Egoizmi njerëzor



nga: spiros.portinos, botuar me: 31.12.2011

C’të themi..
Ja më kujtohet ajo përralla e lashtë e Ezopit më duket.

Ishin – thonë – tre miq të vjetër në një rrjedhë pranë kënetës. Dy zogj dhe një bretkosë. Ktheheshin zogjtë në mbrëmje dhe gjithsecili thoshte historitë e tija.
Bretkosa..? Ctë thoshte e shkreta nga ai vend i baltës. C’të reja?? Vecse zogjtë nuk mbaheshin nga hareja. Nuk dinin se cilën histori ti tregonin më parë mikeshës së tyre. Ngelej e shkreta me gojë hapur. Shqyente sytë dhe thoshte pa pushuar: – Bo, bo..

Një ditë bretkosa po rrinte mendueshëm.
Mendova dicka tha, dhe zogjë dëgjuan planin. E mencur, – tha njëri nga zogjtë.
Në rregull, – thotë tjetri, herët në mëngjes do të nisemi. Ishte e thjeshtë.
Dy zogjtë do të merrnin nga një shkop. Njëri prej zogjve do ta mbante shkopin nga njëra anë, kurse tjetri nga ana tjetër. Ndërsa bretkosa do ta kafshonte shkopin diku në mes. Do të fluturonin zogjtë, do të ngrihej edhe bretkosa.
Mrekulli! Fluturuan kështu. Shkuan edhe më poshtë. Sipër detit. Atje pa edhe bretkosa për herë të parë anije. Duke u vërtitur menduan të fluturonin edhe afër shkollës. Një fëmijë pa arritjen dhe i habitur mrekullohej.

- Bravo, ja shikoni zogjtë sa bukur e menduan…
E dëgjoi bretkosa këtë. E… jo dhe kështu de.. Ju duk shumë e rëndë. Planin e kishte menduar ajo vetë dhe jo zogjtë. Fëmija e preku thellë në sedër dhe e zëmëruar bërtet:
- Unë e…!!?? Dhe ndërsa thirri, hapi gojën dhe e la shkopin, duke rënë e duke u copëtuar në shkëmbijtë..

***
Pe njeri në jetën e të cilit përulja është shfaqje e huaj? E huaj në sjelljen dhe në mardhëniet me të tjerët. E huaj në sjelljen e tij, në mardhëniet e tij me të tjerët apo në rrugët e ecjes së tij?

E atëherë ta dish dhe të jesh i sigurtë se ky njeri i mjerë: – *Nuk njeh veten e tij – *Nuk njeh madhështinë e Perëndisë – *Nuk e kuptoi thellë mesazhin e clirimit të kryqit duke vazhduar kështu të mbesë në prangat e mëkatit.

Vendose këtë cështje në lutjen tënde të mëngjesit, këto fjalë, këtë përgjërim:
- Më ruaj Perëndia im nga armiqtë e mi. dhe nga më i madhi armik që kam, egoizmi im..!


per autorin: