Fantazoj
Fantazoj. Platformën e stacionit të trenit. Lëvizje. Zëra të qeshur. Të gjithë të rinj. Të mbushur me jetë. Secili mbante në duar nga një flamur të kombit të cilit i përkisnin.
Treni fërshëlleu. Disa mbetën në platformë. Takime duarsh. Përshëndetje. Urime për ditë të bukura, pushime të mbara e shëtitje të kënaqshme në dëborën e maleve Austriake… Dhe më tepër se 170 të rinj e të reja pas pak u gjendën… në praninë e Perëndisë.
Kaq papritur? Befasisht? Të papërgatitur?
Hynë në tren, por nuk dolën. U nisën, por treni brenda një tyneli atje në mes të maleve, ndryshoi krejtësisht dhe papritur destinacionin dhe në vend t’i çonte të rinjtë tek majat e bardha, në luginat e bardha, i drejtoi… për në qiell!
Nuk mundemi të përshkruajmë se ç’farë ndodhi në qiej, veçse dimë se si u shtrua çështja…
- Mirë se erdhët.
- At dhe Perëndi…??!!
- Dëgjuat, lexuat, ju thanë? A mësuat për kryqin e Krishtit? Për dashurinë e Golgotës? Për shpëtimin prej besimit? Vetëm me anë të besimit?
- …??!!
- Morët pozicion? E pranuat? Jetuat denjësisht me anë të këtij shpëtimi? Dhe shërbyet? Me vrullin që ka rinia?
- …??!!
***
Dhëntë Zoti që të ishin të shumta gojët e atyre që do të përgjigjeshin pozitivisht. Dhëntë Zoti…



