Furra e zjarrtë



nga: klodian.rupi, botuar me: 24.01.2008

“ Ja unë të kam rafinuar, por jo si argjendi; të kam provuar në poçen e pikëllimit” (Isaia 48:10)

Kjo fjalë nuk a nuk vjen si një shi që shuan nxehtësinë e zjarrit? Madje a nuk është një fortesë mbrojtjeje për zjarrin?
Nese trishtimi vjen, Perëndia më zgjodhi.
Varfëri ti mund të kalosh pragun e derës sime, por Perëndia tashmë gjendet brenda në shtëpinë time dhe me zgjodhi për këtë.
Sëmundje ti mund të vish, por kam një mjek të gatshëm, Pernëdia e zgjodhi për mua.
Cdo gjë që të ndodhë në këtë luginë lotësh, e di se Pernëdia më zgjodhi.
Mos u tremb miku im. Jezusi është së bashku me ty!
Në të gjitha sprovat e zjarrta, prania e Tij është ngushëllim dhe siguri. Ai kurrë nuk do të braktisë dikë që e ka zgjedhur si të Tijin.
“ Mos u tremb se jam me ty”, është Fjala garante e premtimit për të zgjedhurit e Tij, në poçen e pikëllimit.

Dhimbja e furrës brenda meje më trëmb,
poçen e Tij, Perendia im në furrë e vendos,
brenda ankthit zemra ime dridhet,
dhe çarjet e përshkojnë brenda në zjarrin përvëlues…
Por megjithatë belbëzoj: “ Le të bëhet siç Ai do…
dhe brenda në furrë, qetësinë time mbaj”.

Ai merr dhe vë zemrën time të skuqur,
mbi kudhrën e Tij të ashpër, me një qëllim,
në formën e Tij të bukur e të qartë,
të më punojë…dhe me çekan godet …
Dhe përsëri them: “ Ashtu siç Ai dëshiron…”
edhe nën çekanin e Tij, Ai nuk më shqetëson…

Zemrën time të butë e godet,
në çdo goditje, shkëndija lëshon,
dhe e nxeh, i sillet rrotull,
e bën të gjithën të ndriçojë në zjarr…
Por përsëri belbëzoj: “ Ashtu si Ai do…”
dhe nëse në dorën e Tij të rëndë jam, kjo nuk më shqetëson”.

Përse të murmuris në këtë dëshpërim?
Sado që të zgjasë kjo në jetë,
në fund, një të nesërme do sjellë, dhe do të largohet…
veprën e Tij në mua do përfundojë.
Dhe them me besim: “ Ashtu siç do Perëndia,
do të jem deri në fund, i qetë, besnik…”


per autorin: