Është tepër vonë



nga: anila.shyti, botuar me: 21.02.2007

Në aeroportin e një qyteti lindor arriti një shi dhe erë e furishme. Udhëtarët e kaluan me vrap udhën që i shpiente për të hyrë në avionin që ishte i gatshëm për nisje.
Një misionar, tërësisht i lagur, arriti të zinte një vend të rehatshëm pranë dritares së vogël. Një stjuardeshë mirëdashëse u ndihmonte udhëtarëve që të rehatoheshin në vendet e tyre.
Nisja e avionit ishte e afërt dhe një pjestar i karrocerisë e mbylli derën e madhe e të rëndë të hyrjes.
Papritmas, jashtë u duk një njeri i cili vraponte drejt avionit, duke u mbrojtur ashtu si mundej me një mbulojë të papërshkueshme. I vonuari filloi të trokasë me shumë forcë në derën e posa mbyllur, dhe kërkonte të hynte brenda. Stjuardesa i shpjegoi me shenja dore se kishte arritur tepër vonë e se nuk guxonte ta hapte derën, sepse avioni ishte gati për nisje.
Atëherë, ai që ishte jashtë filloi ta godiste edhe më fuqishëm derën e avionit. Stjuardesa u mundua ta bindte që të largohej prej avionit.
“Nuk është e mundur… Është tepër vonë… duhet të nisemi”, mundohej t’i shpjegonte me shenja dore nëpërmjet dritares së vogël që gjendej në derën e hyrjes.
Por më kot: njeriu me këmbëngulje kërkonte të hynte brenda. Më në fund stjuardesa u dorëzua dhe e hapi derën. E zgjati dorën dhe i ndihmoi njeriut të shkretë që ishte vonuar të hynte brenda.
Në atë moment mbeti me gojë të hapur…
Ai ishte piloti i avionit.

Kujdes! Mos e lini jashtë Udhëheqësin, Pilotin e jetës suaj.


per autorin: