I varfëri dhe i pasuri
Ishte nje njeri i varfer dhe lypes, qe rrinte anes rruges afer nje lumi.
Aty kalonte gjithmone nje i pasur. Ishte me i pasuri i fshatit. I pasuri i thote njehere te varferit: “I shikon keto ara, te gjitha jane te miat. I shikon ato ndertesat e bukura, te gjitha jane te miat. I shikon te gjitha keto pemet dhe lulishtet, te gjitha jane te miat. E shikon kete lumin ketu, ky eshte i imi. Te gjitha keto qe shikon perreth jane te miat!”.
I varferi i thote: “E shikon ate qiellin lart? Ai eshte i teri i imi!”.
Naten, i pasuri pa ne enderr se vdiq me i pasuri i fshatit, dhe u ngrit nga gjumi i trembur dhe po pickonte veten, qe te kuptonte nese kishte vdekur apo jo.
Te nesermen ne mengjes mori vesh se kishte vdekur “i varferi” qe rrinte anes rruges dhe lypte.
Bijte e Perendise me te vertete jane me te pasurit e botes, sepse do te trashegojne Mbreterine e Perendise! Kjo eshte pasuri qe ngelet perjete!



