17Jul
“Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbij në mënyrë që ai që do të mbjellë të marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë, Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova” (Isaia 55:10-11).
Parathënie
Perëndia na thotë se fjala e Tij i ngjan shiut dhe borës, që vaditin tokën e thatë, me qëllim që ta kthejnë atë në tokë pjellore, e cila është gati për t’u korrur dhe për ta kënaqur të uriturin. Si vesa qiellore që nuk kthehet mbrapsht pa e ujitur tokën, ashtu edhe fjala e Tij nuk i kthehet Atij bosh, por e realizon qëllimin, për të cilin është dërguar: ata që janë shpirtërisht të uritur, ngopen dhe ata që janë shpirtërisht të etur, pijnë. “Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen” (Mateu 5:6). Fatkeqësisht, ashtu siç toka mund të jetë e fortë dhe plot gurë, ashtu edhe zemrat tona mund të jenë të mbylluara ndaj fjalës së Perëndisë. Por ungjilli e gjen metodën e vet, për të na i zbutur zemrat e ngurtësuara, me qëllim që të japim një të korrur të begatshme. “Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë” (Isaia 40:8). “Është e pamundur që Perëndia të gënjejë” (Hebrenjve 6:18), ndaj edhe le të mos bëhemi fajtorë, duke e quajtur Atë gënjeshtar, ngaqë vetë jetojmë në mosbesim dhe mëdyshje.

Mënyra se si vepron Perëndia
Pothuajse gjithçka që bën Perëndia, e bën nëpërmjet fuqisë së fjalës së Tij. Shpeshherë, e shohim se Ai vepron në kundërshtim me llogjikën dhe mençurinë njerëzore. “Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia,” thotë Zoti. “Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja” (Isaia 55:8-9). I dimë mendimet dhe qëllimet e Perëndisë, vetëm atëherë kur Ai na i shfaq ato. Kjo do të thotë se vullnetin e Tij nuk duhet ta kërkojmë në asnjë vend tjetër, veçse tek fjala e Tij. Pikërisht këtu Fryma e Shenjtë na e zbulon vullnetin e Perëndisë, sepse vetëm Fryma e Shenjtë mund të veprojë në zemrat tona. “Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s’i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë” (1 Korintasve 2:11). Pikërisht në këtë mënyrë u frymëzuan edhe profetët dhe apostujt për ta shkruar fjalën e Perëndisë në Bibël. “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë” (2 Timoteut 3:16-17). Ata u udhëhoqën prej Frymës së Shenjtë, për të shkruar librin, të cilin e duam, e studjojmë dhe e lexojmë. “Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë” (Gjoni 16:13).
A e besojmë, pra, se fjala e Tij nuk i kthehet Atij bosh? E vërtetojmë mosbesimin tonë, atëherë kur nuk jemi gati për t’i varur plotësisht shpresat tek fjala e Tij. Nëse nuk besojmë, atëherë s’kemi për t’i përjetuar mënyrat e mrekullueshme, nëpërmjet të cilave Perëndia kërkon të na përdorë për lavdinë e Tij. “Po të mos besoni, me siguri nuk do të bëhemi të qëndrueshëm” (Isaia 7:9)… “Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit dhe hidhu në det,” dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet. Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni” (Marku 11:23-24). Perëndia ka për ta përfunduar punën që ka nisur. Këtë duhet ta besojmë, ta pranojmë dhe t’i varim shpresat tek ky premtim. A nuk e shohim, pra, se si Perëndia vepron nëpërmjet nesh, ndërsa ne bashkëpunojmë me Të me besim?

Ç’punë bën Perëndia?
Gjithçka që bëjmë, do të na njihet në përjetësi. Veprat tona, të mira apo të këqija, do t’iu tregojnë të gjithëve se ç’njerëz kemi qenë në tokë. “Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë, vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç’lloji është. Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim, në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit” (1 Korintasve 3:12-15). Zoti nuk na e ka dhënë fjalën e Tij, me qëllim që të mos e realizojë dot qëllimin, për të cilin e ka dërguar. Ne shpesh dështojmë, por fjala e Tij nuk mund të dështojë dot. Ah, sikur ta jetonim jetën, të bazuar tek fjala e Perëndisë! Atëherë do të përjetonim bekimet e një të korrure të madhe. Duhet të mos ia vëmë veshin botës, por Frymës së Shenjtë. “Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia” (1 Korintasve 2:12).
Fjala e Perëndisë është ar i kulluar, ndaj edhe duhet ta vëmë atë në përdorim, me qëllim që zemrat tona të dinë si t’i vlerësojnë gjërat e përjetshme. Gjithmonë duhet t’iu flasim të tjerëve, ashtu siç na mëson Bibla. “Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpallë orakullit të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve” (1 Pjetrit 4:11). Edhe sikur të tjerët të mos na e vënë veshin, le të mos dorëzohemi, por le të tregohemi këmbëngulës, sepse fjala e Perëndisë ka për të depërtuar një ditë edhe në zemrën më të ngurtësuar. “A nuk është fjala ime si zjarri?,” thotë Zoti, “dhe si një çekiç që thyen gurin?” (Jeremia 23:29). Nëse mundohemi t’i bindim njerëzit në rrugë tjetër, kot e kemi. As nuk kemi për t’i shpëtuar dot të humburit, as nuk kemi për t’i inkurajuar dot shenjtorët. Vetëm fjala e Perëndisë i kryen këto gjëra.
Përfundim
Pa Fjalë, s’ka Shpresë. Pa Shpresë, s’ka Besim. Pa Besim, s’ka Rezultate. Nëse i bindemi dhe i besojmë Perëndisë, nëse i bëjmë gjërat sipas mënyrës së Tij, atëherë fjala e Tij ka për të na e begatuar jo vetëm jetën tonë, por edhe jetën e atyre, që na rrethojnë. Sa më afër t’i shkojmë Perëndisë, aq më e qartë do të na duket udhëheqja e Tij. Fjala e Tij ka për të na udhëzuar dhe ka për të na mësuar rrugën, në të cilën të ecim. “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim” (Psalmi 119:105). Ai na e ka dhënë fjalën e Tij për t’i bërë mirë kësaj bote. Le të mos e lëmë Krishtin në baltë, duke mos e realizuar detyrën, që na ka dhënë. “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar” (Mateu 28:19-20).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/