Lutja është hallka kryesore që na lidh me Perëndinë. Është ura që lidh çdo boshllëk dhe kalon lart çdo rrezik apo nevojë tonën. Sa i rëndësishëm ishte imazhi i Kishës së Parë të apostujve! Pjetri në burg, Judenjtë triumfojnë, Herodi i fuqishëm në pushtet, arena pret agimin e ditës për të pirë gjakun e Apostullit… dhe çdo gjë duket të jetë kundër Kishës.
Por, “nga ana e Kishës bënin lutje të vazhdueshme tek Perëndia…”. Dhe në vazhdim… burgu u hap, apostulli u lirua, planet e judenjve u prishën, mbreti i keq vdiq “i brejtur nga krimbat” me një shpërblim të merituar dhe Fjala e Perëndisë përhapej me fitore të madhe.

Te dashur motra dhe vellezer. Kerkojme lutjet tuaja per motren tone Olten nga Patosi e cila sot 17-01-07 iu nenshtrua nje operacioni te veshtire (tumor).
Gjendja eshte shume e veshtire dhe e rrezikshme deri ne humbjen e jetes. Perendia te vere doren e Tij dhe u befte me e mira.
Zoti ju bekofte.
Shenjterim vetem !
Te dashur motra dhe vellezer!
Ju falenderojme te gjitheve per lutjet tuaja.
Perendia ku ne besojme eshte i fuqishem dhe ska asgje te pamundur per Te.
Para disa kohesh u kishim kerkuar lutje per motren tone Fluturen nga Tirana. Megjithese operacioni i saj nuk doli dhe me aq sukses, ajo tashme i eshte nenshtruar nje sere terapish. Shpresojme te gjitha te jene te duart e Perendise.
Ne asnjehere nuk i humbasim shpresat, sepse kemi pare mrekullirat qe ka bere dhe vazhdon te beje Perendia.
Lajme te mira kemi dhe nga motra jone Olta. Operacioni i saj doli shume mire, dhe te gjithe jemi te kenaqur. Kanceri nuk i kishte prekur organe te tjere dhe u luftua qe ne fillim.
Tashme ajo eshte jashte rrezikut.
I japim lavdi Perendise per kete. Gjithashtu urojme per te gjithe ju qe i keni pasur ne lutje: Perendia ua shperblefte shumefish.
Mos harroni te falenderoni dhe te lavderoni Perendine per keto lajme te mrekullueshme.
Mos ngurroni te na shkruani dhe te kerkoni lutjet tona per gjithcka ju shqeteson dhe keni nevoje.
Hiri i Zotit tone Jezus Krisht qofte me ju te gjithe!
Mateo eshte nje djale 13 vjecar nga Patosi qe e do dhe e respekton Zotin.
Para disa ditesh mesuam se eshte me leuçemi.
Familja e tij dhe ne kerkojme lutjet tuaja per Mateon.
Do tju njoftojme per cdo te re ne lidhje me te.
Zoti ju bekofte.
Lavdi Perendise. Abedini sapo perfundoi te premten ne mengjes me sukses operacionin e trete. I jemi mirenjohes Perendise per kujdesin e Tij, si dhe lutjeve tuaja qe e ndihmuan Abedinin ne kete prove te veshtire. Zoti tju bekoje te gjitheve…
Kerkoj lutje per motren time Albanen, qe te kthehet ne besim e te jape zemren e saj per Jezusin…
Po ashtu, kerkoj lutje per bashkim me familjen time, si per shpetimin e jetes se tyre.
Zoti ju bekofte. Pershendetje Kishes sime ne kavaje.
faleminderit,
baci nga torino
Motra jone Bruna gjendet ne maternitet, per te lindur.
Gjendja e saj shendetesore nuk eshte shume e mire.
Tensioni i saj eshte shume i larte, gjithashtu ne analiza doli sheqer ne perqindje shume te larte.
Doktoret mendojne ta fusin ne operacion neser ne oren 12 te drekes.
Tensioni i larte ne lindje mund te rrezikoje edhe jeten e saj, ndaj kerkojme lutjet tuaja.
Perendia te forcoje besimin e saj dhe ti largoje friken, dhe te siguroje jeten e saj dhe te femijes.
Shpresojme dhe lutemi qe gjithcka te jete ne duart e Perendise!
Kemi nevoje per lutjet tuaja.
Perendia ju bekofte!
Bruna lindi me operacion nje djale mjaft te shendetshem (4 kile e 650 grame).
Gjithcka shkoi shume mire lavdi Perendise dhe qe te dy jane shume mire.
Ju falenderojme te gjithe juve qe u luten dhe mbi te gjitha falenderojme Perendine.
Paqja e Zotit qofte me ju!
Kam bërë një kërkesë për tu futur në një si tip shkolle ose seminar dhe javës që vjen më duhet të jap intervistën, nga e cila do të vendoset nëse do më pranojnë ose jo.
Kjo shkollë zgjat 4-5 muaj.
Kerkoj lutjet tuaja që të kuptoj nëse Perëndia e dëshiron një gjë të tillën dhe nëse është për të mirën time, Ai le të hapë rrugë dhe të më pranojnë, ose e kundërta.
Ju falenderoj dhe Perëndia ua shpërbleftë!
Sapo na njoftuan se djali i halles se motres sone Blerines, Fatosi 26 vjec, pati nje aksident dhe eshte goditur keq ne koke.
Ju lutemi qe ta mbani lutjet tuaja, qe te jetoje dhe ne dashte Zoti te mos lere pasoja serioze per te.
Lutje për çiftin Bob & Janice Newell të cilët shërbejnë si misionarë në Athinë, kanë shkuar në SH.B.A për tu pajisur me dokumentet e duhura që të qëndrojnë për një kohë të gjatë në Greqi.
Kanë hasur mjaft pengesa në këtë procedurë por me besim në Perëndinë çdo gjë është e mundur. Le ti kemi në lutjet tona
Nën Hirin e Tij, niko
Une vetem sot e kam pare kete portal dhe ju uroj juve qe punoni ne te, dhe te gjithe te krishtereve Shqiptare besim, shprese dhe dashuri.
Zoti qofte i vetmi udheheqes i yni ne cdo cast.
Rudina Dalipi
E falenderoj Perendine qe i eshte pergjigjur lutjeve te mia dhe te Marcellos.
Presim nje femije.
Sovraniteti i Perendise qofte mbi kete shtatezani…
Ju lutem, lutuni qe gjithcka te shkoje shume mire.
Zoti ju bekofte dhe ju shenjterofte, miq te mi ne Jezusin…
Baci nga Torino
Dora
Paqja mbi ju!Ju lutem me mbeshtetni ne lutje se kete vit dua te konkuroj ne universitet.Deshira ime eshte e madhe por lutuni qe t’a zbuloj nese eshte edhe deshira e ZOTIT.Dua planin e TIJ.BEKIME nga moter Ilirjana
Ne radhe te pare dua te falenderoj te gjithe ata qe u luten per kushuririn tim Fatosin, i cili pati nje aksident, dhe tani eshte shume mire dhe ndodhet jashte rrezikut.
Goditjet qe pati iu sheruan dhe nuk lane asnje pasoje. Lavdi Perendise eshte shume mire.
Dhe e dyta do te doja te luteshit per dajon tim, i cili ka nje problem serioz me zemren. Presim nje analize te fundit, nga e cila do te vendoset nese duhet te beje nje operacion te veshtire dhe te rrezikshem, i cili mund te kushtoje mbi 6 mije euro.
Ai vjen nga nje familje shume e varfer, dhe keto te ardhura jane si nje enderr per ata.
Ju lutem qe ta keni ne lutje, dhe Zoti te beje me te miren.
Jeta eshte nje vajze besimtare qe rri ne Argos, dhe ka probleme me dokumentat dhe disa njerezit e burrit te saj.
Kerkon te vije ne Athine me familjen dhe vajzen e saj te vogel, dhe ka nevoje per lutje.
Kerkon nje shtepi me qera ne Athine dhe nje pune.
Ta keni ne lutjet tuaja, qe te gjendet nje shtepi per te dhe te mund te rregulloje dokumentat e saj.
Zoti ju bekofte!
Falenderojme Perendine, dhe te gjithe juve per lutjet tuaja per Abedinin dhe Nimeten.
Dje ata u nisen te dy perfundimisht per ne Shqiperi, ndersa zgjidhen me sukses te gjitha problemet e tyre shendetsore ne Greqi/Athine.
Te dy, deshirojne qe tju falenderojne te gjitheve ju, ne menyre te vecante, qe i mbeshtetet me lutjet dhe ndihmesen praktike pergjate kohes qe ishin ne Spitale.
Pas kesaj, ne te vazhdojme ti mbajme ne lutje, qe Zoti ti bekoje, dhe ti perdore per rilindjen e shpirtrave te humbur ne rrethin shoqeror ku ata do te jetojne. Dhe gjithcka, le te jete per Lavdine e Perendise.
Mbesa 5 vjecare e Eneles (nga Kisha e Lire Ungjillore e Tiranes) eshte duke u kuruar ne spitalin e Tiranes, pasi u zbulua se kishte kancer. Keto dite madje doktoret vertetuan se lloji i kancerit eshte “femer” gje qe e ben akoma edhe me te veshtire kurimin…
Kerkojme lutje per vajzen e vogel, si dhe te gjithe familjen e saj, qe Zoti tju jap sherim dhe ngushellim te shpejte.
pershendetje.
kam deshire qe te bej nje shkolle bibilike por nuk di si te gjej ndonje kotakt per kete shkolle.
nese keni ndonje informacion, ju lutem me njoftoni.
me kete rast, lutuni edhe per mua.
faleminderit,
ramadan mustafa
ramadan503@hotmail.com
Mamaja e Bledit nga kisha e Lipasmates, iu nenshtrua nje operacioni te veshtire ne Turqi, ne zorren e trashe.
Operacioni doli me sukses dhe doktoret jane mjaft te kenaqur dhe japin shpresa.
Doktoret hoqen nje pjese te saj qe ishte goditur nga kanceri dhe ajo do filloj nje sere terapish.
Kerkojme lutjet tuaja qe gjithcka tash e tutje te shkoje mire.
Zoti ju bekofte!
Me keqardhje ju njoftojme, se Mateo, djali 13 vjecar nga Patosi, qe kishte leucemi, u largua dje nga kjo jete.
Perendia, le te ngushelloje zemrat e familjes dhe te aferme te tij.
Kujtojini ne lutjet tuaja.
Paqe mbi juve!
Ju lutem lutuni per mua dhe per sezonon e provimeve, qe Zoti te jete duke me perdorur me inteligjencen e Tij dhe te derdhe Hir mbi profesoret.
Kam shume nevoje qe te jem duke i kaluar mire te gjitha provimet, por kete mund t’a arrij vetem ndermjet fuqise se Zotit tone…
Bekime ne Krishtin,
Bruna
Para disa kohesh ju kishim kerkuar lutje per Fluturen qe banon ne Tirane.
Ajo kishte kancer dhe iu nenshtruar nje se terapish.
Kjo moter u largua nga kjo jete. Por gezohemi per faktin se tashme eshte prane Perendise, Atij te Cilit ia kishte kushtuar jeten.
Kerkojme lutje per bashkeshortin e saj dhe dy vajzat e vogla qe la mbrapa, 3, dhe 5 vjece. Zoti tu qendroje prane dhe te ngushelloje zemrat e te aferme te saj.
Perendia ju bekofte!
Përshëndetje në Krishtin.
Pas shumë kohësh, Perëndia na jep mundësinë të dëshmojmë të vërtetat e Tij nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Kohët e fundit u bë një përpjekje për hapjen e një radioje nëpërmjet Internetit këtu në Athinë. Perëndia e bekoi këtë përpjekje dhe kjo ëndër u bë realitet. Kështu pra, kemi mundësinë të dëshmojmë edhe nëpërmjet kësaj radioje me një emision në gjuhën shqipe, pasi radioja është në gjuhën greke.
Ora në të cilën do të jepen këto emisione do të jetë sipas orës së Shqipërisë 17:00 – 18:00 dhe përmbajtja e tyre do të jetë kryesisht me tema nga Bibla dhe më pas do pasojnë edhe rubrika të tjera. Kërkojmë lutjet tuaja sepse është diçka e re dhe na nevojitet një mbështetje e fuqishme nga ana juaj me lutje.
Mos ngurroni të na shkruani dhe të kontaktoni me ne nëpërmjet e-mailit radioapokalipsi@gmail.com Janë të mirëpritura komentet tuaja, vërejtjet, këshillat dhe sugjerimet tuaja.Adresa e radios http://www.radioapokalipsi.gr
Zoti ju bekoftë.
Nën Hirin e Tij, niko
Pershendetje ne Zotin,
ju lutem lutuni per nusen e xhaxhait tim.
Ajo ka kancer dhe doktoret i kane dhene vetem pak dite jete. Ajo e ka pranuar Jezusin por lutuni qe Zoti te jete ne kontroll te trupit dhe te dhimbjeve te saj.
Gjithashtu lutuni qe Zoti te veproje ne semundjen e saj.
Mbeshtetja juaj eshte shume e nevojshme. Faleminderit!!!
Ana
Te dashur motra dhe vellezer ne Krishti,
ju lutem lutuni per famijen time dhe per shpetimin e tyre ne rradhe te pare me nje jete me bekimet e Zotit.
Se dyti per anen tone ekonomike qe Perendia te siguroje per cdo nevoje tonen, dhe te na hapen dyert per pune.
Zoti ju bekofte shume dhe ju shperblefte per cdo lutje qe beni.
Albana
Përshëndetje në Krishtin.
Këtë të Diel dt.10-06-2007 do të kemi një takim me besimtarët në Lamia, Greqi. Lutja dhe synimi ynë janë të formohet një bërthamë e cila më vonë do të ketë mundësinë të dëshmojë dhe të përhapë Ungjillin në këtë zonë.
Kemi nevojë mbështetjen tuaj me lutje të vazhdueshme përpara Perëndisë. Lutemi shumë kohë për këtë çështje dhe besojmë se Perëndia ka një plan për këtë rajon të Greqisë.
Perëndia ju bekoftë të gjithëve.
Nën Hirin e Tij,
ns
Pershendetje,
Ju lutem mbeshtesni ne lutje Eriolen (Likaj) dhe familjen e saj. Babai i saj nderroi jete papritur sot mbasdite.
Zoti ju bekofte
Enela
Greetings,
Please pray for Erjola and her family. Her father passed away suddenly this afternoon.
God bless
Enela
Znj. Ana Portinos (gruaja e z. Spiros Portinos) gjendet ne perkujdesje te vazhdueshme pasi pesoi nje atak ne zemer mbremjen e kaluar. Ju ftojme ta mbeshtesim me lutje. Zoti le te veproje sipas Planit dhe Vullnetit te Tij.
Te dashur vellezer,
Le te lutemi qe te rrime zgjuar (e te jemi aktive ne perhapjen e ungjillit).
“Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi”. (1 Timoteut 4:12)
Kerkoj lutje qe te rimarrin babain tim ne pune perseri. Familja ime e ka shume nevoje sepse jane te vetmet te ardhura qe marrin.
Zoti ju bekofte.
Falenderojmë Perëndinë për mbështetjen tuaj me lutje për shëndetin e Anilës. Tashmë ajo gëzon shëndet të plotë dhe falenderojmë Perëndinë që dëgjoi lutjet tona.
Zoti ju bekoftë të gjithëve
Nën Hirin e Tij,
Niko
Kërkojmë lutjet tuaja lidhur me situatën që është krijuar nga zjarret në Shqipëri dhe në Greqi, ku ka besimtarë të cilët kalojnë situata të vështira. Lutuni që Dora e Perëndisë ti mbrojë dhe të mbajë të gjallë besimin e tyre në këto momente të vështira që po kalojnë.
Gjithashtu lutuni edhe për ndihmën që do ofrohet nga disa Kisha Ungjillore për rimbjelljen e pemëve të dëmtuara, pastrimin e fshatrave dhe ndihma që do t’u ofrohet familjeve të ndryshme të dëmtuara nga zjarri. Është një rast që Perëndia jep për të dëshmuar për Krishtin.
Zoti ju bekoftë.
ju lutem lutuni qe zoti te jete duke siguruar nje pune per mua,pasi kam shume nevoje,,,bekime. ne krishtin bruna
Ju përshëndesim në Zotin.
Falenderojmë Perëndinë për lutjet tuaja lidhur me ungjillizimin në Lamia, Greqi. Perëndia na bekoi shumë dhe na dha mundësinë të dëshmojmë për Krishtin midis bashkatdhetarëve atje. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme duke tejkaluar çdo parashikim tonin. Vazhdoni të luteni për këtë vend sepse mendojmë se Perëndia ka një plan të caktuar për këtë vend. Është një përgjigje e lutjeve të të gjithëve dhe vazhdon të jetë në lutjet tona.
Këtë fundjavë dt. 29 – 30 Shtator 2007, Perëndia na drejtoi në dy ishuj të Greqisë. Në ANDHRO dhe në SIRO. Dy grupe të vogla, katër veta në çdo grup, do të shkojmë të takojmë shqiptarë që treguan interes gjatë një fushate ungjillizimi nga të rinjtë e kishave greke këtë verë. Nuk do të mjaftohemi vetëm me kaq. Nëse do të kemi mundësi dhe koha do jetë në favorin tonë – shpresojmë – do të përpiqemi të takojmë edhe familjarë por edhe shqiptarë të tjerë që Perëndia do na sjellë.
Kemi nevojë të madhe të mbështetjes me lutje nga ana juaj. Perëndia të na udhëheqë dhe të na drejtojë.
Perëndia ju bekoftë.
Nën Hirin e Tij,
ns
Falenderojmë Perëndinë për mundësinë që na dha të shpallim Jezusin midis shqiptarëve atje. Falenderojmë Perëndinë sepse gjetëm zemra të hapura dhe një pritje të ngrohtë. Ishte e qartë për ne se Dora e Perëndisë dhe Hiri i Tij ishin me ne. Gjithçka që pamë dhe përjetuam atje, na bëri të bindemi se duhet të rikthehemi për të vazhduar atë që Perëndia filloi.
Kërkojmë mbështetjen e vazhdueshme nga ana juaj me lutje. Kjo na inkurajon dhe na jep forca të vazhdojmë të ecim dhe të kryejmë veprën për të cilën Perëndia na ka thirrur. Lutuni për të gjithë ne, për anën tonë frymore dhe ecjen e vazhdueshme me Perëndinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm. Perëndia ju bekoftë.
Eduart Leka, një vëlla i krishterë dëshmia e të cilit u dha mundësinë shumë njerëzve të dëgjonin për Perëndinë e gjallë dhe të vërtetë, këto ditë u lirua dhe pret dërgimin e tij në Shqipëri. Lutemi dhe lutuni për të që Perëndia ta bekojë në vazhdim në jetën e tij dhe jeta e tij të jetë një dëshmi e gjallë për të gjithë se si Perëndia ndryshon akoma jetën e njeriut që e kërkon Atë.
Perëndia ju bekoftë të gjithëve.
Nën Hirin e Tij,
ns
pershendje motra dher vellezer ne krishtin jezus.
lavdi Perendise qe na degjon lutjet tona,dhe eshte i gatshem te na pergjigjet,dhe jep me te miren per ne,dhe me shume sa ne kerkojme.
une doja te luteshit per mua edhe burrin tim,jemi te krishtere te dy,Lavdi Perendise,lutuni per anen tone ekonomike,qe Perendia te siguroje per ne sipas nevojave tona,Qe Zoti te hape rruge per ne per pune,dhe per bekimet e Tij.
Na mbani ne lutje.
Zoti qofte mne ju te gjithe.
Edhe pse nuk jame e krishter besoj ne Zotin Jezu krisht i lutem zotit te me ndihmoj te jetoj e lumtur me te fejuarin tim dhe te kemi nje te ardhme shum te lumtur bashk
Jenni, sot u be operacion nga syte. Le te lutemi e shpresojme ne nje rikuperim sa me te shpejte te shendetit te saj.
Costa (Tsevas) keto dite do ti nenshtrohet disa analizave dhe nje operacioni ne stomak. Ju lutemi te keni ne lutje ate vete – per nje sherim sa me te shpejte, si dhe familjen e tij ne Volos (Greqi).
Pershendetje motra dhe vellezer ne Krishtin Jezus,
Ju lutemi te luteni per mua dhe familjen time, qe Zoti te jete prane nesh ne nevojat qe kemi. Lutuni qe Bekimi i Tij te jete mbi ne te gjithe.
Zoti ju bekofte shume te gjitheve,
Albana
Ju lutem qe te luteni per mua qe ky vit te jet i mbare per familjen time gjithashtu edhe per prinderit e mi qe jan teper te tensionuar qe besoj ne jezusin , si dhe qe ne kete vit te me bekoje me shume Perendia ne anen ekonomike.
Zoti ju bekofte te gjitheve
Paqja mbi ju!Ju lutem lutuni qe Zoti te me jape me shume pasion dhe zell per te bere vullnetin e Tij. Zoti ju bekofte, Rina
Te dashur vellezer dhe motra!Ju pershendes ne emrin e Krishtit.Ju lutem lutuni qe Zoti te hape mendjen time per te marre sa meshume nga zbulesat e TIJ ne shkollen biblike qe vazhdoj.Lutjet tuaja, ndihme e madhe per mu!QENDRONI NE KRISHTIN,Ilirjana
PAQE.Doja te kujtonit ne lutjet tuaja,kishen,lutuni shume per kishen tuaj lokale por dhe per ate universale.Zoti te na jape force dhe kurajo,te jemi deshmi e gjalle per te ne kete bote.Lutuni ne vecanti per drejtuesit e kishave.ne nje rruge me ju,vini
Pershendetje vellezer dhe motra,
Rakela Resuli, vajza e Ladit dhe Jonides, besimtare nga kisha e lagjes “Liri” ne Fier, neser (te marten) do te kryeje nje operacion. Ju lutem mbajeni ne lutjete tuaja.
Vellezer dhe motra, dua t’ju falenderoj per lutjet tuaja. Edhe pse Rakela nuk e kreu operacionin, le te falenderojme Zotin se bashku, sepse ju pergjigj lutjeve tona. Mjeket ketu ne Shqiperi nuk moren persiper operacionin e saj, per shkak te problemeve qe mund te sillte periudha pas operacionit, pasi Rakela ka disa probleme me shendetin. Per kete ta falenderojme Zotin qe veproi tek mjeket dhe dua te vazhdoni te luteni per Rakelen, ne menyre qe te mund te kryeje operacionin ne France, ne spitalin qe kurohet çdo vit, nese Zoti do.
Zoti qofte me ju.
Hir dhe paqe nga Zoti yone madheshtor. Ju lutem kujtohuni per mua ne lutje sepse jam ne nje kolegj teologjik dhe lutuni qe Zoti te me jape sa me shume zbulesa nderkohe qe e njoh dhe e perjtoj me shume se kurre ATE dhe dashurine e Tij. E vleresoj nderhyrjen tuaj ne lutje. Me mirenjohje ne Krishtin Ilirjana
Falendrojme Krishtin, qe na shpetoi dhe na beri te denje te jetojme me Te nje jete qiellore.
Pershendetje te gjitheve,
Une jam Agroni nga Prishtina.
Per here te pare kisha ungjillore e Kosoves ka dalur hapur ne sheshin Nene Tereza ne Prishtine per te festuar dhe dhene mesazhin e Pashken. Po ashtu gate asaj jave, nga data 17-23 mars, tere kishat e kosoves, kane organizuar nje projekte te qujtur: “Jete per Kosoven”, duke perfshire nje mori aktivitetesh ne komunitet, si: dhurim gjaku, pastrim (mbeturinash) ne disa vende, mbjellje lulash neper qender te Prishtines, shperndarje te nje mesazhi per Pashken bashke me nje lule, shfaqje te filmit Jezus ne kinema, etj.
Gjate ketij projekti kami pasur mundesi te flasim me shume veta, per ungjillin, dhe kemi kontakte te vazhdueshme.
Lutuni qe Zoti te jete duke i nxitur ne zemrat e tyre per ta kerkuar ate dhe qe do jene me mendje dhe zemra te hapur.
Lutuni edhe per te krishtert qe nuk do kene turp per ungjillin e Krishtit, por qe do e shpallin ate duke ditur se Jezusi eshte me ne te gjithe.
Lutuni per Kosoven, qe si shtet i ri, do jete duke i kthyer syt nga Zoti dhe jo nga korrupsioni.
Zoti ju bekofte,
Agroni
Pershendetje!
Iliri dhe Jonila nga Tirana kerkojne lutjet tuaja per shendetin e Ilirit (34 vjec). Ai eshte diagnostikuar keto dite me tumor ne kembe dhe po kalon sprove te veshtire.
Zoti i dhente sherim, hir dhe paqe. Dhe mbi gjithcka i hapte syte te shohe kush eshte Ai!
Bekime.
Natasha (qe shume prej jush e njohin) e cila per nje periudhe te gjate vuante nga kanceri, sot u nda nga kjo jete. Shpresojme dhe besojme te jete ne paqe, ne Pranine e Perendise. Ju lutemi, te mbani ne lutje, sidomos keto dite familjen e saj ne Tirane.
Momentalisht jetoj ne Emiratet e Bashkuara Arabe bashke me bashkeshortin tim.
Do i vleresoja shume lutjet tuaja qe Zoti te na perdore ne kete vend musliman.
Shpresoj qe Zoti te hape zemren e tyre e te shohin Atin e vertete.
Bekimet e Zotit tone Jezus Krisht.
Edvada Bibaj
Pershendetje
Jam Elda Kokoneshi shqiptare me banim ne Janine. Deshiroj te komunikoj me besimtare shqiptare ne Greqi. Jeni te lutur te komunikoni me muan ne email: albelanko@gmail.com
Me dashuri vellazerore
Elanko
ju lutem lutuni per motren time 0.
lutje per albanen,te pranoje jezusin si shpetimtar ne jeten e saj.flm!Zoti ju bekofte
pershendetje motra e vellezer!!!
kerkoj lutjet tuaja per mamin tim,i kane zbuluar nje tumor malinj ne gjoksin e majte…eshte besimtare. Faleminderit!!! Zoti me ju!!!
Pershendetje vellezer dhe motra.
Kerkohen lutjet tuaja per besimtaret ne shtetin Orissa te Indise te cilet po perndiqen mizorisht. Ju lutem lexoni me poshte:
Wednesday, September 10, 2008, 9:24:03 GMT+02:00
Sent: Please read the following and pray:
____________________________________________
Friends & Family,
I have an urgent prayer request that I hope many of you can bring up in
your church prayer meetings tonight. I don’t know how much press has been
given to the outbreak of fierce persecution in the Indian state of Orissa,
but things are out of control. Yet another well known pastor was burned
alive several hours ago, and thousands of Christian homes, crops, and
churches have been left in ashes by extremist militant Hindus. Several
Christian leaders have been doused in kerosene and burned alive and one of
these men was a close relative of my fellow student here named “Pitambur.”
Another good friend of mine named Tezh had had his house back in Orissa
burned down for the second time since the last outbreak of persecution and
his wife, children, and parents are now hiding in the jungle to escape to
murderous radical Hindus. The Hindus have announced a goal of converting
5000 Christians back to Hinduism and they say that the killings and
destruction will end at that time. Unfortunately many Christians are
beginning to buckle under the pressure and are converting back to save their
lives and homes. This is far away from me and the Hindus here do not approve
of this at all, but still no one seems willing to put a stop to it. The poor
and uneducated Christians are being targeted while they have no political
voice or other means to defend themselves. Many of my classmates have
immediate family who are hiding in the jungle to escape with their lives and
meanwhile what little they own is being destroyed leaving them without means
for survival.
Please take a few minutes to look up this story online and then post,
request, and spread the word for our brothers who desperately need our
prayers for their survival, deliverance, and grace in the fires of this
tragedy.
For our brothers,
Aaron
Heb. 13:3 “Remember them that are in bonds, as bound with them; and them
which suffer adversity, as being yourselves also in the body.”
HALELUJAH.
Gezohem qe mund te diskutoj me vellezer dhe motra nga Shqiperia. Zoti tju bekoj dhe ju uroj suksese ne jeten tuaj frymore.
Iliri,
P.S. Per kenaqesine tuaj mund te vizitoni edhe kanalin http://www.wordofGod.gr ne gjuhen shqipe.
Zoti qofte bekuar.
Pershendetje motra ddhe vellezer,kerkoj lutjet tuaja per femijen qe po pres.Lutuni qe do kem nje shtatzani te bekuar dhe bebi te jete mire .
Faleminderit,Zoti ju bekofte
he si ja kaloni mir,zoti tju bekoje te gjithve dhe te bekoje dhe shqiperin qe kaq shum nevoj e ka,aleluja
Pershendetje te gjitheve!
Nese dikush nga vellezerit e motrat ne Krisht qe jetojne ne Greqi, deshiron te komunikoje me mua ne email, apo kur te kaloni nga Janina per ne Shqiperi, ju mirepres! albelanko@gmail.com
Përshëndetje në Krishtin.
Me të vërtetë u bë një kohë shumë e gjatë që nuk kam komunikuar me ju të gjithë dhe falenderoj Perëndinë për këtë mundësi. Duke qenë se jemi futur në një vit të ri, ju uroj të gjithëve bekimet e Perëndisë në jetën tuaj personale dhe atë familjare. Çdo hap i juaji në këtë vit qoftë për lavdinë e Tij të Shenjtë.
Këtu janë disa adresa Interneti të cilat përmbajnë takimet tona në Athinë, Greqi. Më saktë studimet biblike që ne si Bashkësi zhvillojmë rregullisht çdo ditë të Enjte në Ano Petralona, Athinë, Greqi. Dy adresat e para përmbajnë takimet që zhvillohen në gjuhën greke nga gjyshi ynë Spiro Portinos me përkthim direkt në gjuhën shqipe. Janë me të vërtetë studime të bekuara dhe Jezusi mësuesi ynë na ka mësuar shumë gjëra të shenjta dhe frymore nëpërmjet shërbëtorit të Tij.
http://rapidshare.com/users/MZNRIL Kjo dosje përmban studimet e 2 Letrave drejtuar Timoteut nga apostulli Pal. Tani për tani gjendet në këtë dosje një pjesë e këtyre studimeve dhe dashtë Perëndia në një të ardhme të afërt, të kem mundësinë të vendos edhe pjesën tjetër të studimeve.
http://rapidshare.com/users/C3FYMW Kjo dosje përmban studimet e Letrës drejtuar Titit nga apostulli Pal. Studimi i kësaj letre filloi menjëherë pas studimit të Letrave drejtuar Timoteut. Këtu gjenden të gjitha studimet që kemi zhvilluar deri në këto momente nga kjo letër.
http://rapidshare.com/users/245U8G Kjo dosje përmban një pjesë të studimeve të zhvilluara gjithashtu ditën e Enjte por në gjuhën shqipe. Këto studime janë në pjesën më të madhe të tyre ngacmime nga Fjala e Perëndisë duke i dhënë çdo njërit prej nesh shtytjen të thellohet më tepër në Bibël.
Të gjitha adresat janë në Direct Download dhe kështu çdo njëri prej jush do ketë mundësinë ti zbresë në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë vonesë. Për çdo problem që mund të hasni apo edhe për çdo sugjerim dhe shqetësim, mos ngurroni të më kontaktoni: segiatinikos@hotmail.com
Na mbani në lutje si Bashkësi por edhe për çdo mision që Perëndia i ngarkon Bashkësisë sonë. Të korrat janë gati por nevojiten punëtorë.
Perëndia ju bekoftë.
Niko Sejati.
ZOTI eshte nje dhe me i madhi veq ai mund te na ndimoj pa marr parasysh ne gjdo veshtirsi te cilem gjindemi detyra jon eshte qe te kemi besim te plot dhe te sinqert qe te mos ofendojm njerz tjer te shikojm vetem drejtimin ton sukses ne te ardhmen ……..
pershendes kishen e kavajes “nxenesit e jezusit” paqja dhe hiri i Perendise qofte me ju
Jam erjoni nga athina u gezova shume kur pashe kete faqe ne internet qe ne permjet ksaj vellezrit dhemotrat kerkojne lutje dhe gjithe ashtu dheune sot kerkoj qe te luteni per mua dhe per gruan time kam njevit qe jam martuar dhe po mundoem te bej kartat qe tasjell po sic edini eshte pak veshtir po kam besim se per zotin as gje nuk eshte e veshtir dhe e pamundur do tju lutesha te me mbanit ne lutjet tuaja sepse dhe keshtu vetem sjetohet njeri kte dhe tjetri andej ,Zoti ju bekofte kudo qe te jeni gjith ashtu dhe familjet tuaja ….
Përshëndetje në Krishtin..
Një vëlla në Gjermani, ka babain e tij shumë të sëmurë në një spital të Gjermanisë dhe kërkon lutje për shpëtimin e shpirtit të tij. Nuk ka shpresë shpëtimi njerëzore por le të lutemi që Perëndia ta ndriçojë dhe ti tregojë rrugën e vetme dhe të vërtetë për shpëtimin e shpirtit të tij.
Nën Hirin e Tij,
Niko.
pershendetje si ja kaloni mire?kush moter apo vella don qe te flasim ne msn dhe te kemi lidhje as te dergoje e.mail ne ilir-al_@hotmail.com zoti tju bekoje,vecanerisht shqiperine dhe politikanet shqiptare, dhe tiu jape mencuri qe te kemi nje jet te qet dhe pa probleme,zoti jon JEZUS te bekoje dhe zgjedhjet qe behen ne qershor,ju pershendes te gjithve,
Ju kerkoj te luteni per burrin e motres time, eshte i semure nga leokonomia. Eshte ne spital dhe gjendja e tij eshte kritike. Ka 3 femije te vegjel. Ju lutem lutuni per te sepse ka nevoje per lutjet tuaja, dhe per ndihmen e ZOTIT JEZU KRISHTIT.
Pershendetje jam Nora jeni shum te mir,kam nevoj per lutjen tuaj qe ta ndihmojn nenen time ecila esht e semur qe semundja ti kaloj dhe te behet shendosh e mir siq ka qen gjithmon.Zoti ju bekoft te gjithve.
Përshëndetje në Krishtin.
E falenderoj Perëndinë për dashurinë e Kryqit sepse nëpërmjet Kryqit jemi bijtë e Tij dhe kështu një familje e madhe e lidhur fort në dashurinë e Tij.
Një vëlla i cili banon në Athinë, kërkon lutje të vazhdueshme për vëllain e tij i cili nga ana njerëzore nuk duket të ketë shpëtim. Lutjuni Zotit tonë që zemra e tij të hapet për Të dhe dashuria e Tij të mbushë zemrën e tij. Shpëtimi i shpirtit të këtij të riu është më i rëndësishëm se sa shërimi i trupit të tij.
Perëndia ju bekoftë.
Nën Hirin e Tij,
ns
Deshirojme te lutemi qe te kemi sa me shume kohe ne sherbim te Zotit.
Faleminderit…
Pershendetje per vellezerit e motrat e mia,Lutuni gjithmon sepse shum njerez e kan harru Zotin. Zoti i ruajt te gjith ata qe besojn dhe past meshir per ata qe jan kunder Zotit
Pershendetje nga une Resa,Do Te Lutna Per Te Gjith Ata Qe Kan Ber Lutje Ketu,Zoti I Bekoft Dhe Ju Ndihmoft Qe Sa Me Shpejt Te Sherohen Dhe Te Jen Te Shendosh Dhe Te Lumtur Ne Jet.Zoti Ju Bekoft Te Gjithve
Te dashur motra dhe vellezer. Ju lutem te luteni per vellain tim qe prej pese vitesh vuan shume nga stressi. Ka humbur kontrollin e trunit shume. Vepron gjana si nuk duhen e asht dare me nuse qe kje martuar /.;;.. edhe vet jam shume i stresuar nga keto gjera qe jane bere ju falenderoj te gjitheve e zoti ja plotsoft deshirat e baft derman ne zho vujte e ligsine jezu krisht ki meshir liroje nga teronija qe jemi ate edhe mua ;;;
xhova
pershendetje ,kjoft levdu jezukrishti ilutna,zotit per motren qe ekam ne zvicer qe te ket lumuri ,dashuri me bashkeshortin e mos te vuaj e te ken marrveshje sebashku .falimenderit pres ndihmen e zotit .
ilutna zotit te na ndihmoj tena prin mar e mir te najruj keta dy femi etjau prit rrezikun ete ecin rruges zotit ,e vajza te jet e pa mvarun ne jeten esaj flm…
prsh jeni shum bekim per mua dhe familjen time
Te dashur vellezer dhe motra ne krisht.Kam shume nevoje per lutjet tuaja.Jam 33 vjece dhe ndihem shume e deshperuar.Jam me depresion qe prej vitit 1999,dhe nuk jam sheruar akoma,vazhdoj te kurohem.Kur kisha Jezusin ne zemren time ,isha shume e lumtur dhe plot dashuri,por tani ndihem larg Zotit.Me ka munguar shume prezenca e Jezusit ne jeten time.Une nuk jetoj dot pa Zotin,se vetem tek ai gjej shprese,fuqi ,lumturi dhe dashuri.Por kam pengesa per te ardhur ne kishen tuaj.Ju lutem lutuni fuqishem per mua qe te kthehem prape ne rrugen e Zotit dhe qe te sherohem nga depresioni sa me shpejt.Faleminderit.ZOTI JU BEKOFTE.Nga Miranda.