Fjalët e Jezus Krishtit për Kishën



nga: elton.leka, botuar me: 22.01.2007

Ah, Ekklesi!

Sa e bukur ishe kur linde. Sa shumë më ngjaje dhe sa shumë më doje. Une e mbajta premtimin tim dhe cdo ditë isha me ty plot dashuri dhe bekime dhe ti cdo ditë dhe më shumë mësoje të më doje dhe se si të ecje mbi tokë duke mbartur imazhin tim, shëmbëlltyren e Perëndisë së gjallë. Ti mësoje që jeta jote nuk të përket por është dhuratë, një dhuratë plot dashuri nga Zoti yt. Unë jetoja brenda teje dhe ti mësoje të më doje, të jetoje nga Jeta ime dhe të ktheheshe aty ku Unë isha, në ty.

Unë të zgjodha para krijimit që të jesh me mua për gjithë përjetësinë. Ti je plot shenjtëri, e dashura ime, sepse unë jam ne ty, të kam bërë të shenjtë. Ti je plot hir Nusja ime, sepse unë derdha mbi ty, gjithë hirin që Ati im dhe i yti derdhi mbi mua.

Unë të dua Ekklesi, të doja nga përjetësia dhe të dua në perjetësi.

Mbaje mend këtë!

Jezus Krishti (në Adin)

—–

Këto fjalë janë shkruar nga një vëlla që quhet Admiljan Drobaniku, ose sic njihet ndryshe në Athinë: “Adi i vogël”.


per autorin: