Fitore në besim



nga: klodian.rupi, botuar me: 13.02.2008

“ dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë” (1 Gjonit 5:4)

Eshtë e lehtë ta duash Atë në qiellin e kthjellët,
kur flladi fryn, dhe është i mbushur me aromë pranverore,
Në vullnetin e Tij, do kesh me pak mundim…bindje,
kur ecen mes luleve te kopshtit,
dhe mes kodrave ku dielli rrezaton….

Por kur shiu bie, dhe mbi ty bien retë e zeza,
kur rruga errësohet, dhe era egersohet,
kur agimi i purpurt mbulohet nga retë hijerënda,
dhe bindja zvarrit hapa te ngadalshëm….?

Me lehtësi shkon pranë Tij kur zogjtë cicërojnë,
dhe kengët e tyre arrijnë në shtëpi dhe brenda në zemër,
por nëse cicerimat pushojnë dhe ditë të zymta vijnë,
…atëherë duhet besim,
fitimtar mbi frikën dhe mbi çdo dyshim…

I bekuar Zoti, çdo gjë që na mungon Ai na e jep,
nëse ia kërkojmë tani me besim,
në premtimet e Tij mbetet besnik.
Gjithmonë do jetë drejtuesi ynë,
qoftë rrugë e mirë, qoftë rrugë e përpjetë,
në jetën tënde Ai do të vërtetojë,
se për çdo nevojë tënden dhe çdo ditë tënden Ai është mjaft…
shpejt do të vijë, nuk do vonojë…

Duhet të kesh besim edhe atëherë kur kujton se je i braktisur. Të vazhdosh të thërrasësh, edhe kur nuk merr asnjë përgjigje. Të mos merakosesh për jetën. Të mos ndryshojë gjendja jote aspak edhe pse ti lutesh, e megjithatë të besosh se Perëndia rri zgjuar dhe është i mbushur plot dashuri.
Të mos duash gjë tjetër, por veç ato që Ai të jep me duart e Tij. Të presësh me durim, i gatshëm për të vuajtur nga uria, duke pasur vetëm frikë se mos besimi yt thyhet.

Kjo është fitorja që mundi botën, ky është besimi i vërtetë.


per autorin: