Gjykimi i përgjithshëm



nga: anila.shyti, botuar me: 02.03.2007

 Pas një jete të thjeshtë e të kthjellët, një grua plakë vdiq. Menjëherë u gjend si pjesëtare e një procesioni të gjatë e të radhitur shumë mirë në të cilin personat i afroheshin dalngadalë Gjykatësit të Gjithëpushtetshëm.
Dora-dorës që i afrohej cakut, i dëgjonte gjithnjë e më qartë fjalët e Zotit.
Kështu e dëgjoi se Zoti po i thoshte njërit:
“Ti më erdhe në ndihmë kur isha i plagosur në rrugë dhe më mbarte në spital, hyr në Parajsën time”. Pastaj një tjetri:
“Ti më ke huajuar mua duke i ke huajuar një të veje pa pasur interes personal, eja dhe pranoje shpërblimin e amshuar”.
Dhe prapë: “Ti më ke bërë ke bërë falas operime kirurgjike shumë të vështira, dhe më ke ndihmuar t’i jap shpresë shumëkujt, hyr në Mbretërinë time”. E kështu me radhë.

Gruaja e shkretë u trondit thellë sepse, sado që mundohej, nuk i kujtohej se në jetën e saj kishte bërë ndonjë herë ndonjë vepër të jashtëzakonshme.
Kërkoi të dilte nga rreshti që të kishte pak kohë të mendonte, por nuk ishte e mundur:
një engjëll buzëgaz por edhe i vendosur, nuk e lejoi që ta lëshonte radhën e gjatë.

Me zemrën që i rrihte shumë fort, dhe me shumë frikë, arriti para Zotit.
 Menjëherë e ndjeu veten të kapluar nga buzëqeshja e Tij e ëmbël:
“Ti i ke hekurosur këmishat e mia… Hyr në lumturinë time”.
 


per autorin: