I çliruar nga urrejtja



nga: jeton.sokoli, botuar me: 11.12.2011

Sapo kishte kaluar ora gjashtë e mëngjesit, kur unë mora udhëzimet nga babai im , që të shkoj e të hap deren e të gjitha kafshëve dhe ti tregoj familjes që të bëhen gati te ikin nga shtepia sepse forcat paramilitare Serbe sapo kishin hyr ne fshat. Por ishte shume vonë. Dyert e oborrit të shtëpisë u rrëzuan përtoke nga një tank i madh i kalter. Një ushtar i gjatë e i maskuar, me kapi për krahu dhe më pyeti se ku ishte babai im. Por une nuk u përgjigja. Ai vendosi tyten e kallashnikovit ne veshin tim. Pastaj pyeti mamanë time për para dhe ajo i dha 80 marka. Ushtari u zemrua shume saqë mendova se do te me vrasë menjhere, por unë nuk kisha frikë. Mbeta pa ndjenja. Babai më kishte mësuar kurrë të mos dërezohem, madje edhe nëse kjo dhemb.

Babai im u vra atë ditë, dy minuta pasi që na detyruan t’ia kthenim shpinen.
Degjuam të shtënat dhe shtëpia nisi të digjet.

Babai im ishte antar i Ushtrisë Clirimtare të Kosoves. Një burrë i cili luftoi per ideal dhe u mundua të cliroje vendin e tij nga regjimi pushtues i cili sundonte mizorisht mbi vendin dhe jetet tona. Shume muaj , para se të hynin forcat ne fshatin tim, unë kisha filluar të bëja roje për babain tim ndersa ai flinte.

Të njejten ditë kur u vra babai im, ne ecem gjithë diten dhe naten , në mënyre që të kalojmë kufirin për në Shqipëri, dhe të gjejmë strehe për famijen tone. Nga Fshati Meje i Gjakoves, kemi ecur për në Prizren një ditë e një natë per te arritur ne kufi në mesditen tjeter. Pasi qëndruam në Shqipëri për tre muaj, u kthyem në Kosovë, pasi që trupat e NATO-s kishin hyrë në vend.

Kur ne u kthyem, asgje nuk kishte më e njejtë. Ishte sikur ferri te kishte shpërthyer nga zemra e tokes. Aq shum dhimbje kishte mushur zemren time. Kam qare shume ato ditë. Nderkaq isha duke u afruar dyerve të thyera dhe qëndroja para shtëpisë së djegur dhe mbetjeve mortore të njerzve që ishin masakruar ne oborrin e shtëpisë sime. Babai im, tre axhët dhe dy djemte e axhes ishin masakruar po atë ditë së bashku me 500 burra e gra në Meje të Gjakoves.

Gjatë kësaj kohe, kisha mbledhur shume urrejtje nga ekoja e të shtënave të dëgjuara në mëngjesin e 27 Prillit, të cilat me lane të rritem pa dashurinë aterore. Për shume vite përgatitesha për gjakmarrje. Gjithe këto kishin mbjelle në zemren time shume dëshirë për hakmarrje për ata mizorët…

Dhe ti mund të thuash se pse po shkruaj aq shumë për luften??

* * *

Një ditë një djale i ri, së bashku me një grup tjeter vizituan shtëpinë time të rrenuar dhe interesoheshin të mesonin historine e ngjarjes sonë. Ata do vendosnin të rindërtonin shtëpinë e djegur.

Ky djale i ri, në dorë kishe një liber që me tha se quhej Bibla. Une e pyeta se pse e mban ne dore Biblen kur ne fakt ai vete është mysliman. Ai mu pergjigj se me te vertete si origjine kam qenë mysliman, por sot une vete kam vendosur te besoj në Jezus Krishtin. Sigurisht kjo ishte dicka e re për familjen tone.

Ata me prezantuan me Jezus Krishtin e gjallë, me Atë qe sot jeton e jo me atë që unë kisha parasysh duke e pare të gozhduar në nje kryq.

Për here të pare perjetova prekjen e Jezus Krishtit të gjallë në jeten time. Ishte mbushja e cdo boshlleku qe lufta me kishte krijuar. Ishte plotesimi i cdo endre qe deri atehere kisha patur. Ishte nje permbushje e plote, qe me pare nuk besoja se do ta takoja ndonjehere.

Megjithate duke pasur frike dhe presion te vazhdueshem nga familja si dhe nga rrethi i gjere i fisit, e duke qene thjesht nje adoleshent, mendoja se me së miri do te ishte të largohesha nga kontakti me këta njerez, qe familja dhe rrethi ku jetoja i ashtuquante si “te pa fe”

Një natë isha i vetem në dhomë dhe ndjeva cuditerisht prezencen e dikujt, edhe pse nuk shihja asgjë. Kjo prezence mu be kaq e forte sa qe fillova të kem frikë, dhe e mbulova koken me batanie. Në atë cast ndjeva një zë i cili më siguroi.

Qe prej asaj nate nuk e rezistova më Zotin dhe nisa përsëri të kem kontakt me të krishteret e vertete ndryshe nga të krishteret e tjere që unë njihja deri atehere ose qe isha edhe vete.

Mora ftesen të jem pjese e një seminari i cili mbahej për here të pare pas lufte. Vendosa të jem i rregullt edhe më shume kur kuptova se ai që është i rregullt deri në fund të seminarit do të marr një shpërblim. Kështu dite pas dite, një njeri, të cilin e therrisnin bari, bëri një thirrje shume qesharake për mua, megjithese vendosa që unë i pari t’i përgjigjem. Ai tha:” Kush deshiron të pranoje Jezusin si shpëtimtarin e tij personal”?
I pari që ngita doren isha unë, edhe pse unë besoja ne Jezus Krishtin, isha një katolik i devotshem, e madje pretendoja që një ditë të behesha prift, por vendosa ta pranoj këtë Jezus.

Bariu, erdhi dhe vendosi duart mbi mua dhe unë me lot pranova Jezus Krishtin në jeten time. Atë ditë unë jam ndjerë sikur e kam takuar Jezus Krishtin, fizikisht. Përkunder përsekutimeve të ndryshme nga të katër anët, unë vendosa besimin tim mbi Shkëmb.

Përderisa koha kalonte, fillova të ndjeja paqe dhe dashuri ne vetveten time, dicka që nuk e kisha përjetuar për një kohë të gjatë, por akoma, atje thellë brenda meje, kishte ende shume vetmi dhe urrejtje.

* * *

Një ditë nga dikush mu parashtrua një pyetje: “Cfarë do të bëje , nese do takoheshe me një serb fytyrë për fytyrë”?

U zëmërova shume nga kjo pyetje dhe i thashe atij personi që kurrë të mos ma bëje këtë pyetje përsëri.
Por ai insistoi duke me thenë se unë duhej ti kërkoja Zotit të më clironte dhe të më jape force të fal njerezit të cilet me vranë babanë tim…

Atë natë, Zoti e sfidoi shumë zemren time. Ai më pyeti nese unë e dua atë më shumë se sa zëmërimin dhe urrejtjen që kisha për popullin serb? Në rrugen që është afer shtëpisë, rashë në gjunjë përpara Tij, duke qare sa mundesha, me lot e me zemër të shqyer cope, dhe vendosa ti fal ata paramilitaret si dhe popullin serb.

Ajo ishte nata ku Jezus Krishti pas shpetimit, shëroi gjithashtu edhe zemren time. Pranova paqen e Tij dhe më nuk u ndjeva i vetmuar. Isha me ne fund i lire. Ati im qiellor u bë babai im, i cili më ofroi dhe me dha dashurinë e vertete atërore qe kaq shume me pat munguar.

Pas disa vitesh në një mengjes, ndersa isha duke folur në Kishë për faljen, ndava këtë dëshmi me vellezerit dhe motrat atje duke u treguar se në zemren time është një dëshirë e madhe e cila mezi pres të realizohet.
Të shkoj e të predikoj mesazhin e Dashurisë, Faljes dhe Pajtimit me Perëndinë, pikerisht popullit Serb.
Zoti ka vendosur nje dashuri të vecantë në zemren time për atë komb megjithese unë e di, se ende mund të kem persekutime dhe kundërshtime nga njerezit qe nuk arrijne ta kuptojnë transformimin e jetes sime.

Por unë mund t’ju siguroj se kur Biri të bën të Lire, je me të vertetë i LIRË.

Nese Jezus Krishti ka falur mëkatet e mia, dhe mi fali ato ndersa ishte në Kryq, edhe ne duhet të duam qe me fuqinë e Frymes së Shenjtë, të falim te tjeret.

Sot jam 26 vjecar dhe jam bari ne Bashkësinë “Rilindja e Kosoves”
Jeton Sokoli

www.christ4kosova.webs.com


per autorin:


Materiali i mesiperm eshte publikuar nen kendveshtrim personal te vete autorit.