Fuqia e Lutjes



nga: udhetimi.com, botuar me: 26.10.2007

Lutja është hallka kryesore që na lidh me Perëndinë. Është ura që lidh çdo boshllëk dhe kalon lart çdo rrezik apo nevojë tonën.

Sa i rëndësishëm ishte imazhi i Kishës së Parë të apostujve! Pjetri në burg, Judenjtë triumfojnë, Herodi i fuqishëm në pushtet, Arena pret agimin e ditës për të pirë gjakun e Apostullit… dhe çdo gjë duket të jetë kundër Kishës.

Por “nga ana e Kishës bënin lutje të vazhdueshme tek Perëndia…”. Dhe në vazhdim…burgu u hap, apostulli u lirua, planet e judenjve u prishën, mbreti i keq vdiq “i brejtur nga krimbat” me një shpërblim të merituar, dhe Fjala e Perëndisë përhapej me fitore të madhe.

A e dimë vallë forcën e armës sonë të mbinatyrshme? Kemi guximin ta përdorim atë me pushtetin e besimit që kërkohet? Dhëntë Perëndia që të na vajosë më guxim të shenjtë dhe me besim hyjnor! Nuk ka nevojë për njerëz të mëdhenj, por për njerëz që kanë guximin të vërtetojnë madhështinë e Perëndisë.

Kujdes në lujten tënde, mbi të gjitha të mos e kufizosh Perëndinë, jo vetëm me mosbesimin, por duke fantazuar se çfarë mund të bëjë. Ji i gatshëm të presësh gjëra “më të larta, që mendja jonë nuk mund të kërkojë dhe imagjiojë”. Çdo herë që hyn në lutje, qetësohu, dhe më përpara jepi adhurim dhe lavdi Perëndisë.

Lutjet tona janë shance që Perëndia na jep. Je i dëshpëruar? Lutja mundet të ëmbëlsojë dëshpërimin tënd dhe të të forcojë.

Je i gëzuar? Lutja mund të shtojë një aromë qiellore në gëzimin tënd. Je në rrezik prej armiqve të jashtëm apo të brendshëm? Lutja jote mund të vërë në të djathtën tënde një ëngjëll që me prekjen e tij mund ta bëjë thërrime një gur mulliri, ta bëjë pluhur, më të butë se mielli.Dhe me një vështirm të tij mund të hedhë poshtë një ushtri të tërë.

- Çfarë dëshiron që lutja të bëj për ty?

- Përgjigjem: - “Gjithçka që bo të bënte Përëndia për ty”!


per autorin: