I shpëtuar
I shpëtuar!
Shume pak njerez gjenden ne bregdet ne oret e para te mengjesit, por asnje prej tyre nuk vuri re nje notar te fuqishem, i cili me shpejtesi u hodh ne det dhe pas pak u gjend shume larg nga bregu. Ngaqe ishte i ri nuk mendonte rrezikun dhe keshtu shume shpejt po i largohej bregut te detit.
Kthehet menjehere me drejtim nga bregu, por kuptoi se ishte i detyruar te notoje kunder me rrymen. U mundua per mjaft kohe, derisa ne fund krejt i derrmuar u shtri ne kurrriz dhe u dorezua ne deshiren e detit. Ishte njeri fetar, madje ishte predikues ne nje kishe me shume njerez. Jetonte nje jete mjaft morale dhe deri ate dite ishte i kenaqur nga vetja e tij. Vecse tani qe shikonte detin perpara tij, shpirti i tij u zgjua dhe zbuloi se nuk kishte asnje shprese per perjetesine, nuk ishte i gatshem e vdiste. Nje gje i mungonte: Nuk kishte maredhenie personale me Krishtin!
Ndjeu tmerr. Valet dukeshin te belbezonin pa pushim ne veshet e tij: ‘‘Mos valle ndersa u kam predikuar te tjereve, une vete te gjendem i perjashtuar?’’ (Korintasve 9:27).
Ndjeu se ndersa predikonte tek te tjeret shpetimin, ai vete nuk e kishte ate! Kuptoi se jeta e tij pavaresisht nga perendishmëria e saj e jashtme, ishte nje tallje perpara Perendise. Kuptoi se te gjitha veprat e tij te mira, ishin ne realitet ‘‘vepra te vdekura’’ (Hebrenjte 9:14).
Brenda kesaj humnere te frikshme qe gjendej klithi drejt Perendise, jo per shpetimin e jetes se tij, por per shpetimin e shpirtit te tij. Po, atje, plotesisht i vetem me Perendine i rrethuar nga valet klithi me ze te forte “Zot me shpeto mua. Po humbas si nje i keq dhe mekatar’’.
Sic ai klithi tek Perendia erdhi përgjigja: “… gjaku qe ofroi me vdekjen e tij Biri i Tij, na pastron nga cdo mekat’’ (1 Gjonit 1:7). “… qe te mos humbase kushdo qe beson ne te, por te kete jete te perjetshme’’ (Gjoni 3:16).
Atehere me ngadale belbezoi: “Zot , besoj se ky gjak i cmuar u derdh per mua’’. Jete dhe paqe hyne brenda shpirtit te tij dhe pastaj humbi ndjenjat.
“Baba! Baba! Ja shiko atje! Cfare eshte ajo lart mbi uje? Me siguri eshte njeri’’, tha i biri i pronarit te nje varke peshkimi. Babai pa. Ai u hodh menjehere tek lopatat duke thirrur: “Shpejt hapni lopatat qe te shpetojme kete njeri’’.
Burrat filluan te vozisin me te gjithe forcen e tyre. Drejtuesi i varkes pa trupin te zhytet dhe te dale perseri ne siperfaqe, gjithnje e me afer varkes. “Jepuni lopatave djema se arritem’’.
Pas pak u gjenden prane trupit dhe u munduan qe ta kapnin. Duar te forta sollen trupin pa ndjenja te njeriut brenda ne varke. Shpejt u munduan me cdo lloj mjeti qe ta sjellin ne jete.
Duar te gatshme e cuan ne breg ku pas pak e mblodhi veten. Tani kishte jete. Jo vetem jeten fizike por dhe jeten e perjetshme (Gjoni 6:47, Gjoni 5:13).
Nje jave me vone ne te njejten varke, njeriu e fjale deshmoi gjithe sa Krishti kishte bere ne jeten e tij kur e kercenonin dallget dhe gjykimi i perjetshem. U foli atyre qe e shpetuan per Shpetimtarin Jezus Krisht, dhe se eshte e pamundur qe ne te bejme dicka per te shpetuar, sepse kjo veper eshte bere plotesisht nga Krishti. Dhe u lexoi nga Fjala e Perendise:
“Por Perendia‚ qe eshte i pasur ne meshire, per shkak te dashurise se tij te madhe me te cilen na deshi, edhe atehere kur ishim te vdekur ne faje, na dha jete me Krishtin (ju jeni te shpetuar me ane te hirit)’’ (Efesianeve 2:4-5).
“Ju ne fakt, jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por eshte dhurata e Perendise, jo nga vepra qe te mos mburret askush’’ (Efesianeve 2:8-9).
“Kur me pate brenda ne uje ate mengjes, munda te beja ndonje gje qe te ndihmoja veten time per te shpetuar? Nuk ju ndihmova qe te me shpëtonit, por ju u munduat me forcat tuaja dhe une shijova perfundimet e mundit tuaj. Ai ne te njejten menyre beri vepren dhe ne shijojme perfundimet e saj.
Tani miqte e mi besoj se kuptoni se c’lidhje kane gjithe sa me ndodhen me vepren e Krishtit. Ai i Pamekatshmi, vuajti per ne, mori vendin tone dhe na ofroi vendin e Tij. Besoni ju se ndersa jetoj do te harroj ndonjehere, ose do te pushoj te jem i mbushur me mirenjohje dhe dashuri per ju qe bete kaq sakrifice per mua?
Pikerisht njelloj ndodh midis nesh dhe Zotit tonë. Kur e di që pagoi kaq shtrenjtë per te me shpetuar, nuk mund te jetoj vitet e mbetura te jetes sime sikur te mos te me kete ndodhur asgje. Dua qe jeta ime, te tregoj perreth meje mirenjohjen, dashurine dhe adhurimin qe ushqej per Ate!’’
Mjaft prej peshkatareve e dhane zemren tek Jezus Krishti!



