Guri dhe Njeriu
Vëllimi guror i shaktoi frikë. Shkëmbi u kthye mbi të si një provokim. Filloi të ngjitej nëpër kurrizin e gurit. E admiroi. Dhe si një kalë të egër, njeriu e zbuti shkëmbin. Mori veglat dhe me duart e tij të shkathëta filloi ti jepte gurit formë, apo trajtë ose më mirë le të themi shëmbëlltyrë. La tek guri shqetësimet e tij të brendëshme. Skaliti ëndrat e tij. Shpresat. Dhe duke kaluar koha fillonte të meditonte. Dhe të pyeste: - mermerin tim, zemrën time të ngurtë kush do të ma skalisë në modelin që dua e nuk mundem? Në ngjasimin që është Shumë e Lartë për mua? Është një prirje kjo. Ndoshta synim. Edhe dëshirë edhe nevojë. Dikush të punojë nga lart. Brenda nesh. Të na japë formën e një shembulli. Të shembullit të Tij. Sipas shëmbullit të Tij. Në ngjasim me Të.



