Guralecët e çmuar
“…më ka dhënë një shigjetë me majë…” ( Isaia 49:2)
Egziston një bregdet me guralecë, tepër i njohur në brigjet e Kalifornisë. Një linjë e gjatë dallgësh të shkumbëzura thyhen në breg ndersa dëgjohet një pëshpëritje e vazhdueshme, kërcitjesh dhe zërash që bëjën guralecët në bregdet.
Guralecët përqafohen prej valëve të shkumbëzuara që i shtyjnë sa andej kendej, rrëshqasin dhe fërkohen njeri me tjetrin.
Ditë dhë natë vazhdon fërkimi papushim, madje pa pushuar kurrë. Dhe përfundimi?
Turistë nga e gjithë bota shkojnë atje për të mbledhur gurët e bukur dhe të rrumbullakët. Sot gjenden nëpër dhoma të ndryshme, nëpër dekoracione rrugësh, bordure apo bulevarde të ndryshme.
Por pak më tutje, mbrapa dhe rreth nje shkëmbi i cili e ndërpret furinë e dallgëve, në një vend të qetë të mbrojtur nga furtunat do të gjesh një bollëk gualecësh, të cilët rrahen nga dielli dhe askush nuk interesohet për ta.
Pëse ata qëndrojnë atje për vite të tërë pa i ngacmuar njeri?
Për faktin e thjeshtë se janë larguar prej rrëmujës dhe fërkimit të dallgëve. Qetësia dhe paqja i lanë siç i gjetën, ashtu në forma të çrregullta, me cepa dhe jo të bukur.
Lëmimi dhe shkëlqimi vjen së bashku me sprovën.
Përderisa Perëndia njeh çfarë pozicioni do kemi në jetë, le ti besohemi që të na vendosë atje. Përderisa e njeh se çfarë pune mund të bëjmë, le ti besohemi Atij të na ushtrojë me parapërgatitjen e duhur.
O ju njerez te goditjeve dërrmuese,
ju shigjeta që zemrën time shponi,
jeni veglat e Zotit tim…
vepër te duarve hyjnore brenda meje shënjoni…
Pothuajse të gjitha margaritarët e Perëndisë janë lotë kristali…



