I krishteri dhe berberi ateist



nga: anila.shyti, botuar me: 24.01.2007

I krishteri dhe berberi ateist!

Nje krishtere i vertete dhe nje berber ateist po ecnin prane njeri - tjetrit, ne njeren prej lagjeve te varfra te Cikagos. Ata hasen varferi, papasterti dhe mjerim ne cdo ane.

Berberi iu kthye te krishterit dhe i tha:
“Ne qofte se Perendia do te ekzistonte me te vertete, dhe ne qofte se do te ishte Perndi i dashurise, sic u thua ti njerezve, atehere si mund te kishte nje varferi, mjerim dhe korrupsion te tille ne bote?
Nje Perendi dashurie nuk do te mund te lejonte gjera te tilla”.

I krishteri nuk iu pergjigj menjehere, por ne zemer iu lut Zotit ta lejonte ate qe te gjente nje pergjigje te duhur.
Pas pak, te dy takuan nje pijanec krejtesisht te lene pas dore.
Ai kishte mustaqe dhe floke te gjata, qe me sa dukej, nuk ishte qethur per muaj te tere, pasi i binin mbi jaken e kemishes.

“Ti, nuk mund te jesh berber i mire” - iu drejtua i krishteri berberit,
- “sepse perndryshe, ky njeri nuk do te dilte neper rruge kaq i lene pas dore”.

“Pse me bene mua pergjegjes per te?” - U pergjigj tjetri i zemeruar.

“Ke te drejte” - tha i krishteri - “dhe kjo eshte arsyeja pse njerezit vazhdojne te jene skllever te tille te mekatit dhe te veseve te keqija.

Ata nuk pranojne te vijne tek Zoti Jezus, i Vetmi qe mund ta ndryshoje jeten e tyre te mjere dhe t’i beje ata te lumtur pergjithmone!!!


per autorin: