E DASHUR LILIANA…
(Cfarë ndodh me të krishterët pas vdekjes?)
Liliana është mamaja e gruas sime. Ajo është 90 vjec dhe po bën plane për t’u takuar me Zotin e saj. Njëra nga gjërat që e shqetësojnë atë janë pyetjet që nipërit e saj do të bëjnë në kohën e vdekjes së saj. Kështu, ajo vendosi që të bisedojë me secilin prej tyre. Duke u përgatitur për këtë, ajo pyeti Helenën, gruan time, dhe mua në lidhje me vdekjen e të krishterëve dhe gjërat që ndodhin përtej. Liliana ka qenë një mikeshë për mua në këto 40 vjet. Deri kur nëna ime vdiq, ato ishin po ashtu mikesha të mira. Letra ne vazhdim është kontributi im për pyetjen e Lilianës. Shpresoj që të jetë diçka e vlefshme dhe për ty.
E dashur Liliana,
Kështu pra, ti po përgatitesh që të vdesësh së shpejti (ndoshta të kujtohet se nëna jote jetoi 98 vjet) dhe kështu ke disa pyetje se çfarë do u thuash nipërve të tu për vdekjen tënde. Mirë pra, le të flasim për këtë. Por le të mos fillojmë me pyetjen: Cfarë ndodh me të krishterët pas vdekjes? Të fillosh aty, është me të vërtetë gabim. Në vend të kësaj le të pyesim: Ku filloi Liliana?
Ku e ke ti Liliana fillimin tënd të vërtetë? Pas kësaj ne do të zhvendosemi për tek lindja jote, shpëtimi, vdekja dhe lavdia!
Duke e kthyer nga ana tjetër këtë çështje, që të kuptojmë të ardhmen, duhet të bëjmë një udhëtim në të shkuarën. Unë të ftoj tani të shkojmë në vendin ku ti e ke fillimin tënd të vërtetë.
Kështu, nqs e fillojmë këtë kërkim në momentin e vdekjes, ne do të fillojmë në mes të historisë.Ku e ke pra fillimin tënd të vërtetë? Në momentin e lindjes? Cuditërisht jo, shumë më herët se atëherë. Bëju gati për një suprizë.
Më kap nga dora Liliana, dhe le të gjejmë momentin e fillimit tënd të vërtetë. Kjo është shumë kohë përpara. Në fakt, do të na duhet të kthehemi në një pikë të kohës që i paraprin krijimit të Adamit, madje dhe krijimit të këtij universi.
A ke ekzistuar ti përpara krijimit? Nqs do të ishe vetëm një trup dhe një shpirt, përgjigjia do të ishte jo. Ti do të ishe një qënie e përkohëshme, që ka një fillim, dhe natyrisht një fund. Por ti nuk je vetëm një trup dhe një shpirt (1 Selanikasve 5:23)
Ti ke një pjesë që quhet frymë. Kjo do të thotë se një pjesë e jotja erdhi nga një vend tjetër, i ndryshëm nga ky univers material. Pjesa jote fizike i përket botes fizike, pjesa jote frymore, i përket botës frymore. Fryma jote e ka origjinën në universin frymor.
A je kryesisht trup? A je kryesisht shpirt? Apo je kryesisht qënie frymore? Pa dyshim Liliana, pjesa më e rëndësishme e jotja, është fryma.
E di që është e vështirë ta imagjinosh se ti e ke fillimin përtej një qyteti në Teksasin qëndror. Disa pjesë të tuat filluan 90 vjet më parë. Ky është trupi yt. Ky trup është i përkohshëm dhe nuk zgjat më shumë se 100 vjet.
(Meqënëse ra fjala, kjo është pjesa më interesante e vdekjes. Ti more një trup para shumë vjetësh që tani është plakur. Kjo makinë e lodhur, e vjetër dhe e prishur dëshiron ta ndërpresë punën. Dhe një ditë ti do të çlirohesh prej tij, përgjithmonë!)
C’mund të themi për shpirtin tënd? Shpirti yt filloi kur filloi trupi yt, por shpirti, ndryshe nga trupi, nuk ka fund. Pra shpirti yt zgjat përgjithmonë.
Zgjat përgjithmonë do të thotë se ka një fillim, por jo një fund. Shpirti i Lilianës që filloi shumë vjet më parë në një qytet të vogël në Teksas, do të vazhdojë përgjithmonë. Ti një ditë nuk do ta kesh më trupin, por do të vazhdosh të ekzistosh si një shpirt.
Pra gjërat po qartësohen. Ti do të çlirohesh nga një trup i plakur dhe shpirti yt do të jetë i lirë.
Por le të mos qëndrojmë këtu, sepse ti nuk je kryesisht një trup, as kryesisht një shpirt. As fillimi yt nuk është në Teksas, dhe natyrisht, as fundi në varreza.
Le të udhëtojmë prapa në kohë, në kërkim të fillimit tënd. Lajmet më të mira na presin diku aty. Po udhëtojmë në fillimin e krijimit të botës sonë. Por kjo nuk mjafton. Duhet të vazhdojmë të kthehemi prapa në një vend përpara krijimit.
Tani jemi rrugës për të shkuar në një vend që ekzistonte përpara engjëjve. Po kthehemi prapa në një vend që daton përpara krijimit të qiejve. Cfarë mund të ketë ekzistuar vallë përpara krijimit?
Kishte vetëm një “gjë” që ekzistonte përpara krijimit dhe Ky ishte Zoti.
Eja Liliana, ne arritëm në destinacionin tonë. Kemi arritur në vendin ku Zoti është gjithçka. Ai është gjithçka që ekziston. Nuk ka asgjë përveç Zotit. Përpara krijimit, Ai është Gjithckaja.
Tani Liliana, nqs më mban për dore, do të guxojmë të hyjmë brenda Zotit. A mund të guxojmë? Po. Shkrimi na siguron vazhdimisht se ne jemi në Të!
Tani që arritëm në vetë qënien e Zotit tonë, ne e gjejmë veten në një realitet ku çdo gjë është dritë, ku nuk ka asgjë të tillë si vdekja, ku nuk ka asgjë të përkohëshme. Nuk ka asgjë të krijuar ketu. Cdo gjë është e përjetëshme, çdo gjë është Zot. Ose, le të themi: “ne jemi brenda vetë Jetës!”. Jeta e Tij vazhdon përjetësisht… në të dyja drejtimet. Nuk ka asnjë kohë kur Zoti nuk ishte. Nuk ka asnjë kohë kur Jeta e Tij nuk ka ekzistuar.
Ne qëndrojmë në një realitet ku shpërthejnë zbulesat, drita pas dritash. Në të nuk ka asnjë shkëlqim të zbehtë. Në qëndrojmë fitimtarë në rrezet e lavdisë së shkëlqyeshme.
Cfarë po bëjmë këtu, në këtë vend përpara krijimit, ku Zoti është gjithçka? A mund të guxojmë të themi se ti Liliana e kishe fillimin këtu?
Qëndro pak me kujdes tani. Ne po gjejmë përgjigjen e pyetjes, sepse po bëhemi gati të zhytemi në vetë qendrën e qënies së Zotit.
Vështro rrotull. Kujto që jemi përpara krijimit, Ajo që sheh rrotull teje është vetë jeta e Zotit. Jemi të rrethuar nga një Jetë shumë më e lartë nga sa mund të arrijë jeta njerëzore.
Këtu pra, në këtë vend misterioz, në këtë kohë misterioze, Zoti po planifikon të krijojë. Njëra nga gjërat që vendosi të krijojë, ishe ti Liliana. Ai ka vendosur tashmë të të japë ty një trup dhe një shpirt. Por, Ai gjithashtu ka marrë një vendim tjetër. Përpara se Zoti yt të fillonte të krijonte, Ai ka marrë një vendim që një ditë Ai të marrë një porcion nga vetë Jeta e Tij – një pjesë nga kjo Jetë që ty po të rrethon tani – dhe ta vendosë këtë Jetë…Jetën e Tij… tek ty.
Kupto, që ishte shumë kohë më parë kur Zoti vendosi ta fuste Jetën e Tij të përjetëshme brenda teje. Ai e mori këtë vendim këtu, në këtë epokë misterioze. Ai të zgjodhi përpara krijimit; Ai vendosi që një pjesë e qënies së Tij të vendoset brenda teje.
Liliana, këtu është vendi ku fillove ti. Në Të. Ishte këtu, brenda Tij, që Zoti yt shënoi një porcion të Qënies së Tij që një ditë të vendoset tek ty.
A e di se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se pjesa kryesore e jotja, pjesa më e rëndësishme e jotja, nuk ka pasur kurrë fillim. Liliana, është një pjesë e jotja që ka qenë gjithmonë, që është dhe do të jetë gjithmonë.
Ky është vendi i origjinës tënde të vërtetë.
Më lejo ta kthej çështjen nga ana tjetër. Ishte pikërisht ky vend ku Zoti të përcaktoi ty të bëheshe njëri nga fëmijët e Tij. Liliana, mënyra e vetme që ne të jemi bijtë e prindërve tanë, është që jeta e prindërve tanë të kalojë tek ne. Dhe kështu, Zoti shënoi që një porcion i Qënies së Tij, një ditë të bëhej një me ty.
Unë do të krijoj qiejtë. Më pas do të krijoj tokën. Një ditë Liliana do të lindë. Atë Unë e kam zgjedhur të jetë fëmija Im. Në një ditë të veçantë, në ditën e shpengimit të saj, Unë do ta marr këtë porcion të Qënies sime dhe do ta vendos thellë brenda Lilianës. Ky porcion i Qënies Sime, do të jetë esenca qëndrore e Lilianës. Ajo do të ketë brenda saj tipare të natyrës Sime dhe të jetës Sime. Ajo do të shprehë një veçanti të hyjshmërisë Sime që askush tjetër nuk do ta ketë. Liliana do të jetë unike midis të gjithë fëmijëve të Mi. Ky porcion i jetës Sime, që une e kam paracaktuar të jetë tek Liliana, dhe të bëhet pjesë e Lilianës, do të vazhdojë përgjithmonë, nga përjetësia në përjetësi.
A ke dëshirë ta shohësh atë porcion të natyrës së Tij hyjnore që Ai kishte për qëllim ta vendoste tek ty?
A e sheh atë element pulsues, vibrues, flakërues, të ndritshëm të Zotit? A ke parë ndonjëherë ndonjë gjë kaq të bukur, të panjollëshme, perfekte? Kjo je ti, Liliana. Ky është porcioni i Zotit, që Ai këtu- në përjetësine e shkuar – e shënoi brenda Tij që të vendosej tek ty.
Kur do të ndodhë kjo mrekulli? Në momentin e shpengimit tënd. Në atë moment, vetë Fryma dhe Jeta e Zotit do të bëhen një më frymën tënde.
Shihe, ja Liliana e vërtetë!
Në sytë e Zotit, ti Liliana, je një qënie e përjetëshme. Ti ke një histori të gjatë, të pasur jete, këtu, në prezencën e vetë Zotit. Një porcion i yti ishte në ekzistencë shumë kohë përpara se një fëmijë me emrin Liliana të lindej. Më vonë, në momentin e shpëtimit tënd, vetë ky porcion i natyrës hyjnore të Zotit, banoi brenda teje. Dhe u bë një me ty.
Shko dhe preke atë element Liliana. Asnjëherë mos harro se sa i bukur, sa pashprehimisht i bukur, sa i shenjtë, sa i pastër është ky element i Zotit. Po ashtu, ky nuk do të ndryshojë kur të hyjë tek ty në momentin e shpëtimit. Kjo bukuri, pastërti, shenjtëri dhe perfeksion i këtij porcioni të Zotit tek ty, nuk ka ndryshuar, as nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë jetës sate si e krishterë. As nuk do të ketë ndryshime në jetën e Tij në ditën që ti do të vdesësh, apo më tej. Asnjëherë mos e harro pastërtinë, perfeksionin dhe lavdinë që sheh këtu. Dhe, mbi të gjitha, mos harro kurrë se ky porcion i Zotit- ashtu si gjithçka e Zotit – nuk mund të vdesë kurrë.
Tani pothuajse erdhi koha që të kthehemi prapa, brenda hapësirës dhe kohës, në universin fizik dhe në tokë. A nuk do ishte e këndshme sikur ne të krishterët të shpenzonim më shumë kohë këtu, në përjetësinë e shkuar, që të shihnim se sa të bukur jemi?
Por, përpara se të ikim, ka diçka tjetër që ti duhet të shikosh. Ti tani ke qëndruar në atë vend, në Zotin, ku ti ekzistoje përpara themelimit të botës. Ka diçka tjetër këtu që ka të bëjë me ty. Ka një tjetër ngjarje që ndodhi përpara themelimit të botës. Përpara se të shohim këtë ngjarje të shenjtë, mund të të bëj disa pyetje? A e ke pyetur ndonjëherë veten se përse Zoti të zgjodhi ty? Cfarë e bëri Atë që të të paracaktonte ty që të merrje jetën e Tij të përjetëshme? Përse Ai e do Lilianën kaq shumë? Sinqerisht, unë nuk e di se përse Ai të zgjodhi ty, por unë e kam çmuar gjithmonë një varg në Dhjatën e Vjetër që thotë: Ju dua sepse… ju dua (Ligji i përtërirë 7:7-8). Ndoshta përgjigjia është në atë varg.
A e ke vënë ndonjëherë në dyshim dashurinë e Tij për ty? Ndoshta në një ditë të keqe, kur ti ishe dukë bërë diçka të gabuar? Mëkatshmëria jonë mund të ngrerë dyshime serioze në mendjen tonë, për dashurinë e Tij, apo jo? A nuk e ke pyetur ndonjëherë veten: “Cfarë mund të bëjë Zoti me një besimtar kaq të varfër si mua?”. Mirë, nqs e ke bërë këtë, e shtrenjta zonjë, atëherë ke humbur shumë kohë duke u shqetësuar për asgjë. Zoti të zgjodhi ty shumë kohë përpara se ti të kishe lindur. Dhe shumë kohë përpara se ti të kishe lindur, Ai u kujdes për gjendjen tënde mëkatare. A mund ta kuptosh këtë? Ai u kujdes për gjendjen tënde mëkatare përpara se Ai të krijonte çdo gjë.
Kur e bëri Ai këtë? Mirë, kjo është ajo që do të shohim tani. Dhe mos harro, jemi në një kohë përpara krijimit!
Kape dorën time përsëri Liliana; le ta vizitojmë vendin ku Ai u kujdes jo vetëm për mëkatin, por për vdekjen gjithashtu!
A sheh diçka aty përpara? A e di se çfarë është ai?
Afrohu.
Aty!
Eshtë Qengji që u therr përpara themelimit të botës! (Zbulesa 13:8)
Cfarë mund të të them për këtë ngarje të shenjtë, këtë akt të pabesueshëm të dashurisë… përveç të theksuarit se kjo ngjarje e mrekullueshme që ndodhi këtu, në të përjetëshmet, ishte për pëkujdesin për të gjitha nevojat e tua të mëvonshme.
Eja, Liliana, tani erdhi koha për udhëtimin përpara në kohë. Tani do të shkojmë në vendin dhe në kohën kur ti u linde.
A e njeh atë grua të re? Eshtë Ada, nëna jote. Ajo sapo ka lindur një bebe, një vajzë shumë të bukur. Ajo sapo i vuri emrin vajzës. Emri, pa dyshim është Liliana.
Mund të themi se kjo është dita kur trupi dhe shpirti yt filluan. (Mbaj mend se trupi mund të zgjasë deri në 100 vjet, ndërsa shpirti përgjithmonë). Vër re atë personalitet të shkëlyeshëm që ka ky fëmijë. Po, ai është shpirti yt që rrezaton personalitetin tënd të mrekullueshëm nëpërmjet trupit tënd. Por, vazhdo të shohësh, sepse ka akoma për të parë. Shih thellë brenda këtij bebi të dashur, dhe do të shohësh frymën tënde. Vetë frymën tënde njerëzore, personale, unike.
Por, Liliana, fryma jote është e vdekur! Më lejo të shpjegohem.
Cfarë po bën ky bebe me diçka të vdekur brenda vetes? Fryma jote është e vdekur për shkak të tragjedisë së rënies së Adamit. Paraardhësi yt, Adami, të dha për trashëgim (ashtu sikurse mua dhe gjithë bijve dhe bijave të tjerë të vet) një frymë njerëzore. Por ai gjithashtu na la për trashëgim – të depërtuar brenda ADN sonë – natyrën e mëkatit.
Kur Adami u krijua, fryma e tij ishte shumë e gjallë. Por kjo frymë vdiq në prezencën e mëkatit. Që atëherë, cdo njeri që vjen në botë, vjen me një frymë të vdekur. Ti dhe unë, dhe të gjithë ne, hyjmë në këtë realitet me diçka të vdekur brenda vetes.
Mirë pra, nuk duhet të ndalemi në këtë pamje të trishtuar, apo jo? Ka një ditë shumë më të mirë përpara që po të pret. A e di se per çfarë dite po flas? Po flas për ditën që ti u bëre besimtare. Ajo ishte dita kur trupi yt i përkohshëm dhe shpirti yt i përhershëm, u ndërthurrën me atë jetë të mrekullueshme, të përjetëshme, të cilën Zoti e shënoi përpara krijimit të botës.
Zoti yt është për nga natyra frymë, dhe Biri i Tij, Jezus Krishti, pas ringjalljes së Tij nga të vdekurit, u bë Frymë jetëdhënëse. Kjo Jetë e pabesueshme e Zotit (duke përfshirë dhe pjesën që u shënua për ty dhe u destinua të bëhej pjesë e jotja)… është jetëdhënëse. Pikërisht tani, Liliana ka diçka të vdekur brenda saj, që ka nevojë që dikush t’i japë jetë.
Cfarë do të ndodhë nqs fryma e vdekur e Lilianës, vjen në kontakt me Frymën e Tij jetë- dhënëse? Le ta shohim!
A e njeh atë ndërtesë atje tej? Eshtë Kisha në Wichita Falls, Texas. A e mban mend se çfarë të ndodhi një mëngjes të diele në atë ndërtesë? Le të hyjmë.
A e sheh atë vajzën e re, të ulur në fund të rreshtit, afër dritares? Ajo është gjashtëmbëdhjetë vjeçe. (Ti e ke harruar sa e bukur ke qenë atëherë, apo jo.) Shih tani se si ajo vajzë e re, e dashur, e përkul kokën e saj.
Shpejt, shih thellë brenda saj.
Fryma e saj njerëzore është e vdekur, po aq e vdekur sa ishte në ditën kur kjo vjaze u lind. Tani shih rrotull. Le të shohim së çfarë po ndodh brenda Zotit.
Një derë në realitetin qiellor po hapet. A e njeh atë skenë? Aty është ai porcioni që u shënua përpara themelimit të krijimit. Ajo gjë e shenjtë, kaq e pastër, kaq perfekte… një porcion nga vetë natyra e Zotit…është gati për të hyrë brenda kësaj vajze.
Shih! Jeta e Tij po del jashtë nga dera qiellore dhe po kalon përmes trupit dhe shpirtit tënd. Jeta e Tij - Fryma e Tij jetëdhënëse – Jeta e Tij e ringjallur – është drejtuar drejt frymës tënde të vdekur!
Kujtohu, ti e kishe fillimin tënd në Zotin. Pikërisht tani, vetë ai porcion i Zotit, është gati të bëhet një me ty, sot.
Ajo çfarë po sheh është ajo ngjarja misterioze e “të qënit i lindur prej së larti”. Fryma jote është brenda trupit dhe shpirtit tënd. Jeta e Tij është gati për të prekur frymën tënde. Ajo vajzë e re, mister përtej misteri, është gati të presë Zotin, brenda saj… përgjithmonë.
Ai porcion që po del jashtë nga natyra e Zotit, përmban gjithçka nga Zoti. (Gjithë Zoti është në çdo pjesë të Zotit).
Ngjarja më mashështore në jetën tënde është gati për të filluar. Pjesa e Zotit, e shënuar në Të shumë kohë më parë, pikërisht tani preku frymen tënde të vdekur!
Shih!
E pabesueshme!
Fryma jote njerëzore është rikthyer sërisht në jetë me anë të Jetës së Tij! Një pjesë e jotja sapo u ringjall nga të vdekurit! Por kjo nuk është fundi i çudisë. Ka akoma më tepër. Vazhdo të shohësh tek ajo vajzë e re! Shih! Jeta e Tij, Fryma e Tij, tani është duke u bërë një me frymën e saj.
Fryma jote është bërë e gjallë. Tani fryma jote e ringjallur është duke u bërë një me Jetën e Zotit. Që nga ky moment, ato të dyja janë të pandashme. Fryma jote dhe Fryma e Tij sapo u bënë një.
Ne do ta lemë këtë vend tani. Por mbaj këtë gjë në mendje: Një pjesë e jotja u ringjall prej së vdekuri, dhe një pjesë tjetër e jotja ka ardhur nga vetë Zoti. Fryma e Tij e përjetëshme nuk ka njohur dhe nuk do të njohë asnjëherë vdekje, dhe kjo Frymë tani është një me frymën tënde të ringjallur.
Nje diçka të fundit para se të largohemi,
Nqs sheh me kujdes brenda asaj vajze te re, do të shohësh një farë të vogel thellë brenda frymës së saj. Ajo farë e vogël ka të bëjë me një nga misteret më të mëdha dhe me një nga lavditë më të mëdha që do të zbulohen ndonjëherë.
Ti do ta shohësh atë farë misterioze përsëri! Në një ditë shumë të veçantë!
Por ne do të flasim për atë pak më vonë, le të kthehemi tek e tashmja dhe le të marrim në konsideratë të ardhmen.
Cfarë do të ndodhë në momentin që ti do të marrësh frymë për herë të fundit?
Aktualisht, kur Vdekja të vijë, ajo do të marrë shumë më pak nga sa pretendon. Ajo nuk mund të pretendojë për frymën tënde njerëzore, sepse ajo është ringjallur prej së vdekuri (Dhe është një me Zotin!). Asgjë nuk vdes dy herë. Por çfarë tjetër mund të pretendojë? Vdekja nuk mund të pretendojë për Jetën e Zotit tek ty, thjesht sepse Jeta e Zotit nuk mund të vdesë. Vdekja nuk mund të pretendojë për shpirtin tënd, sepse është i pavdekshëm dhe i shpenguar… i shpenguar nga gjaku i Zotit Jezus.
Cfarë mund t’i ngelet Vdekjes për të pretenduar? Ajo mund të pretendojë për atë që ti, në këto momente, do t’ja lije me dëshirë ta merrte. Ajo mund të pretendojë këtë trup të përkohshëm tëndin.
Ajo s’po merr ndonjë gjë të madhe, apo jo?
A e ke kuptuar ndonjëherë se çfarë po i dorëzon Vdekjes? Ajo po merr veç një trup të plakur, dhe bashkë me të, mëkatin që banon në pjesët e trupit tënd.
Ti i nuk po i lë asaj asgjë më tepër sesa mekatin dhe gjithë kujtimet e vjetra të rënies. Kjo është ajo që merr Vdekja. Mund të themi pra se ty, dhe jo Vdekjes, të takon e qeshura përfundimtare.
Dhe, si t’ja lësh asaj trupin tënd, pikërisht në atë moment ti merr shpresën e lavdisë!
Unë mendoj se ti e di Liliana se çfarë e ka vendin pas kësaj.
“Të jesh në mungesën e trupit, do të thotë të jesh në praninë e Zotit”
Shpirti dhe fryma jote (me Jetën e Zotit brenda frymës tënde), në atë moment janë të lirë.
A e mban mend se çfarë pamë atë mëngjes në Wichita Falls, kur ti u bëre besimtare? Jeta e Zotit doli nga realiteti frymor dhe erdhi tek ty, dhe ajo u bë një me ty. Në momentin e vdekjes, skena kthehet nga e kundërta. Ti del jashtë nga realiteti fizik, futesh përmes derës dhe kthehesh përsëri në realitetin frymor ku ti fillove! Ti do të kthehesh në realitetin frymor, prej nga ku e ke origjinën.
Unë kam përshtypjen se fytyra e parë që ti do të shohësh kur të kalosh përmes derës dhe të hysh në realitetin qiellor, do të jetë fytyra e një Njeriu. Ti e njeh Atë si Zotin dhe Shpëtimtarin tënd.
Ti do të takosh një njeri në realitetin qiellor. Një njeri fizik, një qënie njerëzore të dukshme në realitetin ku çdo gjë tjetër është e padukshme dhe frymore. Ashtu siç thotë dhe kënga e vjetër: Një njeri është në lavdi!
Si është e mundur kjo?
Zoti yt e ka marrë tashmë trupin e Tij të lavdëruar – një trup që mund të shihet nga sytë njerëzore, por që ka gjithashtu të gjitha cilësitë e realitetit frymor. Trupi i Tij fizik është bërë ashtu si fryma e Tij. Trupi, shpirti dhe fryma e Zotit tonë janë aq njësoj sa elementët frymorë dhe fizikë nuk mund të ndahen. Shikoje mirë Zotin tënd, Liliana… dhe dije… në atë moment ti do të bëhesh si Ai!
Si të kesh lënë mënjanë një trup të plakur, por me një frymë që është e gjallë, dhe “në shtëpinë e vet”, ti do të jesh në gjendje të shohësh drejt e në fytyrën e Zotit, në të gjithë lavdinë e Tij finale.
Ku do të ndodhë kjo saktësisht? Të jem i sinqertë, Liliana, unë nuk e di emrin e atij vendi. Zoti i tha dikur kusarit që po vdiste me Të në kryq: “Sot do të jesh me Mua në Parajsë!”. Pali tha: “Të jesh në mungesën e trupit, do të thotë të jesh në praninë e Zotit.”. Ti do të jesh në një vend që quhet Parajsë, që une mendoj se është një vend i lavdishëm i realitetit qiellor. Apo mos ndoshta Parajsa dhe Qielli janë i njëjti vend? Unë nuk e di. Unë mund të të them vetëm kaq. Ti do të jesh me Atë. Asgjë tjetër s’ka rëndësi!
Sa gjatë do të të duhet të presësh deri sa Zoti të kthehet në tokë, me ushtrinë e madhe të të shpenguarve dhe me engjëjt e zgjedhur? Jo shumë gjatë – jo gjatë për ty, jo gjatë për Palin, jo gjatë për Abrahamin- sepse ti do të jetosh në një realitet të tillë ku nuk ekziston diçka e tillë si koha.
Dhe si do të jetë atëherë kur Zoti dhe ti (bashkë me ushtrinë e panumërueshme të engjëjve dhe të të shpenguarve) do të kthehet në këtë planet?
Le ta shohim.
Do të jenë të paktën 100 milionë engjëj duke ardhur me ty (Zbulesa 5:11). Po të shtojmë këtu të gjithë të shpenguarit që kanë shkuar para nesh, atëherë do jetë vërtet një pamje mahnitëse!
Imagjino! Ti, duke ndenjur në qiejtë bashkë me këtë ushtri të madhe, duke pritur që dera në mes dy realiteteve të hapet!
Gabrieli do t’i bjerë trumpetës dhe Zoti do të bërtasë aq fort sa do të tundë themelet e krijimit. Me këtë ulërimë, Ai do të zbresë (bashkë me engjëjt dhe të shpenguarit që e ndjekin pas), që të marrë të Tijtë që janë ende në tokë.
Kur të jesh afër tokës, ti do të shijosh një nga ngjarjet më madhështore që ke përjetuar ndonjëherë. A e mban mend atë farë të vogël të fshehur aq thellë frymës tënde? Ajo do të shpërthejë nga thellësitë e frymës tënde! A e di se çfarë është ajo farë e vogël? Përse ajo quhet “shpresa e lavdisë”? Ajo farë është trupi yt i ri dhe i tranformuar me lavdi!
Ti do të marrësh një trup që është si i Tij – tërësisht fizik, dhe akoma plotësisht frymor. Mendo për këtë! Ti do të kesh një trup dhe një shpirt që janë bërë si fryma jote.
Më në fund, Liliana, ti do të jesh e plotë.
Në atë moment, ti do të kesh marrë shpëtimin e plotë! Ti do të jesh aq e panjollë, perfekte, e pastër dhe e plotë në trupin dhe shpirtin tënd, sa je tani në frymën tënde. Ti do të jesh një bijë e kompletuar e Zotit të Gjallë.
Dhe kur të jesh duke ju afruar këtij planeti, ti do të shohësh disa gjëra të pabesueshme që janë duke ndodhur këtu në tokë. Të shpenguarit këtu në tokë do të shohin trupat e tyre të prishshëm, të mbushur me mëkate, që të ndryshohen sa hap e mbyll sytë. Dhe më pas, ata të gjithë do të vijnë për të të takuar!
Dhe, oh, çfarë takimi që do të jetë!
Ai do të jetë momenti më spektakolar që ka qenë dhe do të jetë ndonjëherë.
Por më pas?
Liliana, unë do të doja të them se une i kuptoj ato që do të them tani, por unë në fakt nuk i kuptoj.
Pikë së pari do të shfaqet që tokë e re që do ta zëvendësojë këtë të vjetrën. Pastaj do të ndodhë gjëja më ngazëllyese dhe më misteriozja: Të gjithë të shpenguarit do të
bëhen Një!
Duket sikur, të paktën për mua, në bashkimin tonë dhe të bërit një, ne të gjithë së bashku do të zbulojmë se jemi bërë një vajzë – një vajzë e lavdishme, e bukur dhe e fejuar!
Kush është vallë kjo grua e re, e panjollëshme dhe e bukur?
Ajo është Gruaja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë! Ajo do të mbartë brenda Saj të gjitha dhuratat e Zotit te Saj. Ajo do t’i ketë të kombinuara të gjitha tiparet personale të Zotit që i dha Asaj jetën e Tij. Të gjitha ato porcione të natyrës hyjnore që janë vendosur tek secili nga të shpenguarit, tani do të lidhen së bashku dhe do të formojnë një Plotëse komplete dhe të lavdishme për Zotin.
Duke rrezatuar jashtë prej kësaj gruaje të re, kaq të pastër dhe perfekte, do të vijojë ngjarja e dytë më e madhe që do të ndodhë ndonjëherë.
Kush është kjo vajzë?
Ajo është Nusja e Zotit Jezus Krisht, dhe ti një pjesë e Saj. Ja pra ku je… brenda Saj. Një vajze të lavdishme, perfekte, të shenjtë, të pastër, pa njolla dhe rrudha.
Ajo që vazhdon më tej është diçka përtej çdo të kuptuari apo të treguari. Kjo vajzë e dashur, më e bukur se çdo gjë që mund të përshkruajnë të gjitha fjalët dhe poemat, do të bëhet një me Zotin e Saj.
Në atë moment të papërshkrueshëm, ti do të kthehesh aty ku fillove, Liliana. Ne të gjithë do të kthehemi prapa aty ku filluam! Zoti Jezus dhe kjo vajzë do të bëhen përfundimisht një. Atëherë Ai që është Gjithçkaja, do të bëhet Gjithçkaja në Gjithçka. Ti do ta gjesh veten përsëri në qendër dhe në brendësi të Zotit.
Dhe ti do të jesh me Të përgjithmonë!
Aleluja!
Me dashuri.
Gene
P.S. Liliana, nqs ti më paraprin mua, kur të arrish aty, jepu të gjithëve përshëndetjet e mia. Dhe thuaji nënës, që une do të jem aty së shpejti!
Autori: Gene Edwards



