

Ditën e shtunë në darkë para disa javësh, ky pastor punoi deri vonë, dhe vendosi ti telefononte së shoqes para se të nisej për në shtëpi.

Ora ishte rreth 10:00 e darkës, por e shoqja nuk u përgjigj.

Pastori e la zilen të binte për një kohë të gjatë.

 

Ai mendoi se ishte e çuditshme që ajo nuk e ngrinte, por vendosi të mbledhë disa gjëra dhe të provojë përsëri pas disa minutash.

 

Kur provoi përsëri ajo u përgjigj menjëherë. Ai e pyeti përse nuk u përgjigj kur telefonoi më parë dhe ajo tha se nuk kishte rënë zilja në shtëpinë e tyre.

Ata nuk i dhanë më rëndësi kësaj ngjarjeje dhe u morën me punët e tyre.

 

Të hënën pasardhëse, pastori mori një telefonatë në telefonin e zyrës së kishës, i cili qe telefoni që përdori të hënën në darkë. Burri me të cilin foli donte të dinte pse i kishte telefonuar të shtunën në darkë. Pastori nuk mund të kuptonte se për çfarë po fliste ky person. Pastaj burri tha, “Zilja binte e binte, por unë nuk u përgjigja.”

 

Pastori u kujtua për ngatërresën dhe kërkoi falje për shqetësimin, duke shpjeguar se kishte tentuar të merrte gruan e tij.

 

Burri tha, “Në rregull, por më lejo të të tregoj historinë time.

 

Unë kisha planifikuar të vrisja veten të shtunën në darkë, por para se ta bëja, u luta, “Perëndi, nëse je aty dhe nuk do që unë ta bëj këtë, më jep një shenjë tani”. Në atë moment zilja e telefonit tim filloi të binte. Kontrollova identitetin e telefonuesit dhe shkruante, “Perëndia i

Plotfuqishëm (Almighty God)”… e kisha frikë të pëgjigjesha!


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.