Filmi “EDUART” (ne kinema)



nga: kamenica, botuar me: 12.03.2007

Eduart Leka Eduart Leka Eduart Leka Eduart Leka Eduart Leka Eduart Leka Eduart Leka

Skenari: Angjeliki Antoniou
Aktore: Eshref Durmishi, Andre Hennicke, Ndricim Xhepa, Ermela Teli, Manos Vakushis
Premiera: 8/3/2007
Tipi i Filmit: Drame
Kohezgjatja: 1:45′

EDUARTI është një i ri që është rritur në një ambjent familjar të egër dhe shtypës, braktis vendin e tij duke ëndëruar të bëhet këgëtar rock-u dhe të njohë një jetë tjetër. Detyrohet të përballojë një realizëm të egër dhe të “mallkuar” e të pashpresë. Pasionet dhe vrulli i rinesë së tij, e drejtojnë në një vrasje. I ndjekur prej të gjithëve, e madje edhe prej vetvetes së tij, burgoset në kushte shumë të vështira. Njohja që pati me një doktor gjerman nxjerr në dukje fajin që e mbante të fshehur në vetvete. EDUARTI dëshmon mbi krimin që kishte bërë dhe pendimi i thellë, e nxjerr nga errësira në dritë. Si Raskolnikov-i modern kalon nga “krimi në ndërshkim”, duke guxuar të thërrasë për fajin e tij.


Shikoni ketu trailerin e ketij filmi:


Ky është prezantimi qe mediat në përgjithsi i kanë bërë historisë së vërtetë të Eduart Lekës, dikur i përndjekur nga drejtësia, por sot i ndricuar dhe i cliruar nëpërmjet Gjakut të Krishtit.

Ishte ndoshta rasti më i volitshëm për botën që të shikojë nga afër ndryshimin rrënjësor që Krishti mund të bëjë në jetën e një njeriu, por historia filmike (ndoshta edhe me qëllim) devijoi nga ndryshimi frymor në ndryshimin psiko-shpirtëror.

Nuk kemi edhe shumë mundësi për të proklamuar drejtësinë, por të paktën e ndjejmë të nevojshme, përpara vëllezërve tanë, të prezantojmë të vërtetën ashtu sic duhet të ishte.

Prandaj këto ditë do të publikojmë edhe dëshminë e vërtetë të Eduart Lekës.

Zoti le të flasë dhe te prekë vetë, zemrat e atyre që e kërkojnë Atë me sinqeritet.
udhetimi.com - mars2007


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.