27Apr
“Sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë. Sepse çdo mish është si bari dhe çdo lavdi njeriu si lule e barit; bari thahet dhe lulja bie, por fjala e Zotit mbetet përjetë, dhe kjo është fjala që ju është shpallur” (1 Pjetrit 1:23-25).
Parathënie
Çdo qënie e gjallë e krijuar prej Perëndisë është e programuar me ADN-ën e saj. Nëse bujku mbjell fara portokalli, nuk pret që të vjelë rrush prej atyre pemëve. Kur u lindëm për së dyti (d.m.th. kur i besuam Krishtit), Perëndia mbolli në jetën tonë një farë, që nuk prishet. Ai pret që një ditë të marrë të korrura me bollëk. Nëse në zemrën tonë po rritet diçka tjetër në vend të kësaj fare, atëherë zemrën s’e kemi në rregull. Duhet të jemi njerëz të pakorruptuar, sepse na është dhënë ADN-ja qiellore, e cila na bën të veçantë nga të tjerët. Quhemi “lisa të drejtësisë, mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij” (Isaia 61:3).

Mbjellja
“Fara që nuk prishet” e merr fuqinë e saj prej “fjalës së jetës”, ndaj edhe kjo farë duhet të jetojë përgjithmonë, d.m.th. është e pakorruptuar. Ne vetë mund të prishemi si njerëz nëpërmjet mëkatit, apo ndikimit negativ të kësaj bote. Por Perëndia dhe fjala e Tij nuk ndryshojnë kurrë, ndaj edhe fara që mbjell Ai, mbetet e pastër. Mund ta pengojmë rritjen e saj me anë të mëkatit, por, prapëseprapë, kjo farë do të japë fryte, po qe se pendohemi. “Fara që nuk prishet”, pra, është e pamposhtur.
Jezusi është shembulli më i mirë i të qënit i pakorruptuar. Ashtu si ne, edhe Ai jetoi në të njëjtën botë të mbushur me mëkat dhe prishje. Por Ai e mposhti çdo ndikim negativ me anë të fjalës së Tij plot autoritet. Ai e vuri në praktikë atë që kishte në zemër. “Jezusi ishte Perëndi”, mund të thotë dikush, “ndaj edhe ishte në gjendje të vepronte kështu. Kurse ne jemi thjesht qënie njerëzore”. Po, nuk ka dyshim se Ai ishte Perëndi, por le të mos e harrojmë faktin se Ai na dha edhe neve natyrën e Tij hyjnore, në momentin kur u rilindëm. “Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve” (Romakëve 8:29). “Fara që nuk prishet”, duke iu bindur vullnetit të Perëndisë, jep vetëm fryte të perëndishme, ashtu siç dha edhe vetë Jezusi, “i parëlinduri”. Nuk ka absolutisht asnjë arsye pse të mos e manifestojmë karakterin e Perëndisë në jetën tonë. Është një gjë e mrekullueshme ta dish se i ngjan Perëndisë. Edhe pse kjo ngjashmëri nuk është plotësisht e përsosur, ngaqë jemi njerëz mëkatarë, prapëseprapë jemi thirrur që të jemi “të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë” (Filipianëve 2:15).

Potencjali
Një bujk i mirë kërkon të mbjellë e të rrisë sa më shumë fara e prodhime. Nga të gjitha krijesat që ka krijuar Perëndia në tokë, vetëm njeriut i është dhënë privilegji, që ta ndajë fjalën e Zotit me të tjerët. Perëndia ynë është një Perëndi i komunikimit. Që në kapitullin e parë të librit të Zanafillës, Ai flet dhe e deklaron fjalën e Tij, duke vepruar kështu edhe në të gjithë Biblën. Kjo “farë që nuk prishet”, pra, nuk na takon vetëm neve, por e kemi si detyrë që ta mbjellim atë edhe në zemrat e të tjerëve.
Thuhet se shuma e atyre që ikën nga Egjipti me Moisiun ishte 1-3 miljonë vetë. Ta zëmë se 2 miljonë veta u çliruan nga skllavëria dhe u nisën drejt Tokës së Premtuar. Kjo do të thotë se 1.999.998 njerëz nuk arritën të shkelnin këmbë dot në Kaanan. Vetëm dy burra morën nën zotërim gjithçka që Perëndia i kishte premtuar popullit të Tij. Këta ishin Jozueu dhe Kalebi. “Me siguri nuk kanë për ta parë vendin që u betova t’u jap etërve të tyre. Askush nga ata që më kanë përçmuar nuk ka për ta parë; por shërbëtorin tim Kaleb, duke qenë se veproi i shtyrë nga një frymë tjetër e më ka ndjekur plotësisht, unë do ta fus në vendin ku ka shkuar; dhe pasardhësit e tij do ta zotërojnë” (Numrave 14:23-24). Ishte pikërisht kjo “frymë tjetër”, e cila e veçoi Kalebin dhe Jozueun nga të tjerët. Ç’i bëri këta të dy të ishin ndryshe nga të tjerët? Fatkeqësisht, vetëm Jozueu dhe Kalebi patën besim se Perëndia ishte në gjendje ta mbante premtimin e Tij. “Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jenufehut, që ishin ndër ata që kishin vëzhguar vendin, grisën rrobat e tyre, dhe i folën kështu asamblesë së bijve të Izraelit: “Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend i mirë, shumë i mirë. Në rast se Zoti kënaqet me ne, do të na çojë në këtë vend dhe do të na japë neve, “një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë”. Vetëm mos ngrini krye kundër Zotit dhe mos kini frikë nga populli i vendit, sepse ai do të jetë ushqimi ynë; mbrojtja e tyre është larguar nga ata dhe Zoti është me ne; mos kini frikë nga ata” (Numrave 14:6-9). E kishin të mbjellë në zemër fjalën e Perëndisë, ndaj edhe e ndanë atë fjalë me të tjerët. “Unë isha dyzet vjeç kur Moisiu, shërbëtori i Zotit, më dërgoi në Kadesh-Barnea për të vëzhguar vendin; unë i paraqita një raport ashtu si ma thoshte zemra” (Jozueu 14:7). A e shohim, pra, se si Jozueu dhe Kalebi ishin ndryshe nga të tjerët, ngaqë e kishin ruajtur fjalën e Perëndisë në zemër? Kjo fjalë iu dha jetë dhe atyre nuk iu mbetej gjë tjetër, veçse t’i inkurajonin të tjerët me po të njëjtën fjalë. Këta burra, pra, folën fjalë të pakorruptueshme në një botë të korruptuar.
Është mëse e rëndësishme për ta kuptuar faktin se fara e jetës nuk na takon vetëm neve, por atë duhet ta ndajmë edhe me të tjerët, madje edhe atëherë kur ata nuk duan të na dëgjojnë. Kështu iu ndodhi edhe Jozueut dhe Kalebit, pasi i deklaruan popullit besimin që kishin tek Perëndia. “Atëherë tërë asambleja foli për t’i vrarë me gurë” (Numrave 14:10).
Përfundim
“Fara që nuk prishet”, të cilën Perëndia e ka mbjellë brenda nesh, është e planifikuar për të dhënë fryte, sepse kështu na ka premtuar Perëndia. “Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova” (Isaia 55:11). Na duhet ta pranojmë “farën”, ta besojmë, ta jetojmë dhe ta ndajmë atë me të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë, ajo do të japë të korrura me bollëk. “Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi. Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij” (Psalmi 126:5-6).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/