Ekzistojnë dhe çështjet e vjerrave



nga: anila.shyti, botuar me: 15.01.2007

Gjëja e fundit që do të dëshironte një grua, është të banonte bashkë me vjerrën dhe vjerrin gjithmonë.
Ndërkaqë, një grua e krishterë dëshiron të lavdërojë Zoti edhe në këtë fushë delikate dhe ndonjëherë shpërthyese të jetës. Më poshtë janë shkruar disa udhëzime, që mund të jenë të vlefshme edhe për ju.

Le t’i nderojmë.

Shkrimi i Shenjtë përmban mësime të mençura rreth marrëdhënies tonë me vjerrin dhe vjerrën me urdhërimin: “Ndero babain dhe nënën tënde, që të kesh jetë të gjatë mbi tokë.”
Gjithashtu, këshilla e Palit gjen një zbatim të madh në rastin tone:
“Tregoni kujdes njëri për tjetrin me dashuri vëllazërore, duke e nderuar tjetrin.”
Sigurisht që të mund të arrijmë këto gjëra, duhet të lejojmë Perëndinë të punojë me karakterin tone, duke iu dorëzuar tërësisht Atij. Duhet të vdesë “egoja” jonë, dhe të jetë brënda nesh Krishti.

Le të përpiqemi të njihemi më mire.

Harxho kohë me vjerrin dhe vjerrën tënde dhe kërko mënyra për të qënë e sjellshme dhe e dobishme për ta. Mund edhe të të lodhin këshillat e tyre të përsëritura, ose këto këshilla mund të mos përputhen me mendimin tënd apo të bashkëshortit tend, por dëgjoji me durim dhe kujdes.
Të jesh e respektueshme ndaj ndjenjave të tyre. Mos harro t’i falenderosh për gjithçka që bëjnë. “Falenderimi” nuk është i bezdisshëm dhe i lodhshëm kur përsëritet.
Nëse prapë të lëndojnë me ato që thonë ose që bëjnë, të jesh e gatshme t’i falësh.
Sa herë jemi të detyruar të falim? Nga sa thotë vetë Zoti unë: “deri në shtatëdhjetë herë shtatë”.

Kujdes ndaj vartësisë ekonomike.

Tundimi që të mbështetesh në ndihmën e vjerrit dhe të vjerrës, shkakton në shumë çifte vështirësi serioze. Të çon në detyrime të tepruara ndaj tyre dhe krijon një vartësi jo të natyrshme. Mund të thuhet se është një dukuri e kohës sonë por shumë çifte të rinj, ndërkohë që ndërtuan familjen e tyre, madje punojnë ose njëri ose të dy bashkëshortët, vazhdojnë të marrin ndihmë ekonomike nga prindërit e njërit apo të tjetrit.
Kjo ka shumë pasoja të pakëndshme.

Së pari sjell në pozitë të vështirë prindërit, sidomos kur kanë fëmijë të tjerë, të cilët, kanë edhe ata të drejta.

Së dyti dhe më e keqja është, se nuk lejon të rinjtë të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, të piqen dhe të mësojnë, “të mjaftohen dhe të privohen”. Shumë prindër, meqë kaluan varfëri të madhe në moshën e tyre fëminore dhe rinore, duan të mos u mungojë asgjë fëmijëve të tyre. Rezulati është të krijojnë njerëz pa ndjenjën e përgjegjësisë së ekonomisë dhe njëkohësisht mendojnë se prindërit e tyre janë të detyruar të japin vazhdimisht.

Do arrija në një pikë të tillë sa të thoja: Nëse gjendeni në rast nevoje për të marrë borxh, më mirë t’i drejtoheni dikujt tjetër sesa të rrezikoni lidhjet tuaja familjare. Patjetër, nëse detyroheni të merrni borxh nga prindërit tuaj, përpiquni të ktheni shumën e marrë brënda afatit që keni caktuar.

Nëse është e mundur, të mos banoni në të njëjtën shtëpi.

Duke dhënë udhëzime për detyrimet e martesës, Zoti Jezus Krisht bëri të qartë se, sa herë që një shtëpi e re ndërtohet, të sapomartuarit duhet të ndahen nga prindërit e tyre, dhe duhet të përparojnë në jetë të varur nga njëri-tjetri. Meqë dalin shumë probleme kur dy çifte jetojnë në të njëjtën shtëpi, është më mirë të kenë shtëpi veç. Nëse kjo përsëri nuk është e lehtë për një farë periudhe, ndoshta ne fillim, ndani detyrat dhe patjetër gjeni kohë për të qëndruar me bashkëshortin tuaj.

Ndërtoni marrëdhënie vlerësimi reciprok.

Nga përvoja ime personale si dhe çifteve të tjerë, arrita në përfundimin se prindërit e bashkëshortit tim kishin për t’i ofruar shumë çiftit të ri.
Është gjë e madhe, që nga fillimi i martesës, pse jo dhe i fejesës, të shihni prindërit e bashkëshortit tuaj – e njëjta gjë natyrisht vlen dhe nga ana e tij – jo si vjerrë dhe vjerr, por si “baba” dhe “nënë”. Nuk është gjë e saktë dukuria që vihet re shpesh kohët e fundit, që të përdoren shprehje që nuk tregojnë respekt dhe butësi, por ndoshta krijojnë ftohje dhe distancë.
Mos harroni në programet tuaja të zbavitjes të përfshini edhe prindërit tuaj (te bashkëshortit/es tuaj dua të them).

Nëse ata banojnë larg, programoni disa ditë feste për të kaluar së bashku. Kjo forcon marrëdhënien tuaj. Ndani me ta gëzimet dhe problemet tuaja. Ata na ndjejnë gjithmonë si pjesë të vetes së tyre dhe janë të gatshëm, përveç disa përjashtimeve, të vuajnë me ne dhe të gëzohen bashkë me ne. Bile, edhe kur mund t’ju duken të dobishëm për ndonjë shërbim, mos ngurroni ta kërkoni.

Kjo i bën të ndihen të dobishëm dhe jo të pavlefshëm e “të mbaruar”.
Nëse që në fillim të martesës, ruhet një qëndrim i saktë, do kultivohet midis jush një marrëdhënie dashurie dhe vlerësimi reciprok. Kjo sjell lavdi ndaj Perëndisë dhe sigurisht përbën lumturinë tuaj dhe të tyre.

Marrë nga libri “Grua e përsosur”.


per autorin: