Fjalë inkurajuese!
Ju nuk keni nevojë të dini ku po shkoni në qoftë se dini se Perendia po ju udhëheq
Ne nuk kemi nevojë për më shumë nga Fryma; Fryma ka nevojë për më shumë nga ne.
Për të ripërtërirë dashurinë tënde për Krishtin, rishiko dashurinë e Krishtit për ty.
Lutja lëviz dorën që mban botën.
Ne jemi e vetmja pikturë e Krishtit që disa njerëz do kenë mundësinë të shohin.
Fëmijët e mbretit duhet të flasin gjuhën e oborrit.
Besimi sheh gjërat që nuk shihen.
Një udhëheqës i mirë e di rrugen, e tregon rrugën, dhe e ndjek rrugën.
Mbaji sytë e tu tek Zoti; Ai kurrë nuk i heq sytë e Tij nga ty.
I vetmi ndryshim ndërmjet një mëkatari dhe një të shenjti është hiri i Perëndisë.
Mëkati nuk zhvillohet atje ku kultivohet perëndishmëria.
Për një të krishterë, fjala qiell shqiptohet sh-t-ë-p-i.
Ungjillizimi është një lypës që i tregon një lypsi tjetër ku të gjejë bukë.
Te shqetësohesh do të thotë të mbash një barrë që Perëndia nuk do që ta mbash.
Të pranosh vullnetin e Perëndisë është të përjetosh paqen e Perëndisë.
Tani është koha e përshtatshme për të bërë vullnetin e Perëndisë.
Bibla është bukë për përdorimin e përditshëm dhe jo ëmbëlsirë për raste të veçanta.
Çdo tundim është një rast për t’u mbështetur dhe për t’i besuar Perëndisë.
Falenderimi është një kurs nga i cili nuk diplomohemi kurrë.
Paraja eshte nje sherbetor i mire, por nje zoteri i keq.
Perendia deshiron te beje per te tjeret ate qe ka bere per ty.
Ushqeje besimin tend dhe dyshimet e tua do te vdesin urie.
Adhuroje Perendine te Dielen dhe ec me te te Henen.
Dashuria eshte nje magnet qe i terheq te krishteret drejt njeri tjetrit dhe te jokrishteret drejt Perendise.
Pyetja eshte “Ku qendrojme?” por edhe “Per ku jemi drejtuar.”
Ki frike nga Perendia dhe nuk do te kesh frike nga gje tjeter.
Kur nuk fle dot mos numero delet por fole me Bariun.
Planifiko sikur ardhja e Krishtit te jete shume larg; jeto sikur Ai te vinte sot.
N.q.s. e di qe dora e Perendise eshte ne gjithcka, nund t’ia lesh cdo gje ne dore Perendise.
Perendia jep gjithmone force te mjaftueshme per hapin tjeter.
Perendia zgjedh cfare do perjetojme; ne zgjedhim si do e perjetojme.
Meqe Perendia nuk fle kurre ne mund te fleme ne paqe.
Kur te duket sikur nuk fal dot, kujto se sa shume je falur.
Shqetesimi nuk permison te ardhmen; ai vetem shkaterron te tashmen.
Besimi nuk vjen kurre verdalle me duar ne xhepa.
Kur nuk na mbetet gje tjeter vec Perendise, zbulojme se Perendia na mjafton.



