Gjoba
Nje vajze e re u kap duke ngare makinen me shpejtesi. Iu dergua fleteparaqitja dhe e nxoren ne gjyq. Gjykatesi lexoi aktakuzen dhe tha :
”Je fajtore apo jo?”. Vajza iu pergjigj: “Jam fajtore”. Gjykatesi i ra tryezes me cekic druri dhe e denoi me 100 dollare gjobe ose me 10 dite burgim. Pastaj ndodhi dicka e cuditshme.
Gjykatesi u ngrit ne kembe, hoqi mantelin, zbriti poshte, nxori kuleten dhe pagoi gjoben. Si shpjegohet kjo?
Gjykatesi ishte babai i saj. Ai e donte bijen e vet, por, megjithate, ishte gjykates i drejte. Bija e tij kishte thyer ligjin dhe ai nuk mund te thoshte: “Meqe te dua shume, po te fal. Mund te shkosh.”.
Po te kishte vepruar keshtu, nuk do te kishte qene gjykates i drejte. Nuk do ti ishte permbajtur ligjit. Por ai e donte bijen e tij aq shume, saqe ishte gati te hiqte mantelin e gjykatesit, te zbriste poshte dhe, si babai i saj, ta perfaqesonte bijen e tij dhe t’i paguante gjoben.
Ky shembull e pasqyron deri ne njefare mase ate qe ka bere Perendia per ne permes Jezu Krishtit. Ne kemi mekatuar. Bibla thote: “Paga e mekatit eshte vdekja”.
Pavaresisht se sa shume na donte Perendia ne, Ai duhej te merrte nje vendim dhe te na denonte me vdekje, sepse Ai eshte Perendi shpirtdlire dhe i drejte.
Por duke qene Perendi i dashur, Ai aq shume na deshi, saqe ishte i gatshem te zbrese nga froni ne formen e njeriut Jezu Krisht dhe te paguaje cmimin per ne, me vdekjen e Krishtit ne kryq.
Përgatiti Astrit Allushi



